“Zogisti” Majko dhe “rebelimi akademik” në të majtë

Postuar në 12 Shtator, 2012 04:20

Politikanët që merren me konsiderata historiografike janë si elefantët që futen në një dyqan qelqurinash. Çalltisja më e fundit e Pandeli Majkos (ka thënë se “largimi i Zogut nga Shqipëria në prill 1939, në ditën e pushtimit ngas Italia, ishte një akt juridik që i tregonte botës se Shqipëria po pushtohej, dhe si i tillë duhej vlerësuar”) është e tillë, dhe ragimet kanë qenë të shumta. Ka reaguar Paskal Milo, i cili “është gjysmën e kohës politikan e gjysmën tjetër historian”: “Këto janë reflektime të çuditshme që habisin jo vetëm historianët, por edhe njerëzit e thjeshtë”. Erjon Braçe ka reaguar me tërsëllëm, duke thënë se Ahmet Zogu e ka shitur Shqipërinë, ka vrarë djemtë më të mirë të vendit, vodhi arin e arkës së shtetit, etj. Opinionisti Dritan Hila, pasi i mëshon idesë se “nakatosja e duarve të politikës në histori është po aq e  dëmshme si kur bëhet nga Berisha, ashtu dhe kur bëhet nga të tjerët”, nënvizon se “nuk mund të quhet arratia një akt juridik” (këto i ka thënë në një shkrim të publikuar në Gazetën Shqiptare). Në të përditshmen shqiptarja.com është një raportim i gazetarit Marena mbi një bisedë me Arben Puton, i cili e skualifikon këtë qëndrim të Majkos si “diletant”.

Siç shihet, kemi të bëjmë me një “rebelim akademik” në të majtë.

E.G.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

Reagim akademik ne te majte? Nuk ka nevoje te jesh akademik per ti dhene hakun ketij robit qe me duket duan ti bejne nje permendore ne Tirane, per "te mirat" qe i ka bere vendit. Jemi te distancuar mjaftueshem ne kohe per ta gjykuar kete njeri, dhe per kete s'ka pse te kemi komplekse nga ato te Majkos. Figurat historike te nje kombi vleresohen duke i vene ne peshore te mirat e te keqiat qe kane bere. A ka bere me shume te mira apo te keqija Ahmet Zogu. Duhet te jesh Jozefina Topalli ose nje lope te mendosh qe ky njeri ka merita ne cfare do kuptimi, dhe ketu s dua te harxhoj kohe te rreshtoj bemat e tij te mynxyrshme qe do e benin cdo komb te turperohej.

Majko behet interesant nganjehere. Me duket se ne menyre ciklike i pelqen te loze rolin e budallait, sepse budallai by definition pelqehet nga te gjithe, se ka brenda naivitetin. Problemi eshte se ky perpiqet kaq shume te pelqehet nga te tere, sa ka mbetur brenda rolit dhe s'del dot me prej tij.

Submitted by XHIMI (not verified) on

E KAM THENE SHUME HERE:MAJKUA ESHTE:Nje bilbil me "pupla roze" dhe ligjerim "skifteri nacionalist"!

Submitted by Anonim (not verified) on

Disa monarke ne Europe bene te njejtin veprim si Ahmet Zogu. Mbreti i Greqise, Mbreti i mbreterise serbo-kroate, mbreteresha e hollandes, De Goli i Frances, te gjithe keta i lane vendet e tyre kur u pushtuan nga gjermanet. Dhe behet fjale per vende me popullsi shume here me te medha, shume here me te zhvilluara se shqiperia. ka pasur edhe te tjere qe ngriten duart dhe u vune ne krye te qeverive kukulla. Fajin e kane anglo-amerikanet qe nuk e ndihmuan te vije prape ne pushtet si ne greqi.

Submitted by Anonim (not verified) on

Majko djali me sa duket ka pire   hashash kur e ka deklaruar cfare ka deklaruar dhe  ja ka kaluar  edhe F. Lunonjes ne perdredhjen dhe interpretimin e fakteve  historike.

