"Shtetasi Sali Berisha" – sipas Spahiut… Që përsërit se dalja e shtetasit në fjalë në opozitë nuk mjafton

Postuar në 11 Shtator, 2012 05:30

Në një intervistë me gazetarin Skënder Minxhozi në të përjavshmen JAVA, Kreshnik Spahiu flet për një "listë dosjesh" të atyre që “të pabuk i zuri nata, miliarder i gjeti dita”. Bie në sy që gjatë gjithë intervistës Spahiu shmang termin kryeministër dhe i drejtohet Berishës me "shtetasi Sali Berisha". Në fakt, Spahiu është politikani i parë që i përmend Berishës burgun pas humbjes së zgjedhjeve. E tha disa ditë më parë dhe e ka përsëritur në këtë intervistë.

Thotë Spahiu: "Lista nis me një nga njerëzit më të inkriminuar dhe që ka kryer tradhti kombëtare, duke nënshkruar dorëzimin e pjesshëm të territorit të Republikës Shqipërisë tek shteti fqinj Greqia. Ai është shtetasi Sali Berisha, një personazh i njohur emri i të cilit jo vetëm nuk duhet të harrohet kur ta largojmë pas disa muajsh nga pushteti, por që duhet gjykuar publikisht mbi një akuzë tashmë të provuar nga gjykata kushtetuese në shkelje dhe dhunim të integritetit territorial të Shqipërisë…. Shqipëria ka nevojë urgjente të zbatojë eksperiencën kroate të burgosjes të ish-kryeministrit Sanader, pas të cilës u hapën dyert e procesit të integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian…".

Në pyetjen e Minxhozit: "Lista juaj e “dosjeve” përmban emra edhe të së majtës?" – Spahiu flet për dikë që "lundron me jaht që kushton 5 milionë euro", por nuk përmend emra: "Po përgatiten dosjet e një sërë qeveritarësh lokalë të Partisë Socialiste siç janë kryetarët e bashkive që janë bërë pjesë e trafiqeve dhe korrupsionit të përbashkët me ministrat demokratë. “Të pabuk i zuri nata, miliarder i gjeti dita” thotë një poet i madh shqiptar dhe kjo nuk mund të tolerohet për ata që vishnin opinga dhe sot lundrojnë në det me jahte që kushtojnë 5 milion Euro…" – është përgjigjja. – A.N.

Comments

Submitted by gazetari (not verified) on

Ish kryeministri i Francës Dominique De Villepin është arrestuar nga policia franceze në kuadër të një hetimi për korrupsion. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze “Le Monde”.

Ndaj Villepin është vendosur masa e ndalimit sot në mëngjes në Paris. Le Monde shkruan se de Villepin i është kërkuar që të japë shpjegime mbi rolin në cështjen e Relais & Chateaux.

De Villepin ka qenë mik i ngushtë i presidentit të shoqërisë Relais & Chateaux, Regis Bulot dhe një seri përgjimesh telefonike ndërkombëtare zbuluan ndërhyrjen e ish kryeministrit për të ndihmuar mikun e tij të mos i hapeshin cështje juridike. Flitet për një mashtrim që kap shifrën e 1. 6 milionë eurove. Regis Bulot është i arrestuar për mashtrim që prej 2011.

Submitted by gazetari (not verified) on

... ne vijim te komentit te meparshem... Kurse zoti Sali Berisha ish shoku Sali Berisha nga vicidoli i maleve shqiptare nuk mund te arrestohet as kur vret njerez ne mes te bulevardit. Sepse perballe nuk ka burra shteti me ideale por burra zgjyra qe "bejne ndonje leke" dhe shkojne ne "mbremjet mondane" te elites kleptokrate te Tiranes

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Spahiu ka 100% te drejte.

Fakti qe ekstremiste hipokrite si puna e ketij idioti kane ndnj here te drejte, tregon se ne c'derexhe eshte katandisur vendi.

Mqs Spahua e coi vete muhabetin tek eurot, para se te fuse ne burg qytetarin Berisha ( egalite, fraternite, liberte), duhet te beje nje sqarim te vogel se ku i gjen ai ca miliona euro qe shpenzon per te n'a e ngritur .... flamurin, qe e pacim sa malet.

Submitted by Gjergji (not verified) on

Mendoj dhe besoj se kjo qe po ben z. Kreshnik Spahiu sot eshte thjesht propagande e paster para zgjedhore ne menyre qe te thithi sa me shume vota ne zgjedhjet e ardhshme nga te pakenaqurit ne drejtim te partise se tij. Edhe sikur ta kishte seriozisht ai duhet te shpjegonte para se te akuzonte qe pse nuk e ka bere nje gje te tille ose me sakte te kerkonte hetim ne kohen qe ai ishte nenkryetar i KLD nqs i dispononte provat??   Ose ne rastin e kundert nqs ka dicka te vertete ne kete mes i bie qe dhe ai te kete shkelur ligjin duke mos kallezuar ne organet perkatese...

Submitted by I-Liri (not verified) on

Me gjithe ato shkelje te ligjit SRB-i do te ishte denuar me 150 vite burg, po kush do ta denoje ?

Submitted by Anonim (not verified) on

E c'garanci mund te kemi se kreshnik spahiu do te rezultoje ndryshe nga keta te tjeret? vetem fjalet qe thote se punet e tija nuk e bejne kete gje. kur ishte ne nje nga postet kyce te drejtesise shqiptare, kurre nuk u shqua per ndonje veprim kunder rrymes. perkundrazi, u perfol per afera me qindra mijera euro per transferim gjyqtaresh. edhe ne kohen e nanos, beri gam gam ca kohe, u shperblye me post, dhe pas kesaj nuk u ndje me. Per mua nuk eshte gje tjeter vec nje burrec qe kerkon te hedhi ganxhat gjekundi per perfitime vetjake.

Submitted by XHIMI (not verified) on

Ah,kur rame ne duart e Spahiut!

Cdo biznes,cdo marreveshje ekonomike,per "gjykatesin politikan" eshte tradheti!!!

Po per prishjen nderetnike  dhe fetare kush do pergjigjet,per armiqesine me minoritetin grek kush do pergjigjet?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.