Të gjithë në TV Klan – thotë Koha Jonë dhe flet (në një "atmosferë mondane") për një "Ramë-Berishë te Fevziu"

E përditshmja “Koha Jonë” bën në numrin e saj të sotëm një kronikë të zgjeruar 3-4 faqe të një feste të mbajtur mbrëmë në TV Klan me rastin e 15 vjetorit të emisionit Opinion të Blendi Fevziut.
Shkruan "Koha Jonë": “..Mes një ndriçimi të kuruar me shumë kujdes, me sfond muzikë të qetë dhe gjelbërim e lule rreth e rrotull, pritja u shoqërua nga një atmosferë mondane..”. Dhe më pas bën një renditje përpikmërisht shtetare të rëndësisë së të ftuarve: “...Në pritjen e djeshme, merrnin pjesë shumë të ftuar në vite të Fevziut në “Opinion” e mes tyre, Presidenti Bujar Nishani, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryeministri Sali Berisha, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, kryetari i LSI, Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, etj...”
Sipas raportimit të së përditshmes në fjalë, Aleksandër Frangaj në një fjalë përshëndetëse ka ftuar Ramën dhe Berishën për një “debat te Fevziu”. Dhe ja përshkrimi i gazetës në fjalë për reagimin e Berishës: “...Kryeministri Sali Berisha duket se është i gatshëm për një debat televiziv me rivalin politik Rama, por e sheh këtë të fundit si të pamundur për këtë pasi sipas tij, ai ka vështirësi në pranimin e kësaj përballjeje. I pyetur mbrëmë nga gazetarët, nëse është gati për debat politik me z. Rama, Berisha duke cituar z.Frangaj që tha më herët se problemi ndodhet midis liderit të opozitës dhe Kryeministrit, shtoi se “tani ky është problem i z. Rama, kjo pyetje është problem i tij, ka vështirësi ai”. - A.N.
Më gjerësisht mbi atmosferën mondane dhe të tjerat:
Comments
Nuk e kuptoj fort

Nuk e kuptoj fort cili eshte lajmi ketu. Qe kane festuar ata qe e konsoderojne veten si paria e Tiranes apo qe Sandro po ben lojen idiote per nje debat berisha/Rama qe sot nuk i hyn ne pune kerkund vec Berishes (dhe audiences se Klanit)

Po te shohesh zbutjen graduale te gjuhes qe Koha jone (vecanerisht) ka filluar muajt r fundit (duke dhene gjoja edhe lajme nga aktivitetet e opozites/rames, kuptohet fort mire qe edhe sandri me fevziun kane filluar te behen gati per ndryshimin e rrjedhes - apo duke bere ate punen e qingjit te mire qe pi gjithe kpene (qe ka bere gjithe keto vite qysh nga djegja e gazetes dhe burgosja e tij prej berishes ll).

Do te ishte je travesti e ndyre nese ne te ardhmen keta maskarenj do te vazhdojne te perfitojne e grabisin nga pasuria jone e perbashket sic ka bere sandi me Kinostudion, Keshtjellen e lezhes apo ndertimet e rruget qe ka marre nga regjimi

Edhe Sandri me fevziun

Edhe Sandri me fevziun po e presin ndryshin. Jane te zgjuar ata dhe kane filluar te grasatojne timonin per te mare edhe kthesat majtas!

jo te gjithe: Fatos Lubonja

jo te gjithe: Fatos Lubonja arsyeja qe shume njerez ndjekin opinionin mungonte.

Besoj se ne asnje feste

Besoj se ne asnje feste kombetare nuk jane mbledhur keshtu. Kujtoni ndonje ju?

Add new comment