Withers: Po rrëshqisni drejt së keqes... Pas Nishanit, vjen politizimi i gjykatave... Zgjedhjet e 8 majit? S'di a i fitoi vërtet Basha

"Situata është përkeqësuar. Unë mendoj se frika (dhe do ta përdor këtë fjalë frikë), që unë kisha për atë që do të ndodhte me institucionet e pavarura demokratike, ndodhi... Për momentin Shqipëria është duke qëndruar në buzë të greminës...". Këto janë vetëm disa nga pohimet e ish-ambasadorit amerikan Withers dhënë në një intervistë gazetarit Sokol Balla nga SHBA, të cilën mund ta lexoni të plotë edhe në kolonën përbri këtu në ResPublica. Duke folur për debatin mbi imunitetin Withers e nis analizën nga ajo që do ndodhë me drejtësinë pas zgjedhjes së Nishanit president:
"...Tani me zhvillimet e fundit, përfshi këtu edhe zgjedhjen e presidentit... Ai është edhe siç premtoi kryeministri, një besnik i PD. Nuk është aspak gabim të jesh besnik i PD, por në klimën dhe rrethanat që kalon Shqipëria sot, a do të demonstrojë z.Nishani se është një njeri i pavarur në ato raste kur do t’i duhet të ngrihet kundra vullnetit të kryeministrit? Jam shumë skeptik se ai do ta bëjë një gjë të tillë. Nëse ju nuk keni pikëpamjet personale dhe vullnetin për t’i mbrojtur këto pikëpamje, thjeshtësisht ktheheni në atë që ne e quajmë “YES Man”, njeriu lepe-peqe për gjithçka... Tani lind pyetja: cilët do të jenë njerëzit që do të emërohen nga presidenti Nishani dhe a do të munden ata të qëndrojnë të pathyeshëm nga tekat e PD?... Tani nëse keni një gjykatë të kompozuar nga gjykatës, të cilët do të anojnë nga njëra parti politike, si mund të keni një sistem drejtësie që flet dhe i shërben të gjithëve? Ne e dimë rrezikun e politizimit të gjykatave... Këtu në shtëpinë time është një foto e Musine Kokalarit gjatë gjyqit të saj ku në fytyrën e saj duket një shprehje shpirtërore pafajësie, sepse ajo ishte e pafajshme. Por ishte politikisht e domosdoshme për regjimin komunist të sulmohej, pasi konsiderohej e rrezikshme për ata.... Nëse gjykatësit apo njerëzit e drejtësisë zgjidhen sipas kritereve politike, atëherë kjo është e rrezikshme.... Shikoni se çfarë është duke bërë Putini në Rusi. Shikoni ç’po ndodh në Hungari, Rumani, Gjeorgji, shikoni ç’po ndodh në Ukrainë. Atje ju keni një kundërshtar politik të gjithë-pushtetshëm, i cili e burgosi atë, të cilën fliste në emër në popullit, duke urdhëruar gjykatat të vepronin në këtë mënyrë. Kjo është ajo rrëshqitja e ngadaltë në drejtim të së keqes. Për tre vjet unë kam ngulmuar kur jam shprehur për t’i pasur institucionet e pavarura..."
Sokol Balla e pyet dikur në intervistën e gjatë edhe për zgjedhjet e 8 Majit... "Ish-ministri i Brendshëm gjatë 21 janarit mundi liderin e opozitës dhe ish-kryeministri me partinë e tij morën gati më shumë se 50% të votave në këto zgjedhje. Çfarë po ndodh për mirë apo për keq në demokracinë tonë?" - është pyetja. Dhe Withers përgjigjet: "...Fillimisht para se të përgjigjem, ngrihet pyetja: A i fitoi Lulzim Basha me të vërtetë zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Tiranës? Ajo ishte shumë e çuditshme dhe e pajustifikueshme. Ndryshimi i rregullave të lojës, numërimi i votave të hedhura gabim etj, treguan se kjo nuk është rruga mbi të cilën ecën demokracia. Sistemi i gjykatave, në veçanti ai i Kolegjit Zgjedhor u duk i pa interesuar për ligjin dhe KQZ u duk se ndihmoi maxhorancën. Mbetet një pyetje e hapur se kush fitoi në ato zgjedhje...". - A.N.
Comments
Institucionet shqiptare kurr

Institucionet shqiptare kurr nuk kane qene te pavarura sepse vete ky Ambasador ka futur dhe akoma fut hundet ne punet e shtetit Shqiptar. Ky si fajtor qe eshte na la peshqesh tragjedine e Gerdecit. Problemi ne mbarevajtjen e ligjeve ne Shqiperi nuk jane shqiptaret por qarqet e huaja si puna e ketij ish Ambasadori.

