Lubonja flet për "meroberishizim të shtypit" – Baze e fut Lubonjën në listën e "të dorëzuarve të stresuar"

Ndoshta duhej të ishte një "Lubonja-Baze & Media" kundër Berishës, - por në fakt sulmi i paprecedentë i Berishës në mbledhje qeverie ndaj një gazetari, - ka sjellë përplasje mes vetë gazetarëve. Lubonja ka shkruar sot një editorial në të përditshmen "Panorama" (e gjeni të plotë edhe në kolonën e opinioneve këtu përbri në ResPublica) ku shënjestron mediat që nuk reaguan pas sulmit të Berishës ndaj tij ose reaguan keq sipas tij - dhe i rendit aty të gjithë (përfshirë ResPublicën për dy shënime të vetat).
Shkruan Lubonja: "…Problemi është se ky meroberishizim i shtypit, si mision i deligjitimimit dhe jo informimit, që zgjedh në mënyrë selektive ata që sulmon dhe hesht për të tjerë pasi punon për ta dhe prandaj as nuk prek ndonjëherë sistemin që përfaqësojnë të dyja palët, që nuk ka skrupuj kur përdor gënjeshtrën dhe shpifjen ndaj kundërshtarit, që synon të mbajë ndezur emocionet e dashuri-urrejtjes te njerëzit dhe të topisë aftësinë për të menduar e problematizuar për të kërkuar zgjidhjen e vërtetë po bëhet gjithnjë e më shumë e vetmja mënyrë për të bërë gazetari... Ne kemi aq shumë gazetarë që trimërojnë në llogoren e maxhorancës, që trimërojnë në llogoren e opozitës – shumica të gatshëm të ndërrojnë llogore sipas afiliacionit/interesave të pronarit të medias ku punojnë, pa asnjë ideal e vizion për botën, pa asnjë ndjenjë turpi e që ndihen komodë në këto mungesa, sepse kjo ua lehtëson përkuljen e shpinës…".
Baze nuk e ka lënë pa resto në editorialin e tij të mbrëmjes në TemA Online, ku pasi bën një analizë të takimit të sotëm Berisha-Reker thotë mes të tjerash: "…Media shqiptare e cila duhet së paku të tregonte pak kurajë për ti rezistuar pushtetit, është jo vetëm e dorëzuar, por e stresuar si Fatos Lubonja i cili rreket të na shpjegoj se kryeministri nuk ka gjë me të, por ne të tjerët duam ta fusim në sherr apo llogore kundër tij…". – A.N.
Comments
F.Lubonja eshte gazetari me i

F.Lubonja eshte gazetari me i demshem qe mund te ekzistoje ne nje regjim autokratik.Shenja e barazise midis regjimit dhe opozites do te thote frymemarrje per regjimin.E ngaterron pushtetin me opoziten si kembet e dhise.Edhe pse opozita s'ka asgje ne dore,asnje mjet per te vepruar,thjesht e vetem celsat e kashtes,kurse regjimi eshte i armatosur me buxhet shteti dhe me arme pushteti gjer ne dhembe.Edhe une jam opozitar,por dikur kam qene i akuzuar nga nje person ne TV,te vilit s'po ja pres veshin,per vjedhje,pa patur asnje prove konkrete dhe as qe kam qene ndonjehre i denuar per dicka te tille.Jo thote Lubonja.S'ke goje te flasesh kunder Saliut.A ke qene i akuzuar nga nje person apo grup personash per vjedhje??Po i them une.Mbylle thote.Mos fol.S'je virgjereshe.Vetem virgjereshat mund te flasin kunder regjimit.Ore ja kthej une.Po jane akuza te pabaza,kot ne ajer,per te me hedhur balte.S'ka rendesi thote Lubonja,njesoj si Ilir Meta je dhe ti.Po ai u kap me ze e me figure mor zoteri,vazhdoj une me tej.S'ka rendesi,se edhe ti hajdut je.Ku ka ze s'eshte pa gje perfundon Lubonja.I juaji vleresimi.

Lubonja gazetar !!! O zot na

Lubonja gazetar !!! O zot na ruajt !!! GAZTAR ndoshta (censuruar).

Kam nje intelektual te frustuar ne lagje qe kedo qe takon u flet brockulla si ato te Lunonjes dhe qe e mbyt biseduesin me llafe dhe pershtyma, e nuk e le te iki. Nxirreni kete komshiun tim tek Klani dhe Lubonja del ne pension fare.

Nuk e di, po ne prill 2008

Nuk e di, po ne prill 2008 kur nderronin kushtetuten brenda nates per tu bere mbret, Rama dhe Berisha mu duken me shume se njesoj.

Lubonja urrehet shume nga

Lubonja urrehet shume nga militantet e Rames sepse eshte modeli i publicistit qe ka kuptuar te keqen e opozites qe nuk ofron asgje me te mire! Dhe natyrisht eshte si historia e fajit te pasqyres;-) Sjua a ka fajin pasqyra jooooo;-)

Lubonja ra ne shtratin e

Lubonja ra ne shtratin e pushtetit.Po te vesh re ai nuk thote asgje,ose pranon qe diktatura eshte vendosur dhe mundohet te haje akoma ose e kupton qe rumpalla ska te ardhme se shteroi çdo gje dhe eshte ne dileme ka mbetur as andej es ketej,ose ndjen se rotacioni do te behet me dhune dhe kjo e tremb me shume ate.Tani shkruan nga halli dhe jo se ka ndermend te beje ndonje analize reale te gjendjes.Shkurt nje intelektual me koken pa tru te sterilizuar qe nga koha burgut komunist.

Me duket mua apo po merremi
Me duket mua apo po merremi shume me Lubonjen keto dite? Sidomos kur eshte pranuar nen ze se eshte i merzitshem!
Kur ndjehet i viktimizuar Lubonja cdo thote Aneta Rama apo ''Silvia Konti' ne lirim? A di gjo Lubonja se ai i percartuni vrau 4 qytetar te lare me pak se standartet Europiane jo per faj te tyre dhe shprazi 2000 e kusur fishek luftarak Ne bulevard se shikonte enderra me puqe???
Ajo qe me ben te dyshoj Ne perpjekjet publicistike te Lubonjes te ketyre diteve eshte se me duket qe nuk kerkojne sa duhet mbrojtjen e figures personale por kerkojne te normalizoje marredheniet me Berishen Ne Nje diskutim te hapur publik!
E kuptojme shoku se Berisha ju ka lenduar po keshtu e ka ai! Gabim Mero me Mucin qe u bohet qejfi kur Lubonja vuan nga mungesa e respektit te Doktorit .....Po te shkume e do zoti qe te rregulloheni sa me shpejt!
PAZIENZA!
P.S. ah sa bukur i ke ndare gazetaret qe trimerojne opoziten a maxhorancen Ne llogore.... por gazetaret Ne llogoren e opozites Jane te rrahur te persekutuar e te pangrene, me Pune e zyra te kercenuara! Ata gazetaret e llogores se maxhorances Jane te ngopur dhe gojet e keqija thone qe Kane 4 apartamente! Po i ngopuri Sdo tja dije per barkthatin thuaj.
Add new comment