Ka dështuar politika e Obama-s në Lindjen e Mesme?

Postuar në 14 Shtator, 2012 08:51

Një numër analistësh janë të mendimit se Barack Obama është me fat këto ditë thjesht ngaqë kundërshtari i tij, Mitt Romney është sjellë në mënyrë jo inteligjente. Pritej që ky i fundit të vihej në mbështetje të Presidentit, gjë që ndodh gjithmonë në SHBA në rrethana si kjo e këtyre ditëve kur në plan të parë del patriotizmi e jo qasja partizane, por ai bëri të kundërtën, dmth e sulmoi Presidentin për ‘një simpati të supozuar me vrasësit e ambasadorit amerikan në Libi’.

Megjithatë, komentatorë të tjerë në SHBA e në Europë kanë zënë të nënvizojnë se politika e Obama-s në Lindjen e Mesme që filloi me një fjalim pajtues e paqtues në Kajro tre vjet më parë mund të quhet e dështuar. Kjo politikë e tij, tok me mbështetjen që iu dha revolucioneve arabe (qoftë dhe duke mos u përzjerë fare në këto revolucione, apo duke i duartrokitur në distancë) nuk ka prodhuar aspak demokraci; as dashuri për Amerikën në atë anë të botës. Paradoksalisht ka prodhuar më shumë anti-amerikanizëm, e ky fakt mund ta penalizojë Obama-n në zgjedhjet e  nëntorit. Kuptohet, nëse Romnney do të jetë më i kujdesshëm e nuk do të lëshojë deklarata si ajo e së martës.

Re.Pu.

Comments

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

<p>Barak Obama beri nje politike diletantesh dhe foshnjore ne lindjene&nbsp; mesme. Ai injoroi dhjetra vjet diplomaci amerikane ne lindjen e mesme. Me personifikimin e politikes prej &quot;mesiasi te njerezimit&quot; ai tregoi se eshte naiv. Politika e Obamas jo vetem deshtoi por beri qe ne keto 4 vjet bota te behej akoma me e pakontrollueshme dhe labile. Ne 4 vitet e Obames pame kryenecesine e diktatoreve dhe nje rol e ndikim gjithnje e me te dobet te politikes amerikane ne vatrat startegjike te botes. Obama eshte presidenti me i dobet i te gjithe koherave i amerikes. Sherrin (Kosovarce) e kesaj poltike po e shijojme sot e do ta mbajme per shume kohe mbi kurriz. Sidomos ne Shqiptaret qe per ceshtjen e Kosoves qe po durojme nje Serbi te ri-fuqizuar ne arenen nderkombetare nga terheqja e amerikes nga ballkani.</p><p>Barak Obama te ike sa me pare sepse jetojme ne nje bote tribale. Dobesia e USA eshte fuqizimi i ndyresirave. Arabia eshte pasqyra me e kthellet e gabimeve Obamase!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.