Withers ka shume te

Withers ka shume te drejte.

Problemi eshte qe asgje prej ketyre qe thote nuk eshte e veshtire te kuptohej qe ne 2008 kur u nderrra kushtetua. Njerezit perhere duan pushtet, e prandaj krijohen institucionet qe i frenojne ata. Nqs i beson te gjitha keto, atehere nuk ke se si te mos kerkosh ne moment dorehqjen e Rames pas nje akti te tille. O eshte i etur per pushtet vet, ose eshte kokrra e idiotit qe nuk ka lexuar dy faqe histori. Te dyja keq jane.

Akoma me teper, intervista e Withersit duhet tu hape syte analisteve shqiptare duke perfshire dhe Mucin qe institucionet jane me te rendesishme se individet. Dhe institucionet fillojne e ndertohen qe ne hapin e pare te procesit politik, garimin brenda partive. Nqs kemi nje sistem qe kontrollohet komplet nga dy parti, dhe keto parti ne vetvete jane komplet autoritare, institucionet e pavarura shteterore jane shume pak per te funsionuar si check-and-balance i tere sistemit politik. Kete pjese Muci nuk do qe nuk do ta kuptoj.

Duket qe po flet ne mbrojtje
Duket qe po flet ne mbrojtje te nje partie te trete,kunder dy te medhave. E di kush eshte fatkeqesia? Partia e trete qe ti se permend,eshte edhe me keq se dy te medhate. Sepse e ka privatizuar qysh ne lindje nje cift i paskrupullt bashkeshortesh!
Une flas ne favor te cdo

Une flas ne favor te cdo partie te trete, jo vetem LSI.

Dhe nje gje tjeter qe njerezit duhet te kuptojne. Demokracia nuk nenkupton qe do kemi ne krye gjithmone njerez te mire. Demokracia nenkupton qe pushteti i individeve duhet frenuar e limituar me institucione, e mbi te gjitha duhet frenuar duke ndare pushtetin ne sa me shume duar.  Pra sidoqofte LSI, AKZ, FRD etj eshte me mire qe pushteti te ndahet ne duart e 5-6 matrapazeve qe kane qellimet e tyre se sa ne 1-2. Sa me i perqendruar pushteti aq me i larte rreziku i vendimeve autokratike.

Shembulli me i mire ishte rasti i presidentit. LSI vetem per interesat e saj personale u be bllokada qe nuk lejoji Jozefinen te behej presidente. E sido qe te jete Nishani, ai nuk eshte nje monster si Jozi.

dhe cila qe formula e LSI per

dhe cila qe formula e LSI per presidentin? u bashkua me lul bashen per te bere artan hoxhen president! e bukur ndarje. mos na mbaj leksion demokracie, sepse kur fut ilir meten dhe fatmir mediun ne valle, cdo leksion te duket hipokrit. eshte totalisht e pasakte teza qe dy maskarenj duhet t'i markojme me kater-pese te tjere. me mire nje grope me dy peshkaqen brenda, apo me nje tufe? kjo eshte pyetja.

Absolutisht me mire nje grop

Absolutisht me mire nje grop me shume peshkaqen ku ruajne njeri tjetrin.

Kuptohet qe Iliri nuk do zgjidhte president dike qe do i pelqente PS-se. Eshte absurde ta mendosh se dikush nga politikanet rri nate e dite zgjuar duke menduar per hallet e popullit. Secili mendon per interesin e tij. Po duke patur me shume njerez qe mendojne per interesin e tyre, dhe kane pushtetin ta bejne nje nje gje te tille ndalohet perqendrimi i pushtetit te nje njeri i vetem. Edhe per instinkt mbijetese keta te tjeret do perpiqen ta ndalojne.

Kjo eshte e gjithe llogjika e institucioneve qe amerikanet shpiken me kushtetuten e tyre dhe qe perpiqen ta shperndajne ne bote. Ata qe kerkojne te vene "njerezit e mire" ne pushtet dhe tu japin atyre te tera pushtetet kane gabuar qe ne fillim.

