Këtë 100-vjetor 'asht harrue qëllimshëm Avni Rustemi', - thotë Ndreca dhe shton se 'e ardhmja nganjiherë kalon nëpërmjet kambëzës së nji arme'

Postuar në 10 Shtator, 2012 08:39

Ardian Ndreca në një opinion të vetin të titulluar “Atentatori i shekullit, Avni Rustemi” thotë se në debatet e këtyre ditëve për këto 100 vjet histori të Shqipërisë nga shpallja e pavarësisë janë lakuar emra të shumtë, por janë harruar shumë figura të rëndësishme si Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Zija Dibra, Elez Isufi, Dom Nikollë Kaçorri etj. “Asht harrue, qëllimshëm, edhe patrioti vlonjat Avni Rustemi” – thotë Ndreca (këtu duhet bërë një saktësim i vogël: Avni Rustemi (1895-1924) sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave Tiranë 1985, ka lindur në Libohovë, ku punoi fillimisht si mësues, dhe si i tillë punoi më pas edhe në Vlorë)
Shkruan Ndreca: “... Në këtë 100-vjetor të Pamvarsisë asht folë për të gjithë. S’kanë lanë kend pa kujtue, deri edhe figurat ma të marra e ma kote të këtyne 100 viteve të para të shtetit shqiptar. Segmente transversale të shoqnisë shqiptare po mundohen me të gjitha forcat me rehabilitue shumë prej atyne që e kanë fundosë e shkatrrue Shqipninë... Në qoftë se Shqipnia e shekullit XX ka pasë nji revolucionar, ai ka qenë Avni Rustemi... Në 100 vjet histori atentatesh shqiptare mund të themi se pothuejse të gjithë atentatorët kanë vdekë në mënyrë të dhunshme dhe pothuejse të gjitha atentatet kanë dalë me sukses. Megjithatë, vetëm nji prej të gjitha atentateve të masipërme ka luejt nji rol thellësisht pozitiv për të ardhmen e Shtetit shqiptar. Ai asht atentati i Avni Rustemit kundër Esat Pashës. Sot, në pragun e këtij 100 vjetori të zymtë figura e tij ka ra në harresë, akti i tij madhor nënvleftësohet, ashtu siç nënvleftësohen shtyllat e Pamvarsisë tue nisë prej Luigj Gurakuqit.
Dhe në fund Ndreca e mbyll me: “...me aktin e tij ka tregue se e ardhmja e Shqipnisë nganjiherë kalon nepërmjet kambëzës së nji arme...” – A.N.

Më shumë:
http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047282996/ti...

Comments

Submitted by huli lushnje (not verified) on

E keni pyetur veten ndonjihere pse na shkon mendja direkt te Sali Berisha sapo permendet Avni Rustemi? Interesante apo jo?

Submitted by Labi Vlore (not verified) on

Avni Rustemi ishte nga Libohova e Gjirokastres dhe deputet i Vlores ne kohen e Zogollit te Burgajetit,por kjo s'ka rendesi.E rendesishme eshte qe ishte Shqiptar,pavareisht krahines.Esat Pashe Toptani ishte Daja i Zogollit te Burgajetit,qe Avniu e shtriu si nje qen perdhe ne Paris.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

nuk ka qene deputet i Vlores, por i prefektures se Kosoves, e cila perfshinte, ne mos gabohem, zonat Kukes-Tropoje te sotme. E vetmja lidhje qe ka Avni Rustemi me Vloren, eshte fakti qe e varrosen ne Vlore, sepse ne Vlore komandanti i xhandarmerise, Kasem Qafezezi ishte lojtar i opozites dhe i duhej nje arkivol per te katalizuar turmat.

Submitted by antishqiptari (not verified) on

gjithashtu ka qene edhe mesues ne Tragjas te Vlores. Kur them s'ka lidhje, e them per vitin 1924 dhe mjedisin politik te asaj kohe.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Një shkrim i mirë dhe e vërtetë se klasa e belejërëve me të vërtetë i bënin temena babadovletit dhe sytë i kishin andejë kurse rinija i kishte sytë nga perëndimi të cilët nuk kursyen asë jetën e tyre për ta parë Shqipërinë si Europa prandaj rinia e sotme ka se çfarë të mësojë nga ajo rini

Submitted by RP(Rrezik Publik) (not verified) on

Avni Rustemi nuk morri hak personal,vuri veten ne rrezik per nje ideal sublim.Ata qe vrane pas shpine nuk quhen atentatore,por vrases me pagese.Dallimi eshte esencial.Idiotesia e madhe e ketyre 100 vjetoristeve eshte se po merren me rehabilitim personash dhe jo me gjestin kuptimplote te shpalljes se pavaresise.Ne nuk po festojme 100 vjetorin e pjelljes apo vdekjes se Zogut,Toptanit.Leshit,Lleshit apo Palleshit;po festojme nje pervjetor shekullor Pavaresie,si simbol te lirise dhe unitetit te shqiptareve.Se ç'pune kane shtatoret,mauzoleumet,varrimet e ç'varrimet nuk po del ndonje hunderr t'ua perplase ketyre sharlataneve,qe me ne krye Saliun po na e organizojne si nje dasme pa dhenderr e nuse.Atentatoret qe shekullit te shkuar jane pak;jane ata qe vrane bimbashin ne Gjirokaster,eshte Avniu,Vasil Laçi e ndonje tjeter.Ne fakt pritet edhe ndonje burre me i mire se ata...

