“Rama është i ngratë,” tha Berisha. Po Berisha vetë, ç’është?

Postuar në 12 Shtator, 2012 06:06

“Shitjet janë rritur me 25,6% këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar” tha Berisha sot në mbledhjen e qeverisë, duke vazhduar me këtë xhevahir të teorisë ekonomike: “Tregtia është edhe gjaku i ekonomisë. Duhet të dini një gjë, se për njeriun nuk ka gjë më jetike se qarkullimi i gjakut, shpejtësia e këtij qarkullimi, pra tregtia njeh një rritje edhe mbi parashikimet. Kjo rritje e dëshmon para së gjithash një rritje të fuqisë blerëse në këtë vend. Unë mund t’ju them shqiptarëve se nuk ka asgjë më të sigurt se ajo që deklarojnë vetë shitësit, ata mund t’i zvogëlojnë shitjet por kurrë t’i rrisin”.

Por ç’thotë INSTAT-i i Berishës? Thotë të kundërtën e shefit të vet...

Po të vizitoni faqen e internetit të INSTAT-it (http://www.instat.gov.al/) dhe të klikoni në fund të saj në nëntitullin “Tregtia me pakicë” do të përballeni që në fillim me këtë fjali: “Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë në  tremujorin e dytë  2012 arriti 162.6, kundrejt vitit bazë (2005=100). Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ULUR 1.2%” Pra, nga e gjeti Berisha rritjen e shitjeve “me 25,6% këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar”???

Gjithashtu, Berisha nxorri sot nga goja gjatë mbledhjes së qeverisë edhe këto fjalë: “Kryetari i opozitës më dukej i ngratë teksa shkonte tek deputetët e dyqanet e tyre në Durrës; e pa gjithë Durrësi si shkonte tek deputetët e vet. Dukej e pabesueshme, jo se s’ka njerëz që marrin me lista, por mos e politizo duke shkuar tek deputetët e tu. Nuk them që s’ka lista, por ne po bëjmë gjithçka, është e qartë si drita e diellit, nuk ka rritje të papunësisë në Shqipëri”

Dhe përsëri le t’i referohemi shifrave të INSTAT-it. Po të klikoni në nyjen http://www.instat.gov.al/graphics/doc/tabelat/Fp/3_mujori_II_2012/t1.xls do të shihni se numri i të punësuarve në tremujorin e dytë të 2012-ës ka qenë 933,263. Ndërsa në tremujorin paraardhës ka qenë 933,293. Pra kemi patur një ulje të punësimit në tremujorin e dytë. Dhe kur punësimi ulet, si u ulka edhe papunësia?

Nxitur nga ky kontroll faktesh, lind pyetja: Në qoftë se Rama qenka i ngratë, sipas Berishës, po ky i fundit vetë, ç’është?

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by astrit (not verified) on

Gjithe kjo eshte nje teater kukullash te cilin gabimisht shume adulte ne Shqiperi e ndjekin teper seriozisht.

Eh keto buratinot e vogla provinciale te nje vendi provincial si ky i yni qe kalojne kohen e lire duke luajtur "pushtetarce" dhe qe i krenohen grave ne shtepi se kane kontroll mbi nje komb gjynahqar historia e te cilit shkon nga nje diktature tek tjetra dhe qe (jo gjithmone per fajin e vet) nuk ka patur mundesi te mesoje se c'eshte liria....

Z. Zaloshnj ben nje koment teknikisht te sakte dhe te pakundershtueshem. Por qe ne nje plan me te gjere ben pak diference: eshte vetem nje tjeter shembull sa nje buall ne rradhen e budallalleqeve kozmike te paliaccio-ve te vegjel ne krye te nje kombi qe historia e ka shnderruar ne gjysem-komik.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ai eshte nje mizerje, dhe mos e postoni po te doni se eshte vetem sa per te nxjerre nervat...

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Berisha vete eshte Kriminel Sebo-Malazes.Akoma nuk e keni marre vesh ju te Respublica???

Submitted by I-Liri (not verified) on

Une e di qe sipas fjalorit te gjuhes shqipe i ngrate, do te thote i mbare... Apo jam gabim?
Sa per rritjen e punesimit me 25 %, do te duhej te behej analiza se prapthi. Dhe keshtu na del sipas SRB-it, ne Shqiperi nuk ka me forca pune te lira. Bile per te arritur ne 25 % te punesuar te rinj, do te duhej te vinin forca pune nga jashte vendit....

Submitted by Dritan (not verified) on

Shqiperia ka ZERO zhvillim ekonomik. Nuk prodhohet asgje. Asgje.

Punesimi eshte vetem tek bankat, firmat celulare, firmat e ndertimit, zyrat e avokatise.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.