Sot kuptova qe Withers kishte

Sot kuptova qe Withers kishte dale ne pension te parakohshem per hir "te lirise se fjales";-) Kjo shpjegon shume se cfare mendon Departamenti i Shtetit per Lirine e Fjales se Withers ne raport me klasen politike;-)

Nese kjo eshte gjithcka qe ke

Nese kjo eshte gjithcka qe ke kuptuar nga intervista e Withers atehere nuk ke kuptuar asgje. Kryefjala e intervistes ishte populli shqiptar dhe as klasa politike sfhqiptare apo DASH. Withersi e tha qarte qe mos prisni qe te huajt te zgjidhni hallet tuaja. Eshte tipike shqiptare qe te mos interesohemi per hallet tona por per hallet e tjetrit.

Me tipa si puna jote te

Me tipa si puna jote te kallepit "superpatriot" dhe vetem kritizer i ortodokseve,e theksoj vetem kritika "antiortodokse" dhe shqetesimi nga "Xhimi", qe qenka nofke e huaj,presim vetem izolim,mobilizim,shterpizim te demokracise dhe kthim ne monopate haxhiqamiliste..Kudo kritika e Anonimit me emer "shrlatan",grafoman dhe komentoman..Kudo Anonim Dinshumi,qe matet dhe me profesoret..Ha,ha,ha!

Nese Withers do te ishte

Nese Withers do te ishte shkelkqesia e tij ambasadori Withers do ta kisha marre shume seriozisht se do degjoja se cmendon DASH, por kur behet fjale per kete tipin qytetar te lire Withers sinqerisht qe nuk kam mundesi te mesoj asgje te re pervercse ndonje histori qe ai e di dhe une nuk e di. Keshillat e tij politike nuk i besoj pasi kam shume dyshime per objektivitetin e tij. Mbaj mend ne 2008 qe sponsorizoi nje liber te Obames per ti bere reklame Vilajet Qyrkut dhe formacionit G99 ne prag te fushates dhe kjo per mua quhet mbajtje ane dhmth subjektivizem do te thote se skam pse i besoj. Nuk di se cmesove ti qe nuk e dije, por mendoj se kane kaluar 24 vjet qe kur mbarova gjimnazin..

Nese ti objektivitetin e

Nese ti objektivitetin e Withersit e lidh me sponzorizimin e nje libri te obames per ti bere reklame Vilajet Qyrkut dhe formacionit G99 ne prag te fushates kjo eshte pune per ty. Vetem se verteton fjalet e Withersit ne lidhje me shqiptaret. Ajo qe gjykohet ne keto raste eshte cfare thote Withersi. A ka te drejte ne ato qe thote apo jo ?! Sepse arsyetimet e tipit Withersi eshte "subjektiv" sepse ka sponsorizuar nje liber te Obames dhe per kete arsye une nuk e besoj kur flet per realitetin shqiptar jane per 8 vjecare. Te keshilloj te flasesh sa me shume ne menyre qe komentuesit e tjere te kuptojne se per cilet shqiptare referohej Withers ne interviste.

Ne qofte se ti ke mesuar

Ne qofte se ti ke mesuar ndonje gje nga intervista e Uithers i bie qe ti duhet te jesh ne mature se une smesova asgje qe nuk dija ne lidhje me parimet mbi demokracine, por nese do te kerkoja te mesoja gje prej tij ne lidhje me palet, smund te besoj nje person te njeanshem.

p.s. ne raport me rolin tim si qytetar e kam treguar qe ne 8 dhjetor 1990 dhe cdo vit pa ndalese. Jam nder te vetmit qe protestoj dhe reagoj cdo jave per te drejtat e konsumatoreve gje qe PS se ka bere asnjehere ne 7 vjet kurse Bashkia Tirane e shefit tat nuk e beri asnjehere ne 10 vjet

kam pershtypjen qe doje te

kam pershtypjen qe doje te thoje qe PD nuk e ka bere asnjehere ne 7 vjet perndryshe do ishe 7 vjet mbrapa ne kohe dhe ne kete rast nuk do te te vija faj pasi per ngjarjet qe kane ndodhur keto 7 vjet do te diskutosh pas 7 vjeteve. ish kryetari i bashkise nuk ka qene ndonjehere shefi im. duhet te pranosh qe ka edhe njerez qe nuk kane shef pra qe gjykojne per ngarjet dhe mbajne qendrime ne varesi te konkluzioneve qe nxjerrin. nga ana tjeter une nuk thashe qe aktualish ti je ne 8 vjecare pasi e marr te mirqene faktin qe ti ke 24 vjet qe ke mbaruar gjimnazin. thjesht i referohem faktit qe pohimet e tua ne thelb jane silogjizma. pra majmuni ka 4 gjymtyre, njeriu ka 4 gjymtyre, atehere njeriu eshte majmun (ose cdo lloj kafshe qe ka 4 gjymtyre).

