Berisha Reeker-it: Jam i vendosur për zgjedhje të lira. Kur nuk ka qenë i vendosur ky njeri?

Kryeministri Berisha ka takuar sot zv.ndihmësin e sekretares Hillary Clinton, Philip Reeker, dhe nga zyra e shtypit e tij ka dalë ky njoftim: “E njoha zotin Reeker me të gjitha reformat e ndërmarra, me problematikën që përballemi, dhe … me vendosmërinë e qeverisë për të bërë çdo gjë për zgjedhje të lira e të ndershme si dhe ftesën time ndaj qeverisë dhe institucioneve të SHBA-ve për një prani sa më të gjerë në zgjedhjet e ardhshme”.
Berisha ka 14 vjet që është drejtëpërdrejtë në krye të punëve në Shqipëri, e në këto 14 vjet ai ka administruar afro dhjetë procese zgjedhjesh parlamentare e komunale. Në të gjitha rastet u ka shprehur amerikanëve vendosmërinë për zgjedhje të lira e të ndershme, dhe ka ftuar vëzhgues amerikanë të monitorojnë proceset elektorale. Por zgjedhjet kanë qenë gjithë kohën “jo të lira e jo të ndershme” (sipas përfundimeve të ODIHR-it).
Nuk u lodhën këta amerikanët duke dëgjuar të njëjtat premtime e duke marrë të njëjtat garanci nga i njëjti njeri?
M.N.
Comments
Berisha eshte prototipi i

Berisha eshte prototipi i njeriut i cili duhet t'i merret gjithmone e kunderta e asaj qe thote sa here behet fjale per gjera te cilat lidhen drejtperdrejt me interesat e tij politike. Pra, edhe ne rastin konkret, kur ai thote se "eshte i vendosur per zgjedhje te lira" duhet perkthyer qe "ai do beje çmos qe t'i ktheje keto zgjedhje ne farse". Pra, ai eshte i sinqerte dhe i qarte me veten e tij dhe me te gjithe ata qe ia njohin gjuhen e te folurit ne kesi rastesh.

Muhabeti eshte se ketij

Muhabeti eshte se ketij Reeker-it nuk i intereson fare nese behen apo jo zgjedhje.....Ka nevoje per ate cope "Albetrol".......Sa per zgjedhjet ato jane perralla qe do u tregohen brezave qe vijne.....

A doni te gjeni te verteten

A doni te gjeni te verteten ne fjalet e Berishes dhe Rikerit? Beni vetem nje aresyetim. Atje ku ata pohohojne nenkuptoni mohimin, dhe anasjelltas. Ku eshte ligji universal qe rregullon te gjitha deklarimet diplomatike ne publik. Madje, shtrihet gjeresisht edhe ne takimet dy ose me shume paleshe mes diplomateve, dhe ne ato zyrtare midis diplomateve me qeveritaret. Shahit kam Mustafain.

I plas fort Amerikes per

I plas fort Amerikes per zgjedhjet tona.

Berisha merr fund me 2013, pasi shiti çdo pasuri te mundshme publike. Nuk ka si te ndodhe ndryshe. Problemi eshte se te majtet qe do te vijne ne pushtet, jane gjithashtu te felliqur, hajdute, mashtrues, genjeshtar, marxiste, kane ne perberjen e tyre njerez te korruptuar koke e krye, pasardhest te komunisteve, te financuar nga institucione te dyshimta, do bejne aleance me LSI-ne, Aleacen Turqezi etj. Keto qendron problemi!

Ky sistem dhe vend eshte i deshtuar per sa te jene gjalle gjithe te lindurit pre-1985.

Me thene te drejten nuk mu

Me thene te drejten nuk mu duk i gezuar Berisha.Nuk shikonte drejt dhe mbante koken ulur.Mua mu duk i terbuar.Nuk eshte normale qe del nga takimi me kryeministrin dhe flain per monitorim deri ne zgjedhje dhe respektim institucionesh te pavarura.

Mos e nenvfleftesoni nje detaj jo te parendesishem si mungesa e Arviziu ne takim.Mbasi e prezantoj zevendesin e ri me parine e vendit nuk pret shefin e vet per nje takim te ketij niveli dhe iken me "pushime".

Ketij perbindeshit ja kane treguar sot vazhdimin e filmit per ate rrinte ikur i kishte ngrene gomari buken.......

Add new comment