The Economist: Integrimi pa europianizim është i rrezikshëm; ja, shihni Greqinë si është katandisur

Postuar në 10 Shtator, 2012 07:50

Në një shkrim të së përjavshmes The Economist, të shkruar sipas shumë gjasash nga reporteri e analisti për Ballkanin Tim Judah (shkrimet e kësaj reviste nuk nënshkruhen nga autorët), flitet për perspektivën e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe vetë perspektivën e BE-së në dritën e krizës që po vijon. Bien në sy dy nënvizime në këtë artikull (mund ta gjeni të plotë e të përkthyer në linkun: http://www.gazetatema.net/web/2012/09/10/the-economist-pritet-nje-progres-raport-i-ashper-gjermania-ka-nisur-te-kontrolloje-vete-faktet/):

  1. Në Ballkan, evropianizimi ishte premtimi për modernizim, pasurim dhe mirëqenie. Por drama greke ka bërë që ky imazh të marrë një goditje të rëndë. Greqia ka qenë një vend model për rajonin, i ngritur nga varfëria në pasuri, nga prapambetja në prosperitet. Tani Greqia është një paralajmërim për rreziqet e evropianizimit pa transformim të thellë”.
  2. Ndërsa në progres-raportet e viteve të kaluara janë përdorur standarde të arta nga Komisioni Europian, kësaj here disa vende, përfshi Gjermaninë, kanë nisur të bëjnë kontrollet e tyre. Ata kanë dyshime në lidhje me raportet e përgatitura nga Drejtoria e Përgjithshme për Zgjerimin, për shkak se ata besojnë se ajo nuk është neutrale në procesin e zgjerimit, pasi ka interesa që këto vende të qëndrojnë në rrugën e integrimit, përndryshe nuk do kenë asgjë për të bërë.

Të dy këto rreziqe, dmth “1. Inkurajimi i integrimit në BE pa europianizim, dhe 2. Hartimi i progres-raporteve ledhatuese në rrethanat e ekzistencës së një regjimi”, mund të ilustrohen me rastin shqiptar.

M.N.

Comments

Submitted by roberta (not verified) on

<p>Prandaj shqiptaret duhet te punojne te sjellin Europen ne Shqiperi dhe jo te rendin per te kapur Europen. Lozet me aspiratat e nje populli qe do t&#39;a shikoje veten ne Europe, kur ne te vertete duhet t&#39;i thuhet ketij populli qe eshte ne Europe. :) Ka qene dhe do te jete, por qe te arrije vlerat demokratike dhe jetesore europiano- perendimore duhet te punoje te vezhgoje, kontrolloje dhe ndeshkoje politikberesit e vet dhe te mos flere gjume kur i vjedhin te drejtat me elementare. Nje popull aq dembel sa nuk shqetesohet dhe te levizi per voten e vet, qe eshte e&nbsp; drejta baze me elementare ne nje shoqeri demokratike europiane nuk mund te rende qorrazi pas nje endrre (ne kuptimin e pare te fjales, qe nuk behet realitet por thjesht jetohet ne 10 sec maksimumi ne gjume).</p>

Submitted by antishqiptari (not verified) on

<p>&quot;&nbsp;deri më tani vendet e Ballkanit nuk kanë shumë zgjedhje, por të vazhdojnë të punojnë drejt anëtarësimit, edhe pse nuk kanë idenë se çfarë BE-je do i presë kur të jenë gati.&quot;</p><p>&nbsp;</p><p>Me pak fjale: kur te behet Shqiperia per te hyre ne BE, do te jete bere BE per t&#39;i bere m...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.