Miqtë e Shqipërisë në Facebook: Serbia (dhe këtu ka një problem), Greqia, Maqedonia, Italia dhe... Zvicra

Postuar në 12 Shtator, 2012 13:22

Facebook ka lançuar Mapping the World's Friendships, një instrument interaktiv që u lejon gjithë përdoruesve të rrjetit social të zbulojnë cilat janë lidhjet më frekuente mes vendeve të botës, bazuar në numrin e miqësive në Facebook.
Duke klikuar mbi një vend çfarëdo në hartë, mund të zbulosh cilët janë 5 vendet kryesore të lidhura me vendin e klikuar. Italia përshembull ka një lidhje shumë të fortë me..Rumaninë (e ndjekur nga Spanja, Shqipëria, Zvicra dhe Franca). Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të lidhura më fort me Meksikën. Ka edhe raste më pak të kuptueshëm si përshembull lidhja mes Brazilit dhe ..Japonisë.
Po Shqipëria? Po të klikosh mbi sferën ngjyrë pink ‘Albania’ shfaqen rreth saj disa sfera, aty-aty për nga madhësia me njëra-tjetrën, me të njëjtën ngjyrë pink, mbi të cilat lexon dhe zbulon ‘rrethin e miqve’ në Facebook të shqiptarëve; Serbi, Greqi, Maqedoni, Itali, Zvicër. (madhësia e sferave tregon dendurinë e kontakteve).
Pyetja e parë që të vjen në mend është: Çne Serbia? Facebook me sa duket nuk e njeh Kosovën. (Kosova nuk ekziston fare në këtë hartë), kështu që rrethi pink me emrin e Serbisë përfaqëson me gjasa kontaktet e shqiptarëve në FB mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Albania shfaqet si vend ‘friend’ kur klikon Italinë, Greqinë, Maqedoninë dhe Serbinë. Ndërsa kur klikon Zvicrën, mungon Shqipëria, por është e pranishme Serbia (me siguri, Kosova)
Sipas Facebook, imigrimi është nga elementët më të fortë që ndikon në këto lidhje. Në brendësi të hartës interactive moduli A closer look të jep disa indikacione më shumë që hedhin dritë mbi motivet historike që favorizojnë lidhjet sociale më të çuditshme në botë.

Provojeni te:
http://www.facebookstories.com/stories/1574/interactive-mapp...

Comments

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Ne Brazil ka nje komunitet te madh me origjine nga Japonia te cilet jane zhvendosur aty nga viti 1808 e ne vazhdim.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.