Ç’po ndodh brenda (dhe jashtë) oborrit të Presidencës?!

Postuar në 21 Gusht, 2012 11:09

Gazeta TemA ka botuar në sajtin online disa foto të shkrepura sot në oborrin e Presidencës pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Pasi ironizohet Nishani (“shumë mendonin se do ta niste me vendosje ashensori, por e ka nisur me prerje të të gjithë pemëve në oborr të Presidencës”, - shkruan e përditshmja e Bazes), në artikull shkruhet:
“Sot paradite punonjës të Gardës me motorsharra, kanë nisur prerjen e drurëve në oborrin e Presidencës. Gazeta Tema tentoi të pyeste dikë prej tyre dhe jo vetëm që nuk mori përgjigjie, por vuri në lëvizje një skuadër gardistësh të zbonin gazetarin që fotografoi...”.
Nuk ka asnjë reagim nga Presidenca dhe nuk pritet të ketë të tillë. Në gjithë vendin ka ndërkohë vatra zjarri po bëjnë hi hektarë të tërë me pyje. Në Priskë në periferi të Tiranës, vatra e disa ditëve më parë është riaktivizuar sërish sot sipas Balkanweb, që raporton zjarre edhe në Lezhë, në Rrëshen, në Tepelenë, në Kukës, në Gramsh etj

Në foto: Një kamion i ngarkuar me trungje të prerë shihet përmes kangjellave që rrethojnë oborrin e Presidencës

Comments

Submitted by Agush (not verified) on

o ju  prefte perendia ditet,me gjith president dhe garrdhist  ...

Submitted by italo-shqiptari (not verified) on

I PREFSHIN KOKEN NJE DITE BASHKE ME SATRAPIN SERB TE INSTALUAR ILEGALISHT NE KRYEMINISTRI!

Submitted by Agimi (not verified) on

Une Agimi, nje shqiptar i papune , kerkoj nga Presidenti im:

"Cfare pate me pemet qe i preve? Ke ndonje arsye serioze apo ndonje halucinacion ?"

Pemet jane prere ne presidence , ato i pashe me syte e mij, por nuk dij gjendjen psiqike te presidentit tim .

Submitted by geni (not verified) on

zvarrraniket nuk shikojne dot lart. Duan vetem shkurre a ferra me toke djerr.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.