Na duhet një popull tjetër...

Duket se e ka humbur paksa durimin (edhe) avokat Ngjela. Me popullin.. Edhe me veten, se gjithsesi është treguar aq elegant sa të përdor diku më poshtë vetorin e parë shumës :).
“Po ju vazhdoni, si e duroni një njeri që jua ka bërë të gjitha: ju shkatërroi në vitin 1997, ju shkatërroi në këta shtatë vjet sërish, dhe ju fyen e po ju poshtëron përditë. Do t’ju vijë turp nga brezat për këtë gjendje turpi që po mbani. Një njeri të tillë, çdo popull europian do ta fshinte në 24 orë. Ne shqiptarët , në fakt, ende s’jemi europianë. Prandaj, le të vuajmë dhe pak kohë kështu, të fyer dhe të poshtëruar nga një barbar…", - ka thënë Ngjela në rrjetin social Facebook.
I referohet një bashkëbisedimi me një francez. “Ne kemi rrëzuar Sharl De Golin që na shpëtoi në luftë dhe na ngriti personalitetin në paqe, që na bëri fuqi bërthamore e na pasuroi. Kështu më tha një francez dje. E rrëzuam, tha, sepse filloi të na imponohej si absolut. Përsa kohë një shoqëri nuk është në gjendje që të kuptojë solidaritetin e brendshëm shoqëror, detyrat e përbashkëta për komunitetin, kundërshtimin e përbashkët të një qeverie abuzuese dhe, sidomos, kur nuk e di se çfarë është identiteti kombetar, ajo shoqëri nuk formon një popull, por një ‘milet çfarëdo’ që nuk ka lidhje me kombin. Po ne, jemi ndërkohë, popull apo milet?”, e mbyll avokati. (A.N.)
Në foto: Ngjela, duke folur gjatë protestës së opozitës në 21 maj përpara KQZ. Foto: LSA
Comments
Po mor avokat Spartaku po...

Po mor avokat Spartaku po... Populli ua ka fajin juve.. Vecse si popull un kam nje pyetje: Vertet nje zgjyre si Saliu ne France nuk do ta zgjidhnin as kryetar koperative. Po a mendon qe francezet do votonin nje politikan si ty? Nuk ma ha mendja!

Keshtu tha dhe Rama para ca

Keshtu tha dhe Rama para ca kohesh... Te ngrihet vete populli c pun ka opozita. Bukur besa. Le te ik populli e te rrin keta. Keta nuk po e mundin dot xha Saliun kur e kan gjith popullin me vete (vec bathores dhe fshatit te Nazimes, me falni) jo me ta mundin vetem.

E ka thene shume bukur ....

E ka thene shume bukur .... Nqs Shqiptaret duan ndryshimin dhe jane te binudr se me Saliun nuk shkohet dot me as ne Vicidol e lere me ne Europe,duhet te kontribuojne me vote masive ne vitin 2013.Rruge tjeter nuk ka.Rruga tjeter eshte ajo e revoltes popullore qe Partia Socialsite nuk e mbeshtet.Saliu pikerisht kete kerkon.Edhe me 21 janar,vrasjet u bene prej tij me kete qellim.Te provokonte dhune totale dhe shkaterrim ne mbare Shqiperine,me qellim mbylljen e dosjeve ashtu sikurse i mbylli ne vitin 1997.Mposhtja e sali Berishes dhe debimi i tij perfundimtar nga politika,me qellim hapjen e rruges se drejtesise per gjykimin per krimet e tij dhe te njerezve te tij varet teresisht nga Shqiptaret ne vitin 2013.Nuk mund te kerkojme nga Edi Rama te pamunduren ne rast se nje pjese e madhe e Shqiptareve(fatkeqesisht )akoma voton nje mbeturine parahistorike Komuniste.Nje xhakete te vjeter te kthyer mbprapsht ne vitin 1990.

nuk ka rrotacion, nese nuk

nuk ka rrotacion, nese nuk behet “revolucion” Sali Bisha
do vjedhe perseri dhe zgjedhjet e 2013-tes. dhe keta do thon fajin e ka populli. Pika mu ne kok. Burra qofte. Presin te ngrihen ata qe kan bythen ne uj ne Shkoder ose ata qe nuk kan me asgje qe i lidh me Shqiperin ne Gjirokaster. Kurse keta te rrin te kundrojne nga dritaret. Cilit popull i flasin keta? Kthejeni ore pasqyren nga vetja

