Uithersi, si Rajersoni, i sugjeron Berishës të dalë në pension

Postuar në 07 Shtator, 2012 06:03

Kur ish-amabasadori amerikan Uithers u pyet nga Sokol Balla mbrëmë rreth rrezikut të përqëndrimit të pushtetit në një dorë, u përgjigj duke sjellë shembullin e Xhorxh Uashingtonit. Tha Uithersi: “Xhorxh Uashingtoni, i cili jetonte jo shumë larg nga këtu, u quajt babai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Popullariteti i tij ishte përtej çdo popullariteti që kanë gëzuar presidentët tanë në historinë e SHBA-së. Ai u zgjodh herën e parë dhe më pas për të dytën herë. Kur vajti herën e tretë, i thanë garo përsëri se ke për të fituar, por ai kishte një detyrim moral dhe u shpreh se dy mandate mjaftojnë për çdo president. Dhe me të gjithë atë pushtet që ishte gati për ta pasur përsëri të tijin, ai zgjodhi të tërhiqej”.  Duke dhënë këtë shembull, Uthersi praktikisht i ka sugjeruar Berishës që të tërhiqet nga politika pas kaq shumë kohe në pushtet.

Dihet publikisht që Uthersi nuk ka patur një marrëdhenie të mirë me Berishën. Por një këshillë të ngjashme dhe më të drejtpërdrejtë ia ka dhënë atij një ish-amabasador amerikan që ka patur marëdhënie shumë të mira me Berishën. Në një intervistë që kam zhvilluar me ish-ambasadorin Rajerson ne vitn 2007, me rastin e 15 vjetorit të fitores së parë në zgjedhje nga PD-ja (http://www.respublica.al/opinion/2011/09/21/rajerson-berisha-e-meriton-pensionin ), ai tha se Berisha e meriton pensionin. Konkretisht, pyetjes “A duhet  z.Berisha të dalë në pension?” ai iu përgjigj kështu:

“Siç e dini, unë jam amerikan dhe duke kërkuar në historinë e vendit tim për shembuj, më bën pershtypje ai i Xhorxh Uashingtonit.  Pasi kishte shërbyer si gjeneral në Luftën e Pavarsisë, ai u zgjodh dy herë si President i SHBA-së.  Dhe pas herës së dytë, Xhorxh Uashingtoni nuk kandidoi për herë të tretë.  Ai kishte bërë shumë për vendin dhe ishte krenar për arritjet e tij, por sidoqoftë, zgjodhi pensionin.  Mendoj se z.Berisha është në fakt në një situatë paralele - ai ka bërë shumë për vendin e tij, dhe e meriton të dalë në pension.  Ky do të ishte një hap i mirë për demokracinë si brënda PD-së ashtu dhe më gjerë në Shqipëri.  Kjo, sepse kështu do hapej rruga për të tjerë që të marrin përsipër përgjegjësitë.  Unë personalisht mund të konstatoj se jeta në pension s’është fare e keqe!”

E.Zaloshnja

 

 

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Po eshte e vertete qe Berisha ka bere shume per vendin e vet.Kete me mire se te gjithe e dine shqiptaret,bile po e mesojne me shume per çdo dite qe kalon.Po ka nje gje se Berisha nuk e ka realizuar akoma qellimin qe i ka vene vetes.Te shese (bleje)dhe gurin e fondit te germadhes se quajtur Shqiperi.</p>

Submitted by mialeksi (not verified) on

<p>Nëse do e përmblidhje me pak fjalë intervistën e mbrëmshme të ish- ambasadorit amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, do të arrije në përfundimin se thelbi i saj ishte nevoja për zgjedhje të lira. Thirrja e tij ishte për qytetarët që të dalin e të mbrojnë votën e tyre. Nuk komentoi as Ramën si kryeministër të ardhshëm dhe dukshëm e akuzonte Berishën se po mbledh shumë pushtet pasi nuk ka frikë nga ndryshimi me votë. Sepse nëse ndryshohen me votë, qeverisin më ndryshe.</p><p>Kur mendon rëndësinë që ka vota në demokraci, të flasësh për gjëra të tjera të duket si një vrimë në ujë. Sepse po zbulove që Berisha po bëka kërdinë me hidrocentralet, pa folur për votën, siç bën analisti Fatos Lubonja është sikur të nxjerrësh ujë me gota nga një varkë që mbytet. Të ngjan me Aleksandër Frangajn, që në studion e televizionit të tij u klithte shqiptarëve dhe analistëve se Berishën duhet ta kritikojmë për legalizimet e jo për këto problemet e tjera.</p><p>Nëse nuk flasim gjithë kohën për vjedhjen e zgjedhjeve, sidomos për grabitjen e mandatit të Tiranës me transparencë përpara syve të të gjithëve, kot që flasim. Vetëm llomotisim!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.