"Unë dhe ata si unë e vramë Konomin" – vetëakuzohet Mero Baze

U mbush një vit nga ekzekutimi i tmerrshëm publik i gjyqtarit Konomi në Vlorë. Do ishte një rast i mirë, së paku për mediat, t'I mëshonin me forcë skandalit të moszbulimit ende të vrasësve. Por ky përvjetor ka kaluar (me pak përjashtime) thuajse në heshtje, pa asnjë presion të ndjeshëm publik. Nëse kujtoni deklaratat e Eduard Halimit një ose dy ditë pas vrasjes së Konomit, do të kujtoni se ai ka thënë jemi afër kapjes së vrasësit, por s’po e tregojmë për arsye hetimi. Një vit më pas nuk ka as vrasës dhe as të dyshuar, përveç paranojave të opinionit publik, - thotë Mero Baze, - dhe shton "Në një vend ku të gjithë bëjnë detyrat e pushtetit, detyra jonë ka ndihmuar fshehjen e krimit"
Shkruan Baze: "…Të parët që ndihmuam në moszbulimin e çështjes jemi ne, gazetarët. Tamam ne, gazetarët që nuk e kemi mirë me pushtetin. Ne përmendëm si pistë konfliktin për pronat në Gjirin e Lalzit… përfolëm fëmijët e kryeministrit dhe zyrtarët e Drejtorisë së Kthimit të Pronave, ilustruam fuqinë e njerëzve të pushtetit dhe pafuqinë e pronarëve kudo që ndeshen me Ata…Në çdo sistem tjetër veç këtij tonit, këto paralajmërime gazetarësh do të kishin nxitur sistemin e drejtësisë të fillonte hetimet dhe t’i shkonte të vërtetës në fund. Sistemi jonë, tashmë i kapur, këto sinjale të shtypit i merr si sinjal për të mos hetuar. Gjyqtari Konomi mund të jetë vrarë për gjithfarë arsyesh, edhe pse më e besueshme është kjo e pronave, por fakti që ne treguam me gisht mbi njerëzit e fortë të pushtetit, me të cilët ai ishte në konflikt, është një urdhër i heshtur për gjithë sistemin të punojë për moszbulimin e vrasjes së tij…"
A.N.
Më shumë:
http://www.gazetatema.net/web/2012/09/08/ne-e-kam-vrare-kono...
Comments
Eshtë e vërtetë se siç thotë
<p>Eshtë e vërtetë se siç thotë M.Baze "<strong>këto paralajmërime gazetarësh do të kishin nxitur sistemin e drejtësisë të fillonte hetimet dhe t’i shkonte të vërtetës në fund</strong>". Por prokuroria është bombarduar kaq shumë me gënjeshtra gazetash sa nuk i ze më besë.</p><p> </p>
Add new comment