De Biasi flet për kombëtaren shqiptare, dhe thotë ‘ne’; por shqiptarët që luajnë për Zvicrën i quan ‘ata’. “Të kenë turp”, thotë për ‘ata’

Në prag të ndeshjes së sotme Shqipëri-Zvicër, traineri i kombëtares tonë të futbollit, italiani Gianni De Biasi, ka dhënë një intervistë për të përditshmen zvicerane në gjuhën gjermane Neue Zürcher Zeitung. Ai thotë vazhdimisht ‘ne’, teksa është duke folur për Shqipërinë, por kur vjen puna të flasë për futbollistët shqiptarë që luajnë me kombëtaren zvicerane (Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli e Admir Mehmedi), ai lëshohet në konsiderata ‘të forta’: “Ne kemi futbollistë shumë të mirë që luajnë për kombëtare të tjera. Ky është një turp. Të pranosh të luash për kombëtare të tjera, e jo për kombëtaren tënde, është një turp.”
Lind pyetja: Kaq e madhe është diferenca mes De Biasi-t dhe këtyre futbollistëve, në një kohë që edhe i pari, edhe të dytët ‘po luftojnë për një flamur tjetër’? Apo me këtë deklaratë De Biasi thjesht synon në mënyrë mourinho-iane të vendosë nën trysni shqiptarët që luajnë për Zvicrën?
Re.Pu.
Comments
eshte paksa me ndryshe te

eshte paksa me ndryshe te jesh drejtues, dhe te jesh lojtar per nje kombetare. Trajneret shkojne e vijne, por lojtaret jo. Pastaj, trajneret e huaj eshte dicka shume e perhapur, dhe ata vijne per para, kurse lojtaret e kombtares luajne se e ndjejne nje gje te tille...Nuk me duket shume i sakte ky aludim barazues midis te dyve...jane shume larg. Jam dakord edhe une me te ne nje fare menyre. Prandaj e dua edhe me shume Lorik Canen...

Lorik Cana eshte tjeter

Lorik Cana eshte tjeter njeri...! Cfare djali, i talentuar dhe plot nder! Shqiperia duhet ti beje monument atij burri qe po i ben nder tere kombit.

Bravo Jona ! Ashtu eshte .

Bravo Jona ! Ashtu eshte . Nuk barazohet Lojtari me Trajnerin ne nje rast te tille.......

Jo profesionale deklarata e

Jo profesionale deklarata e trainerit italian. duket se e ka marre virusin edhe ai.

De Biasi thote te verteten.

De Biasi thote te verteten. Ne shqiptaret jemi kaq te mesuar me pafytyresine dhe qe njerezit nderrojne flamuret 100 here gjate jetes se shpesh ne faqet e shtypit gjen opinione qe keta njerezi jo thjesht i justifikojneper zgjedhjet e tyre (qe une i mirekuptoj) por edhe u bejne jehone ketyre patriot-medhenjve qe kendojne kenge shqiptare kur jane ne Gjermani... lere, shume prekese te lexosh per keto perbetime patriotike te ketyre zviceraneve...

Parimisht, unë nuk kam e

Parimisht, unë nuk kam e nuk duhet të kem asgjë kundër djelmoshave që kanë zgjedhur të luajnë për Zvicerën. Përkundrazi, atyre u uroj mbarësi në lojë e jetë.

Por, e kam me zemrën time që më ngacmon. Se vij nga një vend i vogël, i copëtuar, i shtypur, i vuajtur dhe i shpërfillur nga të tjerët për shekuj me rradhë. Dhe tani që vendi im ka filluar të marrë frymë paksa normalisht, seç kam një dëshirë të madhe “të ulëras” me të madhe fjalët “shqiptar” e “Shqipëri”, të ulëras deri sa të më çirret zëri dhe të shurdhohen pseudo-shurdhët nëpër botë që këto fjalë s’kanë dashur t’i dëgjojnë kurrë. Ndaj dhe na sfilitën e na copëtuan, por ama, s’na shfarosën dot. E mbi këtë dhé, do të jetojmë gjatë.

Ndaj dhe këtyre djelmoshave të mirë që do të luajnë me Zvicrën, i lutem të mos ma marrin për keq kur t’u kundërvihem e t’u them se s’janë shqiptarë. I vetmi faj që ata kanë e, që në fund të fundit është faji im, është se ata më heqin mundësinë që të ulëras më shumë atë ditë loje ndërsa them “unë jam shqiptar”.

Djelmoshat paçin fat e qofshin të nderuar e të respektuar sepse suksesi i tyre është edhe i imi. Dhe unë mos paça nevojë të ulëras kurrë më!

po ju, qytetaret e botes ,pse

po ju, qytetaret e botes ,pse shqetesoheni?? u duket habi qe nje ilalian i punesuar thote ate qe duhet te thonit ju ? atehere propozoni qe ekipet te mos quhen kombetare ,por shteterore. edhe saliu me shoke kete ideologji perkrah,qe shteti eshte kombi e per pasoje shqiptaret ne zvicer apo kudo duhet te identifikohen me shtetin ku jetojne. porrrr nga ana tjeter duhet ta beni vangjel dulen shqiptar!

kohe te veshtira per kozmopolitet

Na njohu me erë... mushka

Na njohu me erë... mushka shqiptare kështu i do drutë.

ky DEBIAZI, a ce thone ben

ky DEBIAZI, a ce thone ben sikur eshte nga progonati, hahahhaha forca shqiperiaaaaaaaaaa, ti thyejm brinjet cokollatave te zvicres.

ma ndjen zemra qe do fitojme po lozem me zemer.

Add new comment