“Patosi ynë nekrologjik”

Postuar në 07 Shtator, 2012 06:22

“Teodor Kekon po e lëndojnë me lëvdata”, thosh Arben Bllaci qysh në titullin e shkrimit të vet të publikuar në Panorama. Kuptohet, është me idenë që Kekon po e pompojnë më tepër se sa ai meritonte e se sa ai vetë do donte, dhe për të bërë këtë shkrim është cytur edhe nga dekorata presidenciale ‘Mjeshtër I Madh’, edhe nga një program i tërë dedikuar Kekos, në të cilin janë dëgjuar dhe fraza të llojit “me Dorin kena qenë çuna lagjeje” (duhet ta ketë fjalën për Opinionin e Fevziut ca kohë më parë). Dhe shkrimin e mbyll, duke premtuar një vizitë te varri i Kekos, me të cilin fantazon këtë dialog:

- Na e bëj kabull, i dashur ….

- E mo varja, sa seriozisht i merr ca gjëra dhe ti – është përgjigja që do t’i japë Dori.

Në të njëjtat ujra noton dhe Vehbiu me shkrimin e tij të publikuar në Peizazhe të Fjalës. I ka rënë në sy një ‘patos nekrologjik’, që ka pasuar vdekjen e Ali Podrimjes dhe të Arbën Xhaferit. Dhe afërmendsh, nuk është dakord, ndonëse lë të kuptohet se i ka çmuar që të dy (për Podrimjen ka shkruar menjëherë pas vdekjes së tij).

Fillimisht, nuk ka mundur të gëlltisë një krahasim të Podrimjes me Homerin (“Ali Podrimja – Homeri shqiptar”, ka thënë Natasha Lako), e më pas një krahasim që i është bërë Arbën Xhaferit me Sokratin.

 

Shkrimin e Vehbiut mund ta ndiqni në linkun: http://xhaxhai.wordpress.com/2012/09/06/patosi-yne-nekrologjik/

E.G.

Comments

Submitted by Petro (not verified) on

<p>&nbsp;Nuk ka faj gazetaria idiote e Tiranës. Aq mediokre janë faqet e shtypit dhe kronikat TV të kulturës, sa mjafton të shohësh vajzat gazetare, përgjithësisht provinciale, që për të dhënë përshtypjen e gazetares, vendosin mbi flokë një palë syze dielli, që përdoret rutinë si dokument identifikimi. Ato, me aq lajm sa u jepet për Dorin, kryejnë detyrën e shkrimit apo kronikës së ditës. Faji është i familjes Keko, kryesisht vëllait, Ilirit, i cili ka kohë që e përpr Dorin si biznes.</p><p>Kush i lexon këto, ta dijë se nuk po flet ndokush nga rruga, por flet një nga ish shokët e tij. Vehbiu si burrë i mençur që është, ka të drejtë, por nuk nxjerr arsyen pse. Unë atë Ilir Kekon e çoj në dreq, sepse me pompimin, jo vetëm nuk ndihmon, por e dëmton emrin e Dorit, të cilin ai kurrë nuk e ka dashur t&#39;i përgojohet në këtë formë.</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Relapso (not verified) on

<p>Per Teodor Kekon ndoshta e kane tepruar vertet. Podrimja ka qene nje poet shume i mire, ndersa Xhaferri nje nga politikanet me te mire te hapersires mbareshqiptare. Ç&#39;te keqe ka te shkruash per to e t&#39;i levdosh? Nuk e kuptoj se çfare e ka bezdisur kaq shume Vehbiun. Jam i bindur se sikur te kishte vdekur&nbsp;Vehbiu (mos o Zot) &quot;do te teprohej&quot; ne levdata&nbsp;po ne te njejten menyre. Meqe ra fjala te teprimet, me duket se eshte vete Vehbiu&nbsp;qe e tepron gjithnje e me shpesh&nbsp;duke marre&nbsp;poziten e gjyqtarit suprem qe pretendon te percaktoje masen e drejte te gjerave.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.