Dënohen vajzat e "Pussy Riot"... dhe lexoni çfarë thotë Putin

Postuar në 18 Gusht, 2012 09:40

Një gjykatë në Moskë ka shpallur fajtore tri anëtaret të grupit "Pussy Riot". Tri vajzat u dënuan me dy vjet burgim. Gjykata i dënoi “për huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare”. Gjykatësja Marina Sirova tha se anëtaret e bendit “kishin planifikuar me kujdes” aksionin e tyre të 21 shkurtit brenda katedrales Krishti Shpëtimtar. “Tolokonikova, Samuceviq dhe Aljokina kanë kryer huliganizëm - kjo është shkelje serioze e rendit publik, duke shprehur mosrespekt të hapur për shoqërinë, të motivuar nga armiqësia dhe urrejtja fetare”, tha gjykatësja.

Amnesty International tha se ato tria janë të burgosura të ndërgjegjes. Lideri rus opozitar i Frontit të Majtë, Sergei Udalcov, duke folur para gjykatës (para se të arrestohej vetë), tha se anëtaret e grupit janë linçuar. “Nuk kam qenë asnjëherë tifoz i ‘Pussy Riot’. Derisa janë arrestuar unë nuk i kam kushtuar vëmendje artit të tyre. Por, kur e kam parë se po zhvillohet një linçim i vërtetë politik, një linçim kundër tri vajzave të parrezikshme, unë jam tmerruar deri në thellësi të shpirti tim”, tha Udalcov.

Vajzat mohojnë se kanë pasur për qëllim që të ofendojnë besimtarët. Ato thanë se aksioni i 21 shkurtit në Katedralen e Krishti Shpëtimtar ishte protestë kundër lidhjeve të ngushta në mes të kishës dhe shtetit dhe në veçanti për shkak të mbështetjes që lideri i Kishës Ortodokse Ruse, patriarku Kiril i ka dhënë presidentit Vlladimir Putin në fushatën zgjedhore presidenciale të mbajtur në vitin e kaluar. Rasti ka shkaktuar reagime ndërkombëtare. Ish-anëtari i Beatles, Pol Mekartni dhe Madona iu janë bashkuar qeverive perëndimore për të kritikuar rastin.

Kurse vetë Putin ka kërkuar 'të zbatohet ligji' duke u shprehur se 'këtë punë e dinë gjykatat', por megjithatë ka "shpresuar" mos "dënohen ashpër": “Nuk duhet të dënohen ashpër për këtë. Shpresoj se ato do të mësojnë diçka nga kjo vetë. Por, i takon gjykatës që të marrë vendimin final”. Mos ju kujton dikë kjo mënyrë të foluri e mbushur me "besim te ligji dhe gjykatat", por e plotësuar me ndonjë "sugjerim të vogël"? (A.N.)

Comments

Submitted by geni (not verified) on

<p>Ky artikulli me duket i ngjashem me deklaratat e Berishes per Iranin. Une mendoj se ato i denuan&nbsp; pak, jo sepse ofenduan putinin por sepse duan te ndotin me mut cdo gje. e kujt i plasi per grupin &quot;demostrata e pidhit&quot;</p><p>&nbsp;Njerezit duhet ti zbatojne ligjet. Nqs ligjet jane te keqinj duhet te ndryshojne&nbsp; dhe jo ti shkelin ato (mesime qe jepen me raste ne&nbsp;demokracite perendimore)</p>

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>Putini ne Rusi dhe ky Kryeka..i Edi Rama ne Tirane qe bejne gjyqe spetakolare ndaj aktivisteve te shoqerise civile dhe te drejtave te njeriut. Mua kryeka..i Rama me loqet e veta me ka hap 12 gjyqe dhe kallzime penale sepse e kam akuzuar per keq qeverisje, abuzime dhe mungese transparence. Ku ndryshojne keta te dy??? Dhe kur mendon qe kryeka...i Rama eshte ne opozite!!! Mendo sjellja e tij me shoqerine civile dhe median nese vjen ne pushtet...</p>

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

<p>Mjafton te shohesh emrin qe i kane vene grupit te tyre per te kuptuar se kemi te bejme me llumin njerezor. Cfare donte ne kishe nje grup vajzash me kete emer? Kjo kategori shoqerore ( llumi) do ta ndergjegjesoi shoqerine se cfare eshte e mire dhe cfare eshte e keqe? Shikoni hipokrizine gjigande njerezore, kur denojne ndeshkimin e tyre ata qe per dite vrasin qindra njerez ne bote per te grabitur naften e&nbsp; popujve te tjere. Pikerisht ata qe kane rrembyer njerez neper bote dhe i kane mbajtur per nje dekade ne burg, pa gjyqe dhe me akuza qe s&#39;u vertetuan kurre. Tani i shqeteson &quot; Pussy Riot&quot;,njelloj sic i shqetesonte vjet Bytha e Klodit te Big Brother dhe jo vrasja e demonstruesve ne Tirane apo vjedhja e votave on-line.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.