Krasta: Jodialektike dhe budallaqe të merresh me opozitën; si të shkelmosh një kalë të rrahur. Më shqetësojnë më shumë kuajt e harbuar

Në një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes "Gazeta Shqiptare" Adi Krasta flet për televizionin, programet e tij dhe pak për politikën. Pyetjes "ka patur insinuata në shtyp për një sezon disi të vakët" – Krasta i përgjigjet duke bërë një klasifikim të publikut: "Jam i bindur që publiku inteligjent e pëlqen programin. Për atë më pak inteligjent? Unë do këmbëngul me dashuri, - thotë ai. Më pas gazetari e pyet për shfaqjen e tij në "Pallatin e Kongreseve" (A Show) dhe e quan qëndrimin e Krastës në atë shfaqje si "antiqeveritar".
Përgjigjet Krasta: "…Në shfaqjen e madhe iu referova që në fillim situatës politike duke i dhënë të drejtë deklaratës që kishin bërë atë mëngjes tre ambasadorët që shihnin me sy pozitiv idenë e një rotacioni të paqtë të pushtetit kur t'i vinte koha. I jam referuar gjithashtu qeverisjes në fund të shfaqjes me një tallje të hapur që i bëra vetes sime për pamundësinë që kam për të mbyllur gojën. Që nga ajo shfaqje kanë kaluar 7 muaj dhe më duhet të them se mendimi im nuk ka ndryshuar…".
Pyetja që vjen pas është: Si mendoni ju për opozitën? Dhe Krasta thotë: "…Në përgjithësi opozitat nuk janë në mendimet e mia. Ato nuk janë në pushtet. Filloj të mendoj sapo shndërrohen në qeveri (dhe është ky momenti kur fillojnë të tjetërsohen e të gabojnë). Është jodialektike dhe budallaqe të merresh me opozitën, është si të shkelmosh një kalë të rrahur, i cili nuk mbërrin dot në finish. Më shqetësojnë më shumë kuajt e harbuar…". A.N.
Mund të rilexoni edhe:
http://respublica.al/node/6818
Comments
Krasta gjithmone simpatik dhe

Krasta gjithmone simpatik dhe guximtar, pavaresisht qe e tepron ndonjehere jopolitikisht

Intervista e plote e Krastes

Intervista e plote e Krastes sot e mrekullueshme. Mbetet i vetmi.

te kishim dhe ca si krasta

te kishim dhe ca si krasta nuk do pushonte telekomanda shkrete, nje kalores triumfator i vertet i medias

Nuk i do kuajt e harbuar se

Nuk i do kuajt e harbuar se je egoist. Do që të jesh ti i pari. Unë ndoshta nuk jam shumë inteligjent, por ti o Adi po bëhesh gjithnjë e më i mërzitshëm.

po c'nevoje ka krasta mor

po c'nevoje ka krasta mor Adi.P te jete i pari. I pari ka qene dhe eshte ne punen e tij. Mund te kete defekte plot por i "i merzitshem" ??? Asnjehere!

Une nuk e kuptoj ende

Une nuk e kuptoj ende atraksionin qe krasta ka ne median shqiptare. Ai padyshim qe ben punen e tij por ne ato qe thote dhe si i thote le shume per te deshiruar.

Se pari me mendjemadhesi guxon ti ndaje shikuesit (e tij se pari) ne njerez te zgjuar dhe budallenj, duke nenkuptuar vetveten si gjenial. Vetem ne Shqiperi audienca do ta toleronte nje shprehje te tille idiote dhe jo-inteligjent (ca me teper vete-vrasese per krasten).

Se dyti klasifikimi i opozites si kale i ngordhur (edh pse me qellim te mire apo pozitiv/neutral) nuk eshte aspak i goditur dhe me tingellon infantil dhe idiot.

Ne sensin profesional, kisha mundesine te ndiqja pak nga intervistat qe kishte marre gjate dhe pervecse linte shume per te deshiruar me te foluren e tij patetike dhe meskine, une nuk kam parre intervistues me te keq, boshe te bezdisshem se ai (me perjashtim ndoshta te Fevzes).

E thene e gjitha kjo, dhe antipatia ime personale ndaj Krastes (nuk e di se cfare ka bere mire ky individ pas BBC-se ku ishte vec i pranueshem/OK), pozicionimi i tij ne media si antiregjim i ben nder dhe ja bej kabull sperdredhjet e kota dhe patetike qe ben para kamerave. Ceshtja e tij ka qene gjithmone qe nuk e mendon fort ate qe po thote dhe padyshim duket plotesisht i papergatitur per nje interviste duke i besuar mendoj fort intuitiviteti i tij qe ne fakt i mungon.

Krasta si person - normal dhe ok / Krasta si profesionist - o moj nene dhe BAD, Bad bad.

thashe po e kqyr me vemendje

thashe po e kqyr me vemendje kete komentin e gjate se helbete, bejne analiza e kritika te mencura ndonjehere Anonimet, por me kete shqipe, kete frustacion e mllef te vogel, nuk i bind dot njerezit. Chill out dhe jeto me te verteten qe Krasta eshte i madh dhe i vetmi dhe per ca kohe...Mire do te ishte te kishim dhe ca te tjere te standartit te tij , ne profesionin e tij por vocerake dhe te rastesishem mbeten gjithe emrat qe me vine ne mendje tani ... qe mos rreshtoj ca cilesi te tjera;))

Per te bere rotacion duhen

Per te bere rotacion duhen ide, program,alternativa, njerez me vizion dhe integritet, perndryshe rotacion per shijet dhe miqte e krastes nuk me duket se ja vlen te behet. Sidoqofte Krasta ka gjithe te drejten e Zotit te shaje qeverine sikunder shumica ka te drejten e vet te kerkoje te rikonfirmohet si e tille. Rotacioni eshte fryt i demokracise por qe te arrihet duhet te meritohet perndryshe je thjesht ne nivelin e shijeve dhe si thone italianet tutti gusti sonno gusti !

Rotacion do te thote

Rotacion do te thote demokraci. Ne nje vend kur asnjehere nuk jane kryer zgjedhje te lira dhe te ndershme rotacioni eshte domosdoshmeri. Ndryshe jemi ne nje demokraci fallso si ato te Lindjes se Mesme ose te republikave ish - sovjetike te Azise Qendrore. Do Zoti dhe kemi rotacion pushteti me 2013 se na eshte bere ky kryeministri si burri i nenes. Po na behet si Enveri.

ajo qe me ben pershtypje

ajo qe me ben pershtypje eshte zhurma qe ben Krasta sa here shfaqet. Nje fjale thote - dhe sulen levdatat e sulmet. Vetem me celentanon ndodh keshtu ketu ne Itali.

Add new comment