Ç'po ndodh? Pse munguan krerët e institucioneve kushtetuese në "seancën dëgjimore" për paketën kushtetuese?!

Postuar në 14 Shtator, 2012 07:35

Sot paradite është zhvilluar në Kuvend një "seancë dëgjimore me grupet e interesit për ndryshimet në Kushtetutë". Organizohej nga Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve, lidhur me paketën kushtetuese të propozuar nga Partia Socialiste. Paketa kushtetuese e propozuar nga opozita lidhet me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, me shumicë të cilësuar. Ishin ftuar krerët e institucioneve kushtetuese, ata të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese, Avokati i Popullit, Kryeprokurorja...
Faqet online të mediave janë përqëndruar te diskutimet pro e kundër dhe u ka shpëtuar një "detaj" që nuk duket aq i parëndësishëm. "Seanca dëgjimore" ku merrnin pjesë edhe përfaqësues  të nivelit të lartë PD-PS, si dhe përfaqësue nga zyra e OSBE dhe EURALIUS është bojkotuar në masë nga krerët e institucioneve kushtetuese (madje u shty për 2 orë dhe rinisi në orën 11:30).
Me përjashtim të nënkryetarit të ri të KLD-së Elvis Cefa, (është shprehur kundër paketës së ndryshimeve të paraqitura nga socialistët) në tryezë nuk kanë ardhur as kreu i Gjykatës së Lartë, as kreu i Gjykatës Kushtetuese, as Avokati i Popullit ("...po pritet Avokati i Popullit, - thoshte në mëngjes në mënyrë të përsëritur spikeri i Ora News), as kryeprokurorja Ina Rama...  
Gjykata Kushtetuese refuzoi të japë opinionin e saj rreth nismës ligjore të PS-së. Ka dërguar në vend të kreut të saj, një letër zyrtare në tryezë ku thuhet: "Kjo gjykatë e ka të nevojshme të ruajë anësinë dhe maturinë e saj në dhënien e mendimeve paraprake në çështje të tilla... nuk mund të japë një mendim paraprak lidhur me propozimin e një grupi deputetësh". Po ashtu edhe Gjykata e Lartë... Letër ka dërguar edhe Ina Rama. Edhe Totozani mendohet se ka dorëzuar një letër në vend të prezencës...
Çfarë ka ndodhur? Nuk e duan paketën e opozitës që në fakt ofron garanci për këto institucione? Apo besojnë se imuniteti do votohet i pashoqëruar me paketën e opozitës dhe pjesëmarrja u duket e kotë në tryeza që nuk ndryshojnë gjë në një vendim që tashmë është marrë? - A.N.

 

Në foto: Gramoz Ruci, duke hyrë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku u miratua paketa e propozimeve të PS për ndërhyrje në Kushtetute përtej kufizimit të imunitetit në gusht (LSA)

 

Comments

Submitted by 100 Vjet Pavarsi (not verified) on

<p>Behet fjale per nje prirje te disa deputeteve te krahut Opozitar per te ndryshuar ne aspektin politik ligjet dhe jo se vjen nga nevoja per nje ndryshim te ligjeve ne formatin e paraqitur nga deputetet nga pervoja e brendeshme e kendveshtrimi i gjykatave.</p><p>Ky fakt shpie detyrimisht ne llogjiken e &quot;eshte pune e politikaneve&quot; rrjedhimisht ska pse te pyetet asnje Gjykate e Shoqeri civile sepse kjo do te ishte farse. Nuk mund te kerkosh te behen Juristet pjese e debateve politike dhe te japin mendime politike. A nuk eshte kjo llogjike e opozitarizmit deri me sot per te mos u katandisur thjeshte ne vegel per numerik? Nuk mund te kete dyfyrsi dhe dy standarte prandaj une shoh tek iniciativa e Opozites thjeshte nje loje politike per te hedhur hi syve.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.