Gastare kudo - (për gazetat e Tiranës) - dhe një krahasim me "fshatarin që shet domate e qepë…"

Postuar në 12 Shtator, 2012 05:47

Ardian Vehbiu, siç kemi njoftuar edhe më herët, ka hapur një blog ku rendit dhe ironizon gafat drejtshkrimore të mediave shqiptare online. Kur blogu i ka bërë tashmë muajt e parë të jetës, në "Peizazhe të Fjalës" konkludohet:

"Dita më e lumtur e blogut “Gastare” do të jetë dita kur nuk do të dijë se ç’të sinjalizojë. Sot për sot duket ditë e largët, po të shikosh lajthitjet e mediave shqip që botohen në linjë, por shpresa e Gastare-s për të vdekur sa më parë mbetet fisnike, përderisa mungesa e gafave gazetareske, do të thotë në thelb rilindje e shtypit shqiptar. Në fakt, një shtyp që e respekton veten, e mbi të gjitha lexuesin, një shtyp që e adhuron gjuhën e mbi të gjitha korrektesën, nuk u lë hapësirë blogjeve që ushqehen me gabimet e tij…"

Autori, Rando Devole ka patur një dyshim  (gabimet e botimit virtual përkojnë me botimin në letër?) dhe tregon për këtë një eksperiencë të tij këtë verë në Shqipëri:

"…Kësaj vere, nga çadra e plazhit e deri në trotuaret e kryeqytetit, nuk iu ndava shtypit shqiptar. E bleva, e shfletova, e lexova rregullisht. Vura re me keqardhje se gabimet e gafat nuk mungonin as në letër. Nuk mund ta them me saktësi shkencore, por vura re se shumë gabime përkonin me ato në internet, kurse disa të tjera më dukeshin krejt të reja. Fakti është se letra nuk i bën esëll redaktorët e gazetave shqiptare. Kjo do të thotë se “pathologjia” e gazetave shqiptare është më e thellë seç mund të mendohet. Për ta lehtësuar edhe gazetarinë shqiptare, sipas proverbit italian “mal comune mezzo gaudio”, mund të shtoj se gabime gjendeshin kudo. Nuk po them diçka të re, për sa kohë interneti shqiptar argëtohet me tabelat e dyqaneve apo me njoftimet e botuara sa andej këndej. Por unë e kam fjalën për komunikimin institucional, që mëton kontroll më të rreptë se ai i fshatarit që shet domate e qepë…" - A.N.

 

Më shumë:

http://xhaxhai.wordpress.com/2012/09/08/gastare-kudo/

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>nuk e kishte Vehbiu dyshimin: artikullin e ka shkruar Rando Devole, alias Pishak. Verifikoje edhe nejhere.</p>

Submitted by A.N. (not verified) on

<p>Ndjesë Rando. E mendova si vijim të një shënimi të mëparshëm të Vehbiut për Gastare-n</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.