Ajo hapësira që të ndan nga shezlongu yt tek uji i detit…

Postuar në 21 Gusht, 2012 06:34

Një bashkëpunëtor i blogut "Peizazhe të Fjalës" ka bërë një vëzhgim në plazhin e Divjakës. Me gjasa është plazhi i vetëm në dynja ku rruga për të hyrë kalon nga…deti dhe jo e kundërta. Ja një pjesë e përshkrimit shoqëruar me foto:   

"…Makinat, rrugë pas rruge, marsh pas marshi, rrotë pas rrote, kanë hapur dy rrugë. Njëra është më afër pishave, tjetra më afër detit. Të dyja paralele me detin dhe me pyllin. Makinat shtyjnë njëra tjetrën, ndonjëherë parakalohen me vrull, lënë pas pluhur saharaje, enden nëpër rërë, derisa gjejnë vend ku të parkohen në plazh. Çadra ngulet jo shumë larg makinës: në shenjë zbulimi, siç bëjnë ata që ngjiten në Himalaje ose ata që zbulojnë tokë të paprekur. Deri këtu nuk ka ndonjë problem të pazgjidhshëm. Duhet pak kujdes kur kalon rrugën, duke parë majtas, djathtas, para, mbrapa, (e meqë jemi në Shqipëri, mundësisht edhe sipër); duhet qepur goja se mos lëshon ndonjë mallkim që rrezikon të dëgjohet nga drejtuesi, duhen shmangur komente për muzikën që del me zhurmë nga xhamat e makinave, e të tjera masa të zakonshme si këto…Problemet e vërteta fillojnë në rrugën e tretë. Atë afër detit, madje ngjitur me detin, afër plazhistëve. Nuk e di si quhet: autostrada e rërës, rruga e vipave, bulevardi i garipave,… Dikur i thoshim rëra e plazhit. Ajo hapësirë që të ndan nga shezlongu yt tek uji i detit, ajo pjesë e rërës ku ndonjëherë bisedohet, luhet me top, merret dielli, shëtitet, hidhen shikime, mbushen sytë, e të tjera veprimtari të pafajshme si këto. Në plazhin e Divjakës të gjitha këto shndërrohen në rrezik për jetën. Ti gjuan për gol e topi përfundon në rrotat e makinës, ti mbush mushkëritë me ajër e të hyjnë gazrat e skapamentos, ti vrapon drejt ujit e pret në radhë si para semaforit…. Është vërtet e papërshkrueshme ndjenja kur je para detit e të kalojnë makinat si në bulevardin e qytetit…."

 

E plotë në:

http://xhaxhai.wordpress.com/2012/08/19/autostrada-e-plazhit/

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Populli i &quot;qytetruar&quot; shqiptar i shkeputur 500 vjet nga Europa. E ç&#39;prisni nga ku popull?!</p>

Submitted by myzeqari (not verified) on

<p>Plazhi i Divjakes me pelqen shume, dhe me eshte shume i dashur...me duket nje oaz i bukur ne mes te kesaj lukunie shqiptare. Ndaj, keto rreshta me trishtuan, me hidheruan. Se besoja qe ta perdhosnin keshtu natyren. Faji eshte i Bashkise Divjake, e cila administron plazhin, pasi nga njerezit nuk mund te pres dashuri per natyren. Imagjino, sikur ketyre me makina tu shkelesh kopshtin, jo me makine, por me kembe, eh..cte punojne!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.