Lubonja propozon një "test" për Berishën e Ramën: "Nëse duan vërtet t'i hapin kartat e SHIK-ut..."

Postuar në 13 Shtator, 2012 07:15

Në një editorial në të përditshmen "Panorama", Fatos Lubonja "propozon" një lloj testimi për të sqaruar rezervat për Shërbimin Informativ Shtetëror (Lubonja - nuk dihet pse - e quan edhe në titull, edhe gjatë gjithë shkrimit me emërtimin e tij të vjetër SHIK). Ajo që propozon Lubonja (për të cilën në fund shpreh bindje që nuk bëhet sepse nuk u intereson palëve) është një ndërhyrje e Parlamentit me një komision bipartizan për të kontrolluar dosjet mbi ngjarjet më të lakuara të këtyre kohëve.

Shkruan Lubonja: "… Nga sa jam i informuar lidhur me këtë, SHIK-u është një institucion i pavarur që ka të drejtën e seleksionimit të materialeve që i dërgon Presidentit, Kryeministrit apo prokurorit të Përgjithshëm. Pra, sipas ligjit tonë, as Kryeministri, as Presidenti dhe as kryeprokurori nuk kanë të drejtë ta zhveshin lakuriq SHIK-un duke i hapur karta e duke i kërkuar llogari për aktivitetin e tij. Megjithatë, ligji, që parashikon mbrojtjen e pavarësisë së këtij institucionit kaq delikat, parashikon edhe institucionin që ka të drejtë ta kontrollojë atë. Ky është Parlamenti nëpërmjet një komisioni që duhet të jetë bipartizan, që të sigurojë asnjanësinë. Ky komision ka të drejtë t’i hapë kartat SHIK-ut, të shohë se çfarë informacionesh i ka dërguar Presidentit, Kryeministrit apo prokurorit të Përgjithshëm dhe kësisoj ne mund të shohim se si ka reaguar Kryeministri dhe prokurori i Përgjithshëm ndaj tyre, sepse, nga sa di unë, Kryeministri dhe Prokurori kanë të drejtë, por edhe detyrë të vendosin shënimin “të ndiqet” kur bëhet fjalë për gjëra me rrezikshmëri për vendin. Pra është shumë e lehtë: nëse Berisha, kur ka qenë në opozitë, ka dashur të kontrollojë Bahri Shaqirin – por edhe kur ishte Kryeministër për aktivitetin e institucionit të tij që e konsideronte të mangët, fare mirë mund të kishte kërkuar ngritjen e një komisioni parlamentar që do t’i hapte këtij kartat. Po ashtu: nëse opozita do të dojë të dijë se përse SHIK-u nuk ka punuar mirë në lidhje me shumë nga akuzat që ajo ka ngritur duke filluar që nga rasti “Gërdeci” apo “21 janari”, do të duhej të kërkonte një komision parlamentar që do t’i hapte kartat SHIK-ut, që do të kërkonte të dinte edhe se çfarë i ka dërguar ky Kryeministrit dhe pse ky nuk ka vënë shënimin “të ndiqet” për çështje kaq djegëse, nëse i ka shkuar ndonjë gjë…"

Në fund Lubonja shpreh bindjen se "në fakt, asgjë e tillë nuk bëhet". – "Përshtypja ime është se askujt nuk i intereson vërtet që SHIK-u të punojë kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe as që të hapen kartat e tij. Interesi i vetëm është që të luhet ky teatër, - shkruan ai. - A.N

Më shumë:

http://www.panorama.com.al/2012/09/13/pse-na-duhet-shik-u/

Comments

Submitted by I-Liri (not verified) on

A. N. ose ResPublica !
Ndonjehere me duket se Lubonja ka nje moment mosfunksionimi. Keshtu edhe sot.
Sa te kollajte e ben Lubonja, kontrollin nga ana e opozites te SHISH-it?
Ka degjuar gje zoteria per nje komision parlamentar, i cili do te beje nje kontroll ne Ministrine e Mbrojtjes, dhe Arbeni nuk e lejon opoziten te afrohet as te porta e ministrise por ju bertet:
-Hajt, hajt largohuni! Edhe nga rruga, edhe nga rruga...!

Submitted by HARI LUSHNJE (not verified) on

Një gjykatë në Egjipt sot e ka dënuar ish kryeministrin, Ahmet Nazif, me tri vjet burgim lidhur me akuzat për korrupsion.  Ai, poashtu, është dënuar me 1.48 milionë dollarë. Ai ishte akuzuar për keqpërdorim të pozitës për përfitime të paligjshme. Ahmed Nazif, 60 vjeçar, ishte kryeministër gjatë viteve të fundit të shërbimit të ish presidentit të përmbysur, Hosni Mubarak. Nazif ishte larguar nga detyra në janar të vitit 2011, në fillim të protestave, nga të cilat, një muaj më vonë, u përmbys Mubaraku... NO COMMENT!!

Submitted by Anti-Indiferenti (not verified) on

O ju te redaksive te gazetave. STOP me artikuj per Lubonjen.  Ai ka degraduar nga viti ne viti dhe tani po degradon nga java ne jave. Lubonja nuk po e kupton akoma qe po demton rende veten e vet (qe eshte 1000 vjet larg analistit trim dhe mendjekthjellet te para 10 viteve) por mbi te gjitha po punon non-stop per te legjitimuar te keqen ne kete vend.  Nese modeli i gazetarise te  shitur thelle tek pushteti mbahen Fahriu dhe Frroku, Lubonja po kthehet ne modelin me pervers dhe te deshtuar.

Mustafa nese e ke akoma ndopak mik Lubonjen, te lutem thuaj te shpetoj ate pak te mire qe i ka mbetur brenda vetes duke u terhequr per ca kohe nga mediat.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.