Sherr për karrigen e gabuar... Për gazetarin ka lidhje me ato që ka thënë Edi Rama për "ballistët dhe pulat"

Postuar në 07 Shtator, 2012 10:34

Arta Dade: Mos u ul aty se është vendi i deputetëve
Adriatik Alimadhi: Pse çfarë problemi ka?
Arta Dade: Nuk e keni vendin aty
Adriatik Alimadhi: Arta ta lirova vendin se e kishe me merak
Arta Dade: Kujt i thua Arta, njihemi gjë bashkë?
Adriatik Alimadhi: Harrova, ju e doni shoqja Arta
Arta Dade: Ore për çfarë ke ardhur këtu, kush je ti?
Adriatik Alimadhi: Unë kam ardhur të përfaqësoj Ministrinë e Tranporteve dhe jam zëvendësministër
Ndërhyn Namik Dokle: Përfaqëso pra Ministrinë
Adriatik Alimadhi: Cfarë keni? Mos më prisni kështu. Keni gjithë jetën që silleni kështu: mos u ul aty, mos u ul këtu
Arta Dade: Po ik ore, na ler të bëjmë punën tonë
Adriatik Alimadhi: Zgjidheni dhe sekretaria të na caktojë vendin
Namik Dokle: E çfarë pastaj, të ra hunda ty se të thamë mos u ul aty?
Arta Dade: Të ra hunda? Eshtë vendi i deputetit. Ja erdhi deputeti
Adriatik Alimadhi: Për ju e kam unë, nuk e kam për vete. Unë ulem ku kam vendin
Arta Dade: Po ik more mos na mëso ti se çfarë do bëjmë. Dil përjashta të lutem.
Adriatik Alimadhi: Jo nuk dal. Ka kryetar komisioni
Arta Dade: Unë jam nënkryetare komisioni. Dil jashtë se mbaruam me ju
Adriatik Alimadhi: Mirupafshim pra
Arta Dade: Qenka fare ky. Dil more zotëri shko shiko punët e tua. Hajde ik tani

Replikat e mësipërme janë shkëmbyer në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme (në foto) dhe shkak ka qenë vendi në të cilin do të ulej zv.ministri Alimadhi. Ai është ulur në njërën prej karrigeve të deputetëve të PD që mungonin. Për të përditshmen "Panorama" ky është një debat mes "PS dhe ballistëve" që ka lidhje me ...ato që ka thënë më parë Edi Rama për ballistët. Titulli për sherrin e karriges është "Përplasja e PS me ballistët, Dade replikon me Alimadhin" dhe në hyrje të artikullit, para se të paraqesë replikat e mësipërme, gazetari shkruan:  "...Pas deklaratave të kryetarit të PS-së Edi Rama, se ballistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë qenë palë me gjermanët dhe se hanin pula, Partia Socialiste vazhdon debatin me Partinë e Ballit Kombëtar. Dje në Komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme, deputetja e PS Arta Dade ka debatuar me kryetarin e Partisë Balli Kombëtar, njëherësh zëvendësministër i Transporteve, Adriatik Alimadhi...". Etj. - A.N.

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

Kjo eshte media... Bashkon brockullat e Edi Rames ne nje takim se di se kur; me Arta Daden qe lufton per t'i ruajtur karrigen deputetit demokrat qe svjen; nje kryetari ballist qe na qenka zv minister, por ia ka qejfi ta shijoje njehere qofte edhe ca sekonda karrigen e deputetllekut; dhe te gjithe keto i ben çorbe nje gazetaruc qe do me ra ne sy te shefit apo ka hall me mbush faqen; hajde e merri vesh. Pune papunesh! Llogje pazari !

Submitted by Anon (not verified) on

Po kush je ti more Z. Bujaruc, te gjykosh median.. Nje cope komentatori blogjes, asgje me shume..!!

Sa per autorin e shkrimit, po gjej ndonje lajm vete ne jete.. ngelet duke komentuar mediat e tjera.. me keto tituj qe ta shpifin. :)

Submitted by Anonim (not verified) on

@ Anon,

e pse nuk paska te drejte njeri te gjykoje median?

Kush je ti qe gjykon komentatoret e tjere se cfare duhet te komentojne, mor anonuc?

Je shume qesharak, ketej i hidhesh tjetrit ne gryke se komenton mediat, ketej gjykon kete median qe nuk gjen ndonje lajm vete. Ti te komentosh median, por te tjereve nuk u lejohet.  Kush je ti?

Submitted by Bujar (not verified) on

Pse te djeg ty që 'Anon'? Apo je autori i shkrimit te Panorames? Apo je nje lloj i atille gazetari qe gdhihesh e ushqehesh me parimet e tij? Une jam nje cop komentatori blogjesh, sepse keshtu kam zgjedhur te jem, nuk jam nje cope gazetari qe me perdorin si puna jote.

Submitted by katarakti (not verified) on

Katastrofe nga te gjitha anet. Edhe gazetari qe ka bere lemsh gjithçka, por sidomos kjo Arta Dade. Sa i pelqeka vetja budallaçkes. Ne mos gaboj, se nuk jam i sigurt, djali i saj ka vrare dike dhe PD-ja po perpiqet ta nxjerre "pa u lagur". Vetem per kaq duhet te mos ishte me deputete.

Submitted by Anonim (not verified) on

sa njerez te pasjellshem. ketyre u mungon edhe edukata elementare. sidomos arta dabulla. cfare fodulleje.

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

Ne nuk mund te ndryshojme gjerat e ndodhura,por mund te ndryshojme menyren tone te reagimit.

Perpara paqes vjen pajtimi,por po nuk dite se ç'eshte pajtimi dhe paqja diskutimi eshte i kot.

Si mund te gjykojme te tjeret kur nuk njohim as veten tone.RUHU NGA MIQTE ARMIQ,DHE RESPEKTO ARMIQTE MIQ!

ACTA EST FABULA,(çfaqja mbaroi).Ka me shume rendesi mesazhi sesa mesagjeri.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.