Submitted by Anonim (not verified) on

Edhe mua me ka intigruar fort figura e Avni Rustemit dhe ka dicka frymezuese tek akti i tij. Por duhet bere nje dallim mes figures se heroit dhe asaj qe eshte mesuar neper librat e historise se dikurshme dhe fakteve historike !!! Ky vend ka shume nevoje per heronj dhe figura te tilla heroike  - cdo qyteterim eshte ndertuar duke pasur nje narrative te heroit  dhe domosdoshmerise se cdo kombi per figura te tilla qe i sherbejne formimit te ndergjegjjes kombetare.

Por heronjte ne te vertet nuk jane kurre kaq te thjeshte e te pakomplikuar.

E kam fjalen jo tek akti i vrasjes se nje tradhetari te Shqiperise si Esat Toptani qe merritonte ate dhe ndoshta me keq,  por tek motivacioni real i vete Rustemit per te tille akt.

Mund qe narrativa nacionaliste Shqiptare e kohes te perputhet me realitetin - pra qe vertet nje individ i thjeshte pa ndonje ndikim apo afilacion politik ...etj,  i mbushur me urrejtje ndaj Esatit (dhe asaj qe perfaqesonte Esati per shumicen e shqiptareve) dhe patriotizem ndaj atdheut shkon me koke te tij dhe e ekzekuton si qenin ne rruget e Parisit tradhetarin e atdheut.

Ekziston edhe mundesia tjeter qe Avniu ta kete bere vrasjen i paguar nga ky apo ai sherbim i fshehte i huaj qe dihet qe kane vepruar fare haptas ne territoret ballkanike te kohes. Dhe kjo narrative e dyte,  qe ka nevoje per studim te mirefillte historik, duhet te shihet ne dy mundesi te reja - pra

a).nese Avniu ka qene thjesht nje kobure ne doren e nje fuqie te huaj per qellimet e tyre gjeo politike ne rajon..  apo

b). nese idealet dhe botekuptimi i Avni Rustemit ndaj asaj qe po i ndodhte shqiperise ne ato vite perputhej me interesat e kesaj fuqie te huaj.

Mos te harrojme qe gjera te tilla duhen pare ne kontekstin e kohes dhe mos te nxitojme ti quajme te gjithe heronjte tane si spiun te kesoj apo force te huaj.

Per mua Avni Rustemi ngelet nje figure inspiruese - derisa te dale qe ne fakt nuk ka qene aspak keshtu.

Se fundi, mua shkrimi i  ndreces me duket me teper si nje provokim inteligjent dhe kunder teorive idiote e revanshiste qe ka ndermmarre cifti berisha-Topalli per te revizionuar shumehcka nga historia shqiptare ne menyre thellesisht politke/"ideologjike" dhe me terma jashte hisotrike e pseudo -shkencore...

Submitted by antishqiptari (not verified) on

kur do iki ky mut 100 vjetori se te gjitha palet na kane care kryet me patriotet dhe tradhetaret e tyre. Me aq sa e njoh historine e shq (dhe e njoh mire), personalitetet kane qene te prirur te jene ne nje gjendje patriotizmi permanent, deri sa te gjenin nje sponsor. Sa per A. R., nder te paktet qe e kishte me gjithemend patriotizmin, te shkretin e perdorin aq keq bythacet e "mendimit politik shqiptar", sa do te doja te mos e kishte vrare fare ate legenin dhe te ishim te gjithe "felici e contenti".

Submitted by Relapso (not verified) on

Atentatin i Avni Rustemit ne Paris mund ta quajme padyshim patriotik, vetem se ai akt nuk ndryshoi fatet e Shqiperise. Te vritej a te mos vritej Esati, kjo nuk kishte praktikisht asnje efekt ne diskutimin e çeshtjes shqiptare, e cila u vendos nga kancelerite e fuqive te medha. Keto as qe pyesnin per Esat Toptanin. Pastaj kur ndodhi atentati, vendimet ishin marre. Avniu sipas menyres se tij ishte vertet patriot, veçse pak si kokekrisur, ishte nje lloj Azem Hajdari ante literam. Te mos harrojme se atentatin qe iu be Zogut para parlamentit ne vitin 1923 e organizoi pikerisht Avni Rustemi. A mendoni se kur nje deputet organizon vrasjen e kryeministrit te shtetit te tij, ben nje akt patriotik? Se fundi me duhet te them se idete qe ka Ardian Ndreca per patriotete shqiptare jane disi te çoroditura: ai quan patriote edhe Mustafa Krujen, Qazim Mulletin dhe gjithe kolaboracionistet, nderkohe qe, fjala vjen, rezistencen antifashiste te Abaz Kupit e quan antipatriotike.

Submitted by nazim rashidi (not verified) on

Zoti Nano, ky A.N i Respublicas mos eshte Ardian Ndreca? E kam seriozisht, une kam shume respekt, e lexoj me deshire, por me vjen cudi qe nuk identifikohet. Nese eshte Ndreca une do ti jepja dy kupa: nje si njohesi me i mire i gererishtes dhe nje si njohesi me i mire i toskerishtes.

Submitted by Nuri Gorishova (not verified) on

Gallate e madhe me publicistiken e Tiranes!

Vini re me qetesi: te gjithe komentuesit kane, se paku pjeserisht, te drejte.

Vetem autori i shkrimit, nuk ka fare te drejte, ose mjerisht shume pak...!

N.

Submitted by Avni Rustemi (not verified) on

Nuk kam vdekur por jam  gjalle!

Jam plak e s'luftoj  dot me palle,

Sot" burrat" qellojne vec me fjale,

Trimat ende nuk kane dale!

Shenim: Ne komunizem njerezit kishin futur lepurin ne bark,sot kane futur qenin,pra vetem lehin me fjale!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.