Një ofertë amerikane surprizë në tenderin për Albpetrol
6 kompani (13 të tjera janë tërhequr) kanë paraqitur ofertat e tyre sot në ora 12.00 në METE në tenderin për privatizimin e kompanisë Albpetrol. Mediat njoftojnë se ka pasur oferta nga 52 milionë (rusët e Gazprom) e deri në një ofertë (me sa duket e papritur për të gjithë) 850 milionë euro nga një fond amerikan investimesh nga Çikago, nën konsorciumin Vetro Silk Road Equity Ltd. Katër ofertat e tjera mes këtyre dy shumave ishin: Amber Shine INC - 790 mln euro, Bankers Petrolium, 303. 8 milionë euro, Consorcium Win Bussines, 297 milionë e 600 mijë euro, ECOLOG INTERNATIONAL – DUBAI (u deklarua se nuk është e qartë vlera e ofertës).
Sipas së përditshmes "Shqiptarja.Com" online, kompania që i ka befasuar të gjithë të pranishmit me super-ofertën 850 milionë euro (deri sot në mesditë përflitej se vlera e afët e shitjes do ish diku te 300 milionë euro) është një kompani amerikane e cila paraqet një aktivitet, që nuk ka të bëjë me sektorin e hidrokarbureve, por është një ndërmjetëse financiare për investime të llojeve të ndryshme, e themeluar në 2003 në Çikago dhe me aktivitet në shtetet Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut
Edhe "Reuters" kishte një lajm mbi privatizimin e Albpetrol dhe përqëndrohej te dhënia nga qeveria e Tiranës pak orë para privatizimit e lejeve dhe licencave plus për Albpetrolin. Shiten 100 % të aksioneve dhe jo vetëm.
Shkruan "Reuters": "Vetro Energy, një konsorcium me bazë në SHBA, ka ofruar 850 milionë euro për Albpetrolin, më shumë se dyfishi i vlerës për asetet e kompanisë shtetërore shqiptare të naftës, thanë këshilltarët e shitjes. Oferta e Vetro Energy, e barabartë me 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto (GDP), ishte një nga pesë ofertat e hapura të premten përpara një audience ku përfshiheshin edhe reporterë, përfaqësues të kompanive ofertuese dhe bordi shtetëror i rishikimit të procesit. Duke bërë ofertën përmes konsorciumit Vetro Silk Road Equity Ltd jashtë Singaporit, Vetro Energy tejkaloi ofertën prej 790 milion eurosh të Amber Shine. Blerësi do të fitojë të gjithë asetet mbi tokë të Albpetrol dhe të drejtën për të eksploruar dhe shfrytëzuar gazin e naftën në territorin shqiptar për 25 vjet. Për të ëmbëlsuar më shumë marrëveshjen, qeveria i ka dhënë Albpetrol edhe të drejtën për të ndërtuar një rafineri dhe për të transportuar dhe shpërndarë gazin natyror... ". A.N.
Comments
Vjedhja me e madhe e
Vjedhja me e madhe e Shqiperise! Vetem nje popular barbar e anadollak si Shqiptaret e lejojne.
Normal tenderi; me te gjitha
Normal tenderi; me te gjitha karakteristikat shqiptare: Ofron me shume ai qe ska asgje, del i dyti qi qe i kane premtuar menaxheret, dhe garen e fiton i treti...
Nafta eshte nje produkt strategjik dhe cdo koncension mbi te duhet ti nenshtrohej nje referendumi. C'eshte imuniteti, qe kryeministri kerkon ta coje me referendum, perpara naftes?
a ha ha ha! Kjo eshte
Kjo eshte kunder Baba Saliut!<o:p></o:p>
Donte tua jepte nentoken rusve, por amerikanet i dine mire punet dhe prandaj kane bere nje oferte te tillë!!<o:p></o:p>
Po me vjen keq per doktorin se, me sa kuptoj une, deri ketu e pati.<o:p></o:p>
Good bye DOKTOR!<o:p></o:p>
Deri sa u be tenderi kam
Deri sa u be tenderi kam lexuar qyfyre pa fund online te militanteve te Rames jo ja shiti rusit jo ja shiti kinezit jo ja shiti serbit per nje cope buke... sot pasi doli qe 2 ofertat me te mira i kishin bere amerikanet dhe vlera ishin 3 fishi i parashikimit me te mire pasoi nje heshtje varri prej 3-4 oresh kurse ketu te Respublica nuk thuhej asgje... pastja e mori guximin Mero dhe shperthyen te gjithe jo sduhej shitur jo ka vlere me te madhe jo amerikani i djeshem erdhi per tenderin dhe na shiti te drejtat e njeriut te Berisha e budalliqe te tilla... Shkurt kjo me kujton nje barsalete: NUK ESHTE PUNA TEK PARATE, CESHTJA ESHTE TE XHESTI;-D
p.s. sec kam nje mendim paragjykues qe militantet e Rames ketu po i luten Zotit qe te deshtoje ofertuesi i pare dhe i dyte qe te bjeri vlera e privatizimit sepse sipas disave nicnameve te Tema Berisha do i fitoje zgjedhjet me 850 milione dollare bonus;-p
Shume faleminderit.
Shume faleminderit. Pershendetje te ngrohta
Mendoj qe pavarsisht se kane
Mendoj qe pavarsisht se kane licence per ndertimin e nje rafinerie fillimisht do marrin ate te Taci oil me procedure duke qene se kjo kompani i ka Albpetrolit 60 milion dollare borxhe (40 Armo + 20 Taci oil). Do likuidojne dhe azerbajxhanasit dhe do jene jo vetem pronare dhe te rafinerise por do kene edhe te gjitha licencat eskluzive qe ka sot taci oil. Nje rruge e dy pune.
Sigurisht kjo do te behet me presion ndaj qeverise shqiptare sepse keta sigurisht do te kerkojne urgjentisht shtetit shqiptar kthimin e borxheve te Tacit dhe mendoj qe zgjidhja do te jete e tille.
PS 2 Kerkoj ndjese sepse gabimisht ne komentin me siper kam shkruar 850 milion dollare persa i perket ofertes kurse ajo eshte 850 milion euro= 1 miliard dollare = 40 milion dollare ne vit .
Me respekt
Emigranti
Respekt per komentin e
Respekt per komentin e emigrantit, por ti biesm Shkurt, Bankers qe zoteron rreth 20% te puseve aktive ne Shqiperi ka nje fitim rreh 30-40 milion € ne vit, keshtu qe albetroli duhet take te pakten dyfish plus te ardhurat nga konesionet e ndryshme.... Eshte falje!!!!!!
E dyta e mendoni se C'DO BEJ AI BURRI ME 850MILION€ NE NJE VIT ELEKTORAL. ESHTE PER TE PASUR FRIKE. NE 2009 E 2011 ARKA E SHTETIT ISHTE PAK A SHUME BOSH, DHE CDO KACIDHE QE KISHTE METUR U PERDOR PER ZGJEDHJET, E IMAGJINONI SE C'BEHET ME 850MILION€????????????
Add new comment