Zonja e parë nuk ka për model ndonjë zonjë të parë jashtë Shqipërisë... Apo ka?

Postuar në 05 Shtator, 2012 09:46

Zonjat e Para të Shqipërisë kanë ruajtur përgjithësisht një profil të ulët publik, por kjo traditë me shumë gjasa po thyhet me bashkëshorten e presidentit të ri, Bujar Nishani. Odeta Nishani një 46-vjeçare e rritur në Elbasan dhe e diplomuar për inxhinieri ndërtimi, përveçse ka tashmë një seksion personal në faqen zyrtare online të Presidencës - (krahas moduleve "deklarata", "veprimtari" etj, aty shihet që në home page moduli "zonja e parë") - është edhe prezente rregullisht në media, pa bërë dallime: nga revistat e modës e deri te të përditshmet e lajmit.

Sot kishte një intervistë të re në të përditshmen "Shekulli", ku fliste për politikën, veshjen, kuzhinën, arredimin etj. Pasi përgjigjet (pa surpriza) për zonjat e para të Shqipërisë, - ("zonja Berisha në gjykimin tim ka pasur dimension të plotë dhe më aktiv" – ish' përgjigjja), - gazetarja e "ndërkombëtarizon" paksa situatën dhe e pyet: "Cilën nga zonjat e para amerikane do të donit të zgjidhnit si model?". Thotë znj.Nishani: "Mishel Obama më pëlqen. Për tipin sportiv, karakterin e fortë dhe sigurisht ngjyrat që vesh".

Përgjigja është disi e ndryshme nga përgjigja që ka dhënë për të njëjtën pyetje në një intervistë të botuar po këto ditë në revistën "Madame MAPO", ku gazetarja e pyet: "A ka një model zonje të parë? Zhaklin Kenedi, Mishel Obama apo Karla Bruni. Ku do ndiheshit më komode?" dhe ajo përgjigjet: "Sigurisht që secila prej tyre është e shquar për elegancën dhe stilin e veçantë, por unë do të përpiqem të jem vetvetja".

Epo... Mungesë vëmendje e intervistueseve ndoshta. Ose e intervistuara e ka rimenduar këtë punë dhe do ketë ndërruar mendje këto ditë :) - A.N.

Intervista e plotë, Madame MAPO:

http://issuu.com/gazetamapo/docs/madamemapo?mode=window&back...

Intervista e plotë, Shekulli:

http://shekulli.com.al/web/p.php?id=3804&kat=104

Comments

Submitted by Bujar (not verified) on

Kur ske ide, ske si te kesh modele. Pastaj kur te mbushet mendja se je e zgjuar, harron se ku ke kopjuar.  Duke harruar se ku kopjon, harron se ku genjen. Dhe keshtu fillon dhe ngaterron fillin e si jep zgjidhje lemshit. Zoti te ruajt!

Submitted by aliu (not verified) on

Po perderisa mami Lili  e vuri ne kete detyre te shoqin ,detyrimisht ajo eshte shembulli me i mire per te

Submitted by alda (not verified) on

Fotoja shoqeruese tek gazeta shekull online ishte nje tmerr..sikur kishte dale me tregu kembet dhe kofshet..Kjo duket grua serioze, por me shume kujdes me imazhin qe do te percjelle..

Submitted by Ilir (not verified) on

Asnje nga Zonjat e mepareshme nuk ka dhene intervista te fryra si kjo, duke bere krahasime me ato Amerikane.........Mos harrojne keto zonjat qe jane deputete apo ministre apo aty rrotull ......se "fluturojne" shume shpejt. Njerezit nuk kane te hane dhe po vriten cdo dite keto fillojne dhe japin intervista.......te fryra......Kjo klase politike nuk  ka idene fare...ne lidhje me realitetin se cfare behet poshte.........Vetem fluturojne.....

Submitted by Anonim (not verified) on

E si mund te kesh modele kur nga 0 (zero per nivelin zyrtar) behesh "Zonje e pare"?

Submitted by Lira (not verified) on

Shpresojme te mos shnderrohet ne nje kukull per revistat e  modes se kemi boll.  Na duhen gra qe te sherbejne si model frymezimi per brezat e rinj te femrave dhe mbare shoqerine.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.