Zjarret, sipas një biznesmeni që "mund të blejë gjithçka, përveç një gjëje"

"... Në ekonominë e tregut kemi kuptuar se gjithçka në këtë botë e ka një çmim, pra edhe mund ta blejmë. Por a e kemi pyetur ndonjëherë veten se cila është ajo gjë që nuk mund ta blejmë me para edhe pse do të ishim të gatshëm të ofronim shuma marramendëse? I keni blerë të gjitha; shtëpi të mirë, makinën që ju pëlqen dhe keni një biznes të suksesshëm, ndërkohë që jeta në lagjet më të mira të Tiranëss na bën të mendojmë se nuk ka vend më të mirë për të jetuar se kryeqyteti. Por.. Ushqehu sa të duash me produkte të zgjedhura, vishu formato e vër parfum të shtrenjtë, bëj sa të duash fushatë antiduhan... Nxitojmë fundjavave në fshatra, male apo vende bregdetare. Ne që nuk mund të heqim dorë nga jeta e metropolit ka vetëm një gjë për të cilën ua kemi zili banorëve të atyre zonave. është ajo gjëja që nuk e blejmë dot.."
Rreshtat e mësipërm janë shkëputur nga një artikull në faqen e opinioneve në numrin e sotëm të së përditshmes "Panorama".
Shkruan autori: "Flas thjesht si qytetar që i dhemb kjo situatë dhe si profesionit i fushës me gradë shkencore në agronomi". Por është interesante të konstatosh se autori është edhe biznesmen (Nikollaq Neranxi). Ajo që nuk e blen dot me para Neranxi dhe të tjerë tek të cilët paraja nuk merr asnjë ditë mungesë? Shkruan Neranxi: "Bëhet fjalë për ajrin që thithim çdo ditë. Ajri që thithim na sfidon. Po bombardohemi me lajme të trishta që qindra hektarë pyje nga veriu në jug janë tashmë të shkrumbuara dhe nisur nga deklaratat e organeve shtetërore 99 përqind të rasteve janë zjarrvënie me qëllim. Drama e sotme e natyrës është tragjedia e nesërme e saj dhe e jona". - A.N.
Comments
Militantet e PS-se dhe
<p>Militantet e PS-se dhe agjentet e huaj, dyshoj une, jane zjarr-venesit e qellimshem ne shumicen e rasteve. Me provoni gabim me argumente dhe prova.</p>
censurohet per arsye etike
<p>censurohet per arsye etike</p>
Dakort jam me Anonim-in lart.
<p>Dakort jam me Anonim-in lart. E çuditshme si nuk ndodhnin kaq shume zjarre nen drejtimin e shokut Enver. Apo mos ndoshta e ka fajin ngrohja globale?</p>
po keta biznesmenat
<p>po keta biznesmenat opinioniste sa lek kane dhuruar per mbjelljen e pemeve, opo ripyllezim etj, c'ben kjo elita jone!!! Degjojme , lexojme qe pak a shume e gjithe elita jone eshte e shqetesuar por nuk kam degjuar te ngrihet kush e te mbledh fonde etj per kete qellim....</p>
Add new comment