Një Foto-Lajm (doreza operacioni në plagë!!) dhe disa ndryshime (pak të diskutuara) nëpër spitale

Postuar në 14 Shtator, 2012 05:11

Kjo foto është bërë 4 ditë më parë në shërbimin e kirurgjisë, ku duket qartë se pacientit i janë vendosur në vend të qeskave të posaçme që përdoren në këto raste, doreza operacioni, pikërisht në vendin e plagës. Situata në spitalet tona vjen në qendër të vëmendjes së mediave si raportim pasojash, por analizat për shkaqet dhe ndryshimet reale që ndodhin në këtë sektor kaq të rëndësishëm bëhen rrallë pjesë e debatit publik.

Këto ditë përshembull po diskutohen ndryshime të rëndësishme që pritet të ndodhin në qendrën më të madhe spitalore të vendit në Tiranë, ku përplasen përditë mijëra të sëmurë nga kryeqyteti e rrethet.

E përditshmja Shqip raporton se në një mbledhje në Ministrinë e Shëndetësisë, zhvilluar në fillim të javës është propozuar që nga 1400 shtretër që ka qendra spitalore universitare “Nënë Tereza” 200 shtretër të shkurtohen. Shkurtimi i shtretërve pritet të sjellë edhe shkurtim të stafit mjekësor apo infermieror.

Raporton “Shqip”: Shkurtimi i shtretërve dhe shkurtimi i punonjësve do të miratohet përfundimisht bashkë me ndryshimet e reja që do të bëhen në spitalin “Nënë Tereza” dhe konkretisht me emërimin e kreut të ri të kësaj qendre. Bordi i Ministrisë së Shëndetësisë ka dërguar në formën e projektvendimit pranë Këshillit të Ministrave dy kandidaturat për kreun e QSUT-së dhe pritet që javën e ardhshme qeveria të vendosë përfundimisht se cili do të jetë drejtori i qendrës pas dorëheqjes së Saimir Ivzikut. Dy kandidaturat e reja janë zëvendësdrejtori aktual i ALUIZNI-t, Edmond Rrushi dhe kardiokirurgu Altin Veshti…”.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

zgjidhje inteligjente: dorezat qe kane perdorur jane sterile.

Submitted by Anonim (not verified) on

Eshte padyshim primitive dhe artizanale kjo gje qe shohim ne foto  - per fat te keq kjo "metode" perdoret edhe ne vende te tjera ne zhvillim (kryesisht ne ato te afrikes apo vende arabe) qe nuk kane mundeis fianciare per te siguruar nje sherbim post- operator dhe qeset sterile per zbrazjen e jashteqitjes. Rreziku eshte i madh lidhur me mundesine e infeksionit prej pamundesise per ta izoluar plotesisht hapesirene e abdomenit nga ambienti i papaster - si dhe mungesa e kushteve me elementare te higjenes se plages - ajo doreze duket qe nuk eshte sterile... Big mistake!!!

lidhur me shkurtimin e shtreterve dhe numrit te personelit - kjo me duket (pa e njohur ne thelb situaten) me vend pasi kudo ne bote manaxhimi i shtreterve dhe personelit perben edhe elementin baze te nje reforme reale ne shedetesi. mendoj se QSUT nuk ka nevoje per numer te larte krevatesh (krevati konsiderohet si mase financiare ne kete rast jo thjesht si objekt) - ceshtja eshte sa me eficence perdoret cdo krevat dhe personeli qe kujdeset per nje pacient apo ne nje repart.

Kushdo qe e njeh sadopak funksionimn e sherbimit hospitalor shqiptar (vecanerisht QSUT) e kupton qe kemi nje sherbim te mbipopulluar me personel qe per me teper eshte i paafte -qofte ky personel i mesem qofte edhe Mjek e drejtues. Ulja e numrit te krevateve padyshim sjell automatikish edhe reduktimin e personelit -keto jane te nevojshme per te pasur nje ide reale sesa i kushton taksapaguesit ky sherbim shendetesor qe per momentin (dhe nga larg) duket si krejt i pa menaxhuar dhe jo profesional.

Dhe e gjitha kjo pa folur ende per korruptimin massiv dhe mungesen e etikes baze profesinale dhe humane neper spitalet tona.

P.sh nje vend si Shqiperia nuk mund ti toleroje vetes qe Mjeket qe punopjne ne publik te punojne njekohesisht edhe ne klinikat e tyre private apo Spitalet e shumta me emra ekzotike qe jane hapur ne Tirane. Ashtu si me universitetet privqate, ky eshte nje nonsens i turpshem allashqiptar qe uroj fort te marri fund nje dite - shteti shqiptar duhet te c'mos qe te promovoje dhe mbaje mjeket e zote ne spitalet publike dhe ta bej te qarte me ligj ndarjen qe nje profesionist nuk mund te shfrytezoje (ne menyre jo etike/joprofesionale) sherbimn publik per te xhvatur pacientin (si tek publiku, si tek privati ku eshte i punesuar apo vete-punesuar).

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.