Një video në median serbe rikthen historinë e “shtëpisë së Kukësit", ku u përmend edhe emri i Lulzim Bashës

Historia e “shtëpisë së verdhë” ose e “shtëpisë së horroreve” (siç e quan shpesh shtypi serb) është rikthyer në vëmendje nga një Task Forcë e EULEX-it që po heton akuzat që flasin për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së 1999-ës në Kosovë. Kjo Task Force sipas “Shërbimit për Ballkanin të Radios Evropa e Lirë” nuk përjashtoi “mundësinë e përfshirjes në hetime të pohimeve të një personi që flet për transplantim dhe transportim të organeve njerëzore në fund të viteve 90-të në Shqipëri”.
Shkruan “Europa e Lirë”: Zëdhënësi i Task Forcës për hetime speciale i EULEX-it, Juri Laas, nuk dha detaje për hetimet e mundshme të pretendimeve të dëshmitarit eventual, por tha se Task-Forca - (që kryesohet nga prokurori amerikan Klint Uilliamson dhe është themeluar në shtator 2011) - do të hetojë edhe akuzat që ndërlidhen me çështjet e ngritura në raportin e përfaqësuesit të Këshillit të Evropës, Dik Marti...”.
Komenti i tij pason publikimin e një videoje në mediat serbe ku një person, që pretendon se ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se ka kryer transplantimin e zemrës së një të burgosuri për ta transportuar atë më pas në Tiranë. Transplantimi thuhet se është zbatuar në veri të Shqipërisë-përkatësisht në Kukës. Prokuroria serbe për krime të luftës e kishte bërë publik ekzistimin e kësaj “dëshmie”, por rrëfimi në fjalë u vu në pikëpyetje nga ekspertët dhe zyrtarët e e vendeve që përmenden në raportin e Marti.
Drejtorja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq, e quajti rrëfimin jobindës, duke thënë se ai u ngjan filmave horror. Ajo tha se, “nëse zemra e hequr i është dashur një personaliteti të lartë të UÇK-së, (siç pretendon rrëfyesi) atëherë nuk do të angazhohej një njeri me dy javë trajnim”... (!)
E ashtuquajtura “Shtëpia e Verdhë” është lidhur edhe me emrin e politikanit shqiptar Lulzim Basha, nga José Pablo Baraybar, antropolog ligjor, me origjinë peruane (20 vitet e fundit ka punuar si ekspert i OKB-së, mbi shumicën e skenave të krimeve të luftës dhe gjenocidit). Në një intervistë dhënë për gazetën zvicerane Le Temps, duke shpjeguar përpjekjen e tij për të hyrë në të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” në veriun e Shqipërisë, në dhjetor të dy viteve më parë ai tha: “Për të tentuar të verifikoja disa informacione të dosjes për këtë shtëpi - (UNMIK-u nuk kishte juridiksion mbi Shqipërinë dhe ka qenë e pamundur të bëhej një kërkesë zyrtare) -unë kalova kufirin si turist, në një makinë të zakonshme. Përkthyesi im quhej Lulzim Basha. Ai punonte për Tribunalin e Hagës. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen”. Basha vetë e ka mohuar këtë rrëfim. - A.N.
Më shumë:
http://www.evropaelire.org/content/article/24706211.html
Kujtesë:
http://zhurnal.mk/content/?id=191210151310
Comments
Te gjitha do dalin sheshit,
<p>Te gjitha do dalin sheshit, shpresoj ne drejtesine e gjykates se Hages dhe ne burgosjen e Thacit si kryeorganizatori i trafikut te organeve te burgosurve te luftes dhe ne burgosjen e Lulezim Bashes.</p><p> </p>
Add new comment