Majkua ben mire te beje opozite konkrete, e ta  lere historine te gjykohet nga historiane jo nga diletantantizmi  i tij.  Kohet e fundit te gjithe po merren me shume se sa  duhet me te kaluaren ( me sa duket qellimi eshte  qe te corientohet vemendja e njerezve me idiotizma te tilla qe te mbulohet paaftesia e sotme per te rregulluar Shqiperine dhe per ta prure procesin demokratik ne vije nga te dyja palet si PD ashtu edhe PS)

Majkua do te beje mire qe per separi te beje opozite kunder  lukunise se PD se sa    te pije kafe e haje darka e dreka ne restorante lluksoze me shoket e tij te kryesise  se PS e te leshoje deklarata majtas e djathtas ,   e te merret me keto “interpretime te zgjuara”. Duket se i ka hyre vetja shume ne qef keto kohet fundit e  po i duket vetja si filozof, ne nje kohe qe nuk po ben asgje per te  justifikuar fare votat dhe besimin qe i ka dhene populli per te perfaqesuar interesat e tij ne parlament. Paguhet pikerisht per te bere kete: te mbroje interesat e popullit ne parlament e jo te llapi gam gam per tema qe s’i takojne te flase.

Submitted by opozitari i cf... (not verified) on

Pandi. Nuk bëhesh interesant duke folur per Historine. Gaboi Saliu. Apo i'a do puna. Po ty kush ta do? Mos e ndiq atë. Shiko politiken sepse ajo te beri kryeministërin e rradhës. Po kush je ti? Ne kohen e Enverit, sado qe të të ndihmonte gjyshi i nderuar Kiu, as përgjegjës turni ne Uzinen e Autotraktoreve nuk do ta bëje dot. Prandaj. Leri mëndjemadhësitë. Rastësia në karrierë nuk do te thotë se je poliedrik, se je nje udhëheqës i madh popullor. Se pa ty shuhet jeta. Kane rënë malet e jo më halet. Mos e dëmto më shumë elektoratin e majtë. Nuk është momenti për striptizëm. Se nuk je as i atij zanati. Dhe nje sugjerim. Nëse do sinqerisht, dhe me tërë mend, qe te vertetosh tezën tënde mbi largimin e A.Zogut, ne 1939, mer mundimin qe figurën e A.Zogut, dokumenatcionin përkatës, ta studiosh dhe analizosh kronologjikisht deri ditën kur ai vdiq. Botoje veprën. Pastaj mbroje atë. Shashkat nuk janë punë socialiste.

Submitted by katarakti (not verified) on

Me duket se ketu ngaterrohen dy gjera. Roli i Zogut ne historine shqiptare dhe largimi i tij nga Shqiperia. Per rolin e Zogut ka te marresh dhe te japesh. Eshte bardhe e zi. Ngriti shtetin shqiptar, por beri edhe shume veprime teper te deshme per fatin e vendit.. Por persa i takon largimit te tij nga Shqiperia une jam dakort me Majkon. Siç e ka thene edhe nje komentues me siper, shume mbreter dhe burra shteti u larguan nga vendi pas pushtimit. Sikur te mos ishte larguar italianet do ta kishin kapur per 2 ore dhe do ta kishin turperuar. Ai ishte person i njohur ne ate kohe dhe ne Shqiperi nuk kane munguar kurre tradhtaret. Keshtu qe largimi i tij ishte e vetmja mundesi e mbetur per te. Prandaj nuk ia vlen gjithe kjo zhurme. Duhet te distancohemi pak eshte nga historiografia komuniste. Enver Hoxhe vertet luftoi ne male apo ne shtepine e Bahri Omarit, por ate pak e njihnin ne ate kohe. Ndersa per Zogun Italia fashiste do te kishte bere te pamunduren per ta arrestuar. Pra Majko per mendimin tim nuk ka gabuar.

Submitted by Akil Ylli (not verified) on

Dashuri e re e z.Majko:Zogji Pare.

