Shaqiri, Behrami e Co, e mundën Shqipërinë, dhe …. bënë të flitet mirë për shqiptarët

Postuar në 12 Shtator, 2012 16:11

Pesë futbollistë zviceranë me origjinë shqiptare kanë bërë që shqiptarët të jenë një copë herë në fokus të vëmendjes së medias nëpër Europë. Mbi ta u derdhën kritika të shumta nga bashkëkombësit e tyre (nëpër gazeta,, në botën online, në forumet e rrjetet sociale, e deri dhe nga shkallët e stadiumit ku u luajt ndeshja e tyre kundër Shqipërisë), por ata, thjesht me fabulën e tyre të suksesit, i kanë bërë mirë imazhit të vendit e të kombit të tyre. “Ashtu si dhe Rita Ora”, nënvizonte Fadil Lepaja në të përditshmen Zëri, e cila “me suksesin e me deklaratat ‘mburravece’ për origjinën e vet, ka bërë për imazhin e mirë të Kosovës po aq sa kanë bërë skandalet e qeveritarëve për imazhin e keq të vendit”.

Rasti i Rita Orës është i ndryshëm nga rasti i Behramit, Xhakës, Mehmedit, Xhemajlit e Shaqirit, por bashkohen në një gjë: janë histori shqiptarësh të suksesshëm nëpër botë. Këta duhen përshëndetur, jo për makeup-in që i bëjnë imazhit tonë (pa e pasurr si synim), por për faktin që kanë arritur atë që ne si shoqëri e si komb nuk e kemi arritur dot (diçka të tillë thotë dhe M. Baze në shkrimin e tij të fundit në Tema online): janë bërë pjesë e Europës; madje, më shumë se kaq.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Olti (not verified) on

Sigurisht qe do flitet mire per Shqiptaret me Bluza Zvicerane sepse luajten mire dhe e miratuan fitoren, por shqiptare Ishin edhe ate qe humben dhe kishin zgjedhur kombetaren me te dobet, ate kuq e Zi!
Jam ende i skandalizuar nga reflektimi me nota Nacionaliste me media i Nje tragjedie kombetare: Jo per faj te lojtareve por per faj te politikave te ketyre 100, Shqiptare te naturalizuar perbejne pothuajse gjysmen e Nje Kombetare te huaj, Nje rekord I denje per Guinness book!
E vetmja gje qe mund te bejme eshte te mirepresim sa me mire Shqiptaret me Bluza Zvicerane me ndeshjen e kthimit ne Tirane! Nuk eshte faji i tyre qe familjet e tyre emigruan por nga krahu tjeter nuk mund te ndihemi krenar qe zogjte e Shqipes adaptohen nga Evropa plake.

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

sa shume qe po i fryni kesaj teme o MUCO, sa eshte fol keto 3 dite ska me u fol tere jeten per ta! po ju behet nje rreklame qe se meritojne, po flitet mire per shqiptaret neper europe se na qenkan keta shqiptare, futja kot o Mero,keta si njef njeri ne zvicer! ata thjesht kane menduar per karrieren e tyre, te zvicra kane me shume shance  per te ecur dhe kaq kan menduar, mund te luajn ne boteror ne evropian jane te rinj dhe mbaron ketu filmi. a e pate qe trajneri i futi te 5 ne ndeshje me shqiperine ndersa me sllovenin luajten vetem 3, pse? eshte porositur nga menaxheret e tyre te cilet bejne ligjin ne cdo kombetare. ata jane rritur neper klubet e tyre, me paret qe kane paguar prinderit e tyre deri ne njefare moshe, pastaj klubi ka pare qe jane te talentuar, i ka fut ne ekipet e moshave dhe e shiti shaqirin te bajerni mynihut 13,5 milon euro, thjesht biznes i paster.

jane shprehur  qe FSHF u ka kerkuar para per te lujt me kombetaren!!!! jam kurioz vetem ca do bejne kur kosova te kete skuadren e vete kombetare qe si fillim mund te luaj vetem miqesore, vendim qe do merret ne mbledhjen e FIFA qe do zhvillohet ne fund te shtatorit????

Submitted by raimondi (not verified) on

Tani ti tallesh apo si ?  Nuk te vjen njecike turp qe tregon nje ligesi te tille primitive ? ...Apo te lejohet meqe je me gjys opinge ?