Ti shprehesh qe nuk e beson withersin. Kurse une them qe ajo qe thote withersi nuk duhet besuar apo mosbesuar por duhet gjykuar. Pra gjykohet nese faktet qe thote withersi qendrojne apo jo. Gjykohet nese arsyetimi i withersit eshte i sakte apo jo. Ti po tregon pikerisht ate qe thote withersi: Shqiptaret nuk gjykojne por thjesht besojne. Dhe problemi kur beson nje te cmendur eshte qe perfundon ne gremine dhe ne kemi perfunduar ne gremine (do ta kuptosh pas 7 vjetesh).

Personalish luften tende per mbrojtjen e konsumatorit e krahasoj me shprehjen: Fshati digjet kurva krihet. Ne shqiperi nuk ka me shtet qe pas 21 janarit, nuk ka me qytetare, nuk ka me konsumatore. prandaj te keshilloj te ndryshosh profil dhe te merresh me mbrojtje e te drejtave te kafsheve psh qenve te rrugeve. ne kete rast do kesh edhe mirkuptimin e pushtetit (jo shtetit ).

Mire e ke ti zoti Anonim se

Mire e ke ti zoti Anonim se nga ajo interviste vjen mesimi per ne shqiptaret:" mos prisni nga te huajt por i zgjidhni vete hallet e juaja".Po me ke e ke he burre? Qe pas Skenderbeut te madh,ky popull e ka pritur "shpetimin" e vet nga te huajt: "a nuk na e solli sistemin feudal otomonizmi anadollak turk?A nuk na e sollen fuqite e medha Princ Vidin dhe harten e cunguar te Shqiperise sone?A nuk na e solli regjimin satrap mbreteror regjimi mbreteror Serbomadh nga Beogradi?. A nuk na e sollen Lenini e Stalini ate regjimin diktatorial komunist? Po pseudo-demokracine kleptomanjake e antipopullore shqiptare, qe i ka hypur kalaqafe popullit tone te varfer ku e morem?Edhe ate na e sollen dhe po e mbrojne dhe e meklojne vazhdimisht te huajt. Keshtu jemi mesuar,nuk rrojme dot ne pa te huajt. Pra ish-ambasadori Withers kot e ka kur thote se i ka ne dore vete populli shqiptar fatet e tij,por ne nuk jemi populli amerikan.Na eshte "prishur" fara e brumit shqiptar dhe rrojme vecse me "buke taze " nga jasht!

arberesh, nese ne jemi popull

arberesh, nese ne jemi popull koti nuk e ka fajin Withersi por ne. Personalisht nuk i ve faj popullit por pseudointelekualeve qe kemi pasur dhe qe kemi. Pseudointelekuale jane te gjithe ata qe u corren ne kupe te qiellit per pemet qe u prene por ne rastin me te mire nuk u shprehen fare per 4 te vraret e 21 janarit. Mos ti biem ne qafe popullit kot se ishte populli ai qe u vra, dhe ishte po populli ai qe u tradhetua perseri.

Gjithcka fillon kur populli mban qendrim, kur i thote vrasesit vrases (jo kryeminister) dhe hajdutit hajdut (jo kryetar bashkie). Ky ishte edhe thelbi i intervistes se Withersit. Ne shqiptaret duhet te fillojme te adhurojme edhe te verteten dhe jo te genjejme veten, genjejme kur e konsiderojme veten patriote, intelekuale, tolerant etj etj. Eshte e dhimbshme por nuk kemi rruge tjeter.

ska asnje dyshim se shume

ska asnje dyshim se shume gjera ti i kupton me shume vonese.

Historira te vjetra keto te

Historira te vjetra keto te z.ish ambasador.A do te na thote hapur ndonje qendrim zyrtar e publik,zoti Reeter para se te largohet?Ja kete duam te dijme.Ato qe ka regjistruar rishtaz S.Balla i kemi mesuar e degjuar me kohe!

Add new comment