Ali Ahmetit nuk i lejohet pjesëmarrja në varrimin e Xhaferit

Postuar në 17 Gusht, 2012 07:53

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është refuzuar të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të intelektualit dhe politikanit, njëherësh kryetar nderi i PDSH-së, Arbën Xhaferi.

Burime të “Zhurnal”-it pranë partive politike, thonë se Ahmeti ka marrë përgjigje negative nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në kërkesën e tij për t’iu bashkëngjitur ceremonisë mortore me sqarimin e vetëm se “nuk është i mirëseardhur”.

“