Keta nuk i njef njeri ? _-Keta jane lojtare klasi _-Per keta flitet edhe ketu ne USA sa here qe permenden skuadrat gjermane ku ata lozin , e jo me ne Europe

Submitted by Saranda (not verified) on

Nuk e kuptoj nje krahasim qe nuk e bejne shqipot: Cana a mundi te luante ne kombetaren e Frances? Mundi. Pse s'e beri? Sepse eshte patriot. Kurse shumica shqiptareve nuk jane patriota. Keta futbollistet shqiptare te Zvicres mire qe luajne per ekipe te hauaja por per kombetare te huaj huk do te luaja vetem nese ajo kombetare nuk ekziston ne Shqiperi. Jemi mercenare more dhe pike. Kemi qef te perparojme tere boten pervec vetes. Pse nuke thoni kete? Pse qenka Shaqiri me i rendesishme se Cana apo Kukeli apo Dallku? lereni ju lutem- nuk i shaj keta shqiptaret e Zvicres poor nuk kane arsyetim.

Submitted by ert (not verified) on

Mos u merrni me te pestet. Se ku luajne eshte zgjedhja e tyre. E mire apo e keqe eshte ne gjykimin e gjithsecilit.

Merruni me lojen pacavure te Kombetares. Me gabimet trashanike qe beme e i dhuruam fitoren Zvicres. Me entuzizmin e pakuptimte pas fitores me Qipron i cili na beri ta merrnim ndeshjen lehte. Merruni me faktin se gjysma e Kombetares sone perbehet nga shqiptare nga Kosova. Cdo beje Kombetarja e Shqiperise nese Kosova formon Kombetaren e saj? E keni pyetur veten? Do shenderrohet ne nje skuader te ngjashme me skuadrat e kampionatit kombetar?! Na ruaj o Zot. Merruni me faktin se ne nuk kemi ekipe zinxhir, se ne nuk mbjellim e ushqejme futbolliste, por thjesht marrim neper bote e gezohemi kur i gjejme e kur si gjejme ose kujtohemi m e vonese shohim se na i kane marre te tjeret. Merruni me faktin se nuk ka fusha per stervitje per ekipet perfaqsuese jo me per ekipet e klubeve, e aq me pak per te femijet qe smund te paguajne per te shkuar per tu stervitur por qe kane deshire e ndoshta edhe talent per te luajtur, se kemi hequr totalisht dore nga sporti si kulture, se po rrisim nje brez te rinjesh qe kohen e harxhon me cfardolloj gjerash por jo me sport se ai cuditerisht kushton.

Gjithe debati per Kombesine ne sport eshte per mendimin tim nje debat pa fryte. Duhet te mbjellim para se te korrim. Duhet investuar per te mbjelle. Duam Kombetare te mire, duhet te mendojme ne afatgjate jo te nxisim urrejtje te pakuptimte mes shqiptaresh.

Submitted by Anonim2 (not verified) on

Per shume shqiptare (veçanërisht atyre qe jetojne jashte atdheut) perben kenaqesi kur nje individ si Shaqiri apo Xhaka arrijne suksese e madje fame ne fushen perkatese. Them kryesisht atyre jashte atdheut pasi keta e kuptojne ndoshta me mire sesa me e veshtire eshte per nje familje emigrantesh per te arritur nivele te tilla, sesa kompetitive dhe sa shume djerse e mund duhet per te kapur kete fame.
Kur behet fjale me pas per femijet e ketyre emigranteve atehere behet fjale edhe per dicka me teper - ne Rastin konkret per Shaqirin (Mesa Di une) Zvicra eshte vendi ku ai eshte rritur, edukuar e formuar si njeri e si sportist. Eshte gjeja me e natyrshme per te dhe te ngjashmit qe te ndihen pjese e dhe te luajne per vendin e tyre. Eshte kenaqesi per ne qe ata nuk mohojne vendin e tyre te origines apo te prinderve te tyre, dhe ca me teper qe e promovojne pa frike kete origjine.
Cdo lloj abuzimi provincial lidhur me gjoja tradhetine e ketyre te rinjve eshte dashakeqes, Idiot e i prapambetur e nje koncept tejet patriarkal/oriental.
Cdo shqiptar, apo bije/bir shqiptari kudo ne bote qe ja del mbane Dhe arrin sukses ne cDo fushe te jetes duhet te na bej krenar dhe vecanerisht te inspiroje brezin e ri ne besimin se shqiptaret nuk jane nje popull fatkeq apo gjenetikisht te paafte e te prapambetur qe nuk arrijne dot asgje, dhe se kushdo prej tyre mund te arrij sukses apo fame brenda apo jashte trojeve etnike, nese gjejne kushtet normale te zhvillimit dhe pasi investojne fort mund e perpjekje.
Ky duhet te ishte leksioni qe keta te rinj, bij shqiptaresh, na japin ne e qe duhet tua kalojme brezit me te ri.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.