Skam qene kurre i angazhuar ne jeten time  politikisht ne asnje organizat, apo parti.Por si qytetar i thjeshte,qe me dhimset vendi ,ndjehem shpesh i çuditur(se fundmi hiç fare) se si qeveria jone, pa pyetur fare vullnetin e popullit vendos te trajtoj Zogjin si hero kombetar,kur dihet qe zogistet nuk di ne arrin te marrin 1% te votave. Berisha duke kerkuar me çdo kusht te fsheh enverizmin e tij, perdor per makiazh Zogjin. Po tash me edhe çudia me e madhe nuk zgjat me shume se tri dite. Vetem kjo e Majkos ja kalon edhe tri diteshit. Megjithese ishte krejt e papritur qe nje deklarat e tille te dilte nga goja e Majkos,duke pasur parasysh qe ai eshte nje nga kreret e PS, ajo pergjigje dukej e parapregatitur.sepse pa ja kerkuar asnjeri, nxitoj te leshoje "bomben",duke harruar pikesepari se ka  nje karrier te shkelqyer politike, vetem fale mbeshtetjes qe i kane dhene ata qindramije militant te partise se tij,e jo vetem,qe si "yll polar" te tyrin kane Luften e Madhe Antifashiste,dhe antizogizmin.  Te "shketet" ata! Tani nuk jane te zote te shkojne as ne kafe,se ndjehen si te "dhjere" nga idhulli i tyre. Shyqyr zotit, nuk bej pjese ne ate kategori.

Po çfare e ka shtyre z.Majko te vleresoje pozitivisht "mbretin" Zogji Pare"? Mund te gjenden nje mije arsye. Por kjo nuk me

intereson.Kete mund ta bejne koleget e tij te partis.Ajo qe me intereson mua,jane argumentet qe ka perdorur ai,per te quajtur Zogjin,gadi si nje shpetimar te Shqiperise

Ay e vlereson heroik ikjen e "mbretit" me bisht nder shale,duke grabit edhe Banken e Shtetit, pa shkel mire kemba e pushtuesit.

Hajde Majko,hajde! Po a nuk ishte "mbreti" qe pati premtu se do te vishte opingat e do te dilte ne mal me pushke ne krah per te luftu pushtusin? Kjo dihet shqiptarisht. Keshtu po tregoheni me i shejte se Papa z.Majko!

Mandej thoni,se duhet vleresuar lart braktisja qe i beri Zogji vendit,sepse ky akt i larte i vuri vulen juridikisht pushtimit italjan.

Mrekulli ne boten e çudirave juridike! U shtangen juristet! Jo ata gjashtemujoreshit e Durresit.Sipas jush sikur "mbreti"

(prite zot) te kishte mbath opingat e te dilte malit per nja dy tre dite,sa per sy e faqe, athere Shqiperia nuk do te quhej e pushtuar nga italianet juridikisht. Por ushtria italjane do te konsiderohej se kishte ardhe per me lujte kukamshefti malesh me "mbretin" tone.Nje tip loje e re Olimpike? Maah! Se kush ja leshoj kete kete çertifikat juridike "mbretit",nuk dihet gje,vetem ne e

paste ba z.Majko ne krye te vet.

Nuk e di ne keni kryer sherbimin ushtarak z.Majko,por zbor me siguri keni bere,veç ne qoftese keni pasur ndonje cen.

Dhe dihet se ne gjitha ushtrite e botes se largimi,larg qofte i komandantit,por edhe e ushtarit me te thjeshte ndeshkohet me

denimin kapital.

Tjetra qe dihet shqiptarisht z.Majko eshte se "mretit" nuk i dha askush asnje status, dhe as e njohu zyrtarisht kush si Mbret,

apo si Qeveria shqiptare ne mergim. Ne qoftese ju do te na jepni nje dokument juridik te tille,une do te kerkoja te falur.

Po kjo eshte e keqja jone!Kur politikanet merren me histori,ne rastin e padijes e bejne ate "lesh e li", ndersa kur e bejne me qellim,bejne dy here tradheti.Cilit rast i perket z.Majko? Me mire po e lame nje here tjeter.

Kuku moj nan e kena pas edhe kryeminister!

Submitted by Akil Ylli (not verified) on

Z.Anonim! Te gjitha sa thoni jan me se te verteta.Por ju keni lene jasht diçka te "vogel". Te gjithe liderit e vendeve

qe i jeni referuar ju,jane larguar kur ushtrite e tyre jane thyer nga gjermanet,dhe jo pa kris pushka hala.

Deshiroj te besoj qe nuk keni pas nje informacion te plote ne kete rast,dhe pergjigjja do te ishte e mirepritun.

Ne paçarsyna te tjera ,ma mire lene kete pune

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.