“Po ju vazhdoni, si e duroni

“Po ju vazhdoni, si e duroni një njeri që jua ka bërë të gjitha: ju shkatërroi në vitin 1997, ju shkatërroi në këta shtatë vjet sërish, dhe ju fyen e po ju poshtëron përditë. Do t’ju vijë turp nga brezat për këtë gjendje turpi që po mbani

shoku pseudoavokat.po derisa ishe deputet ishte i mire berisha.

avokat.paske mbetur troke fare me duket.

sa per ate shprehjen e fundit te them se ne jemi popull.pismilet je ti bashke me ca te tjere qe popullin e doni te vritet per karriket tuaja.

Mendoj se nje nga arsyet qe
Mendoj se nje nga arsyet qe megjithe gjynahet e papara, Sala eshte ende ne pushtet, eshte edhe fakti qe kundershtar te tij jane ca karabythace te nevrikosur si puna e ketij.
Ky robi, ne 92 e donte Salen, pastaj kur s'e beri minister e urreu. Ne 97 kur socialistet s'e bene minister, e dashuroi perseri dhe kur prape Sala s'e beri minister, perseri e urreu. Ngjela eshte elokuent dhe patetik, dhe di te jete emocionues dhe kur e shan, dhe kur e lepin Salen. Jam gati te hedh bast, qe pasi Rama te kete fituar 2013, dhe te mos e beje minister, ky do te lepije perseri Salen, ne te njejten elokuence dhe patos.
Persa i perket xhevahirit te fundit, ndihem i fyer qe i perkas atij populli, qe ky kokrra e legenit, do t'a hedhe ne revolucion, qe te behet minister.
Mir e ka Spartaku. Ky popull

Mir e ka Spartaku. Ky popull e ka mbushur kupen. Nuk durohet me ky popull. Populli te bej gati valixhet dhe te niset. Ketu te rrijne vetem ato gocat qe nuk i ndrrojn fiqirinjt as me "cunin e Sali Birishes" dhe ato cunat qe presin te martohen me cupen e "cipes se Sali Birishes". Pas kesaj, populli do rregullohet dhe do jet gati te bej kryeminister Takun dhe Edin. Kurse Birishes do ti bej nje monument aty ku esht sot Piramida. Dhe ne gazetat e 2065-s do botohen kujtimet e Xhelal mziut t Kamzes: "Cfare i tha Saliu ne Uje te Ftohte ne vesh Agron Kuliqit per mirin e Xhikes". Hajt shnet, t fala popullit ne lagjen e SPartakut. Jepini voten ne 2013 mos harroni

Or ti qurravec dhe xhepist

Or ti qurravec dhe xhepist emrash, hiqe emrin tim se ma bere pis me eren e keqe qe mban pastja shaj ke te duash apo standard i ri te Respublica me vjedh emrat e komentuesve tani

hahhahahhaa , te pakten ben

hahhahahhaa , te pakten ben me shume per te qeshur se origjinali :)))

Une jam dakort me Avokatin sa

Une jam dakort me Avokatin sa vijon me poshte:

Ne veri nuk ka parti politike ekziston vetem mentaliteti primitiv i fisit,duke e ndjere veten inferiore me shoqerine e civilizuar,ata mund te votojne nje te nivelit te tyre sikur dhe nje hu te jete.

Fshati kurdohere ka votuar per ate qe i ben leshime ,qe s'mbledh taksat ,qe s'nderton shtet qe e lejon te grumbulloje plehun e bagetise te dera e shtepise.Ketij kontigjenti i drejtohet Saliu kur thote

qe ne jemi vendi qe kemi lene mbrapa Gjermanine.

