Misteri i shitjes së Albpetrolit

Postuar në 09 Shtator, 2012 15:58

Top-channel në veçanti, e Top-media në përgjithësi, kanë qenë shumë aktive në ndjekjen e çështjes së tenderit të privatizimit të Albpetrolit, ku oferta prej 850 milionë eurosh ishte një zhvillim shumë befasues që ka prishur shumë llogarira. Top-channel flet për një “mister”, por disa shpjegime të vetat nuk nguron t’i japë. Janë shpjegime që duhen marrë me rezervë në rrethanat, kur shumë elementë të kësaj çëshjeje mbeten ende të pandriçuara. Ja raportimi i Top-it në ditën e sotme:

“Ndonëse komisioni i vlerësimit të ofertave është mbledhur të shtunën gjithë paraditen, ministria u mjaftua vetëm me një deklaratë ku thuhej  se komisioni po vlerëson të gjithë dokumentacionin e paraqitur nga firmat pjesmarrëse në bashkëpunim me konsulentin e huaj, por pa dhënë asnjë informacion mbi secilën ofertë dhe kompanitë që qëndrojnë pas tyre.
Por cfarë qëndron pas gjithë këtij tisi misteri, me të cilin po mbështillet privatizimi më i madh i të gjitha kohërave në Shqipëri?
Gjithcka nis me vetë ofertën. Pakkush mund ta priste se në tenderin për shitjen e Albpetrol do të ofrohej një cmim prej 850 milionë euro, e cila sipas kritereve ligjore që ka përcaktuar qeveria për tenderin  duhet të jetë e shoqëruar me një garanci financiare sa 10 për qind e shifrës. Sipas kritereve të tenderit, ajo duhet të lëshohet nga një nga 50 bankat më të mëdha në botë, që zgjidhet nga vetë shoqëria apo konsorciumi përkatës.
Për ofertën e parë shuma e garancisë është jo pak, por  85 milionë euro dhe ajo i kalon automatikisht qeverisë edhe nëse konsorciumi Vetro Silk Roud tërhiqet nga blerja e Albpetrol. Por a ekziston me të vërtetë kjo garanci dhe a është e vlefshme ajo? Këtu ka të tjera dyshime, të cilat nisën që në momentin e paraqitjes së ofertës. Kur komsioni hapi zarfin e Vetro Silk Road, fillimisht spikerja në Ministrinë e Ekonomisë tha se dokumenti i garancisë nuk ishte i firmosur.
Për shkak edhe të cmimit të lartë në lojë kjo situatë krijoi pështjellim tek komisioni i vlerësimit të ofertave duke vënë në lëvizje vetë kryetarin e tij, zv/ministrin Sokol Dervishaj, i cili menjëherë i konsultoi dokumentat me konsulentin ligjor.
Pas kësaj konsulte spikerja korrigjoi deklaratën e mëparshme duke anoncuar se garancia është e rregullt
Jozyrtrarisht nga burime konfidenciale Top Channel ka mësuar se garancia financiare për ofertën e konsorciumit Vetro Silk Roud është lëshuar nga një bankë amerikane në Chikago. Emri i bankës është Amerikan Chartered Bank. Kjo ngre një tjetër dyshim. Në vendimin për kriteret, qeveria ka paracaktuar se garancia financiare duhet të lëshohet nga një prej 50 bankave më të mëdha të botës.
Amerikan Chartered Bank është një bankë lokale në Chicago e cila edhe vetë brenda amerikës renditet e 224, duke mos e plotësuar këtë kriter.
Pavlefshmëria e garancisë së pari do rrezikonte vetë vlefshmërinë e ofertës dhe së dyti ja bën të pamundur qeverisë ta arkëtojë atë nëse konsoricumi tërhiqet nga oferta.
Zyrtarisht, ministria nuk bën publik asnjë informacion, por vazhdon të përgjigjet se është duke shqyrtuar dokumentat. Madje ajo nuk është e vetmja që si asnjëherë tjetër më parë në një proces kaq të madh privatizimi ka zgjedhur të heshte.
Edhe kryeministri Sali Berisha, ndryshe nga herët e tjera, ka zgjedhur të mbajë të njëjtin qëndrim. Natyrisht që zotit Berisha nuk i mungon informacioni dhe as interesi në një marrëveshje biznesi, ku në lojë janë 850 milionë euro, shifër kjo sa 30 për qind e buxhetit vjetor të vendit.

Re.Pu. (Top-channel)

Comments

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Media idiote!!!</p><p>Beni nje kerkim te thjeshte mer injorante se sa jan shitur fusha nafte me rezerva te ngjashme me ate tonen dhe do kuptoni qe ajo 850 milion euro eshte shifer qesharake. Vlera e vertete duhet te jete ta pakten 10 here me shume.&nbsp;</p><p>Ose nje pyetje tjeter qe media jone &quot;profesionale&quot; nuk e ngre, si ka mundesi qe asnje kompani prestigjoze nafte nuk ka mare pjese ne tender? Po ne vend te tyre kane qene kompani fantazme?</p><p>Mire na e bejne qe na vjedhin ne kete menyre, popull idiot, media idiote, dhe ne presim politikane te ndershem. hahaha</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.