KY KONTIGJENT KA PERMBYSUR RAPORTET DERI ME SOT.

deri ne momentin qe fshati i

deri ne momentin qe fshati i jepte voten PS ishte i mire dhe ishte popull.tani qe po anon nga PD qenka kthyer ne primitive.

se ne fakt kur ishte e majta ne pushtet i "mblidhte "taksat ne fshat (qe ne fakt nuk mblidhte asgje) dhe tani qe fshati ka filluar te paguaje ca taksa dashka berishen.

analiza qe ben ti per veri dhe jug nuk tregon gje tjeter vecse origjinen tende nga fshatrat e jugut,qe perpiqesh ta justifikosh duke share fshatrat e veriut.

sa poshte keni rene ju sallaket,

mua nuk me duket serioz ky

mua nuk me duket serioz ky Ngjela. Kta jan t gjith t cmendur si Saliu t paqendrushem ne ato qe then. Sepse Ngjela disa dit me par tha ndryshe. Ja nje pjes qe e kam shkeput online:

"…Ju keni të drejtë, por opozita nuk ka drejtim. Është lëshuar në mëshirë të fatit. Populli është më përpara se opozita në theksin e vet opozitar; dhe kjo sjell dëme të mëdha në demokraci. Në fakt, sa herë që shoqëritë kanë pasur degradim opozitar, gjendjet kanë degraduar në anarki spontane. Por le të shohim sesi do të precipitojnë ngjarjet…"

Tani o populli esht para opozites o populli nuk ben. Zgjidh e merr o avokat

karriget nuk hyjne ketu. te

karriget nuk hyjne ketu. te qerohet berisha me zorot e tij e nqs vazhdojne te rinjte drugen, te qerohet a Rama me shoke. Por cdo gje ka rradhe.

Por zor se shqiperia behet me sperma turku si islami, berisha, nishani, minatori apo me kurva si topalli, doda, ciljeta etj dhe asnje nuk ngrihet me dhune ti zhduke nga faqja e dheut.

me siguri shqiperine e bejne

me siguri shqiperine e bejne bordello prishesit e familjeve dhe lakuriqet sallake

nik miku, ti je kalec apo 40

nik miku, ti je kalec apo 40 leksh? mos u merr me breket e grave te politikaneve o burr i dheut, trego pak intilegjence pozitive dhe perpiqu te japesh argumente pak me politike se lakuriqesite dhe njollat ne biografi.

reformer. po ti ne mullare

reformer.

po ti ne mullare apo bunkere te kane zene dhe dukesh aq inteligjent sa me siguri ke mbaruar shkollen e partise.

une jap nje argument ,sepse nuk mund te pranoj te me drejtoje nje hic.ti mbaje dhe dil edhe vete familjarisht lakuriq.

Sikur halla te kishte koqe...

Sikur halla te kishte koqe... Sikur shqiptaret te ishin vertet nje popull tjeter, nuk do te kishin sot politikane si Berisha, Rama, Ngjela e kompani. Çdo popull meriton politikanet qe ka dhe anasjelltas! Nje popull i pagdhendur, i korruptuar, dembel, dallkauk si ky i yni do te kete medoemos politikane te tille. E keqja nuk eshte te fakti qe jemi ashtu si jemi, por ne faktin tjeter se nuk bejme as perpjekjen me te vogel te permiresohemi.

Shenja deshperimi ne gjirin e

Shenja deshperimi ne gjirin e opozites ramiste. E filloi Mustafa Nano, qe vajtonte me oi shpejtesine e Berishes dhe pamundesine per ta ndalur dhe e vazhdon Ngjela, nje patetik par excellence (e thashe mire kete si Mustafai?) dhe kush e di ku do ndalet (mos harroni qe keta ne nje menyre ose tjeter nxjerrin ne publik ate qe po perjeton Rama). Nderkohe, demokratet, ne pergjithesi ata qe nuk kane besim dhe preference per opoziten ramiste ferkojne duart. Edhe nje mandat tjeter per Berishen e PD-ne eshte i domosdoshem. Le ne opozite nje parti me nje kryetar qe nuk meriton pushtet, nuk mund ti besohet ne asgje dhe qe nuk ofron nje alternative dhe Mandati qe vjen i jep hov nje faze zhvillimore te Shqiperise qe filloi ne 05.

Diktatoret qe nuk i do populli, kerkojne zevendesimin e tij.

popullin e paske fye ti or

popullin e paske fye ti or zotri se nuk po te jepin pushtet .ene franzene e degolit popullie bei me pushtet Holand e e la pa te sarcosin

Ai francezi i Ngjeles te

Ai francezi i Ngjeles te shkoje ne shkolle fillore se De Goli dha doreheqjen vete.

Avokat Ngjela shume u

Avokat Ngjela shume u nevrikos me popullin duke ja hedhur fajin qe duron kete qeveri. Dhe keta qeveritare.

Por a nuk ishte Spartak Ngjela nje nga ata qe perpara 7 vjetesh dilte ne kamerat e TV te na mbushte mendjen se "Saliu ka Ndryshuar"?

Populli ka fajet e veta. Por keta lapangjoze qe kemi per politikane te mos na mbushin mendjen se jane profetet e vertete qe luftojne per te verteten dhe jo per veten e tyre. Njerez qe shkojne nga fryn era, qe shiten per pese aspra dhe ne humbetiren morale ku kane rene nuk kane pa aspak kredibilitet.

Ironike qe Avokati permend 97

Ironike qe Avokati permend 97 kur ka qene nje nga mbrojtesit kryesore te Berishes per ate periudhe. Ne mos gaboj ka qene dhe ne krye te komisionit hetimor qe refuzonte idene e nje rebelimi popullor e donte te dilte patjeter te "revolucioni komunist".

Ore dakord jam te ngrihet populli, po mbasi te ngrihet populli bythet ne karriget e pushtetit a do i ulin prap keta. Epo edhe kaq dhajksa dhe pertac nuk bo nona. Edhe duan pushtet edhe duan te rrine ne kafe tere kohes. Te vriten robt me 21 janar, te lene punet robt e te dalin per protesta, po kur te vije pune ne karrige te ulet Avokati, Edi dhe shoqnia e tyre. A ka sens kjo????

Meqe Avokati eshte mbrojtes i ideve te tregut te lire, me thoni pak ne cfare propozim biznesi do e shifte nje oferte te tille: "punen beje ti, perfitimin e mbaj une" ?

O albi, avokati mund te jete

O albi, avokati mund te jete shume agresiv, por ka qene gjithmone opozitar, ne situate kur individet publike jane byth e brek me 2 viganet e politikes shqipetare avokati eshte nder zerat me te te pavarur. Mos harro qe ishte personi qe shkoi te nxirte nanon nga burgu dhe gjithsesi pranoj te ishte ne krye te atij komisioni qe ti flet. Dhe sa per demostrata antiligjore ate vit avokati ishte i zgjedhur i mbretit keshtuqe, pas protestes se Lekes me arme per referendumin cfare arsye mund te perdorte kundra revolucioneve me arme.

Gjithsesi pavarsisht delirance dhe qualunquismit :) do thuhej ne italisht, avokati per mua eshte nder pak vlerat e shtuara te kesaj demokracia barabare qe kemi. Te pakten lufton per check and balance dhe zgjedhje te lira

Une jam dakord qe avokati ka

Une jam dakord qe avokati ka ca vlera plus, ka nje filozofi te pergjithshme qe mbeshtet me te cilen jam dakord. Po ka bere shume pak keto kohe ne mbeshtetje te asaj filozofie.

Une jam kundra dhe idese se ngeli opozitar ne shpirt. Avokati u largua nga PD pasi ajo kishte fituar zgjedhjet dhe erdhi ne PS te mbronte Ramen nga kritikat pas humbjes se zgjedhjeve ne 2009 duke perdorur ato argumenta qe ne PD i kishte hedhur poshte. U be mbrojtesi me i forte ndaj sulmeve te Blushit and co. Prandaj sot e kam te veshtire te ndaj idete e tregut te avokatit me aktivitetin politik te avokatit.

Avokati erdhi se mbeti pa kah

Avokati erdhi se mbeti pa kah ku te mbeshtetej duke qene se bene kete sistem elektoral.. Avokati edhe sot eshte mbeshtetes i maxhoritarit ku mund te perfitonte nga ndonje aksioni i tij personal ne publik. Gjithsesi edhe pse brenda kafazit te RAMES mban nje profil te djathte mendimi, e ne kete tuf injorantesh eshte nder te paktet qe kane lexuar ndonje gje, prandaj kam nje simpati per te...

Gjithsesi ka qene kritik me Ramen pasi la kauzen e 21 janarit ne balte. Eshte nder te paktet qe ka nje lloj indipendence ne kete korr te bashkuar, e kam digjuar ne nje interviste te jete dhe kundra takimit me Meten.

Une mendoj qe pas kesaj lufte politike kaq te forte po te kishte nje pike morali edvini nuk duhej ti lepihej metes, por te krijonte nje identitet te vetin ndryshe nga dy te tjetret, por duke qene se i perket te njejtit mut nuk ia del dot..

Gjithsesi ne dicka jam

Gjithsesi ne dicka jam kundra, madje me Radikal se Avokati. Nje popull i i civilizuar nuk do ta kishte sjell serish ne pushtet pushtet Berishen pas 97, pavarsisht korrupsionit galopant qe ndodhte ne ate kohe (2005), eshte njesoj sikur gjermanet te votonin serish per Hitlerin, me ndryshim qe Berisha ja bente pjeses tjeter te popullit shqipetar, atyre qe nuk e mbeshtesnin. Por dhe sot, per sa i perket korupsionit, nuk shoh te jemi me mire pavarsisht duarve te pastra te trumbetuara nga Berisha dhe te mbeshterur nga avokati

Mesazhi i Ngjeles kesaj

Mesazhi i Ngjeles kesaj rradhe ka me te vertete nje vlere te veçante. Megjithese eshte thene edhe nga te tjere me pare, ky mesazh merr nje force te veçante, kur thuhet nga nje personalitet i njohur. Dhe ky mesazh eshte:"Fajin e ka ky milet, dhe jo opozita, qe jemi ne kete gjendje". Deri me tani Berisha me gjithe aradhen e tij te analeve si Frrok Cupi, Zheji, Cili etj kane treguar gjithmone me gisht opoziten si "fajtore" per gjendjen. Berisha gjithmone eshte munduar qe perpjekjet per te ngritur nje shtet shqiptar te mirefillte t'i thjeshtezoje ne nje lufte personale midis tij dhe Edi Rames. Midis tij, dmth midis shtetit te udhehequr nga ai me ushtri, polici, komisionere, gjykata etj kunder udheheqesit te opozites. Por duket se Rama nuk ka rene ne kete kurth. Me qendrimin e tij ai ka lene te kuptohet se konflikti nuk eshte midis tij dhe Berishes, por midios atyre qe duan nje Shqiperi demokratike dhe nje regjimiu gangsteresh dhe hajdutesh. Prandaj edhe e ka bere te qarte se ai nuk vihet ne krye te revoltave popullore. Njerezit po qene te pakenaqur te veprojne si ne Siri, Egjipt, Tunizi dhe ne te gjithe boten. Edhe Ngjela me ne fund e ve gishtin aty ku eshte plaga. Te pafuqia e miletit shqiptar. Se popull nuk e quaj dot. Aq shume i mungon guximi, ndershmeria, vetmohimi, dashuria dhe krenaria per Atdheun etj etj. Dhe une mendoj se ketu duhet te mbeshtet propaganda e opozites;" Ndryshimin e sjell nje popull i emnacipuar, jo opozita". Per kete mesazh Ngjela ka merite.

Shume nga komentet e me

Shume nga komentet e me siperme besoj se jane nje shperthim i brendeshem

i revoltes suaj,e jo nje gjykim i ftohte.Nuk mund te fyhet ne kete menyre nje popull,aq me teper i yti.Populli ka nevoje per nje Prijes qe ta organizoje,nje Prijes zemertrim, qe te dale ne balle te tij e ta frymezojee orjentoje ne protesta masive, paqesore(egzistojne me qindra,edhe argetuase)

Ne Shqiperi per momentin nuk ka nje opozit.Shqiptaret jane si " pula pa kry".Opozita sot,perfshi edhe z.Ngjela, tere"luften" opozitare jane duke e bere ne menyre dixhitale. I jane perveshurfejsbuqeve,twinerve,ekraneve e nuk po i lene vrime ku te futen ketyre rasputineve tane qeveritar. .Beteja ne eter me dy fjale.Beteja alla "Star trek".Na rroft!

Ne kete moment Shqipetaret jane komplet te çorjentum,deziljonum,pa shprese,ne meshiren e rrenave te Salukut,te pa faj.

Shpresojme qe kjo gjendje nuk do te zgjase,se opozita do te zgjohet, e

sinjalet po i jep A.K.,por ajo eshte shume pak.

Ne duhet te shpresojm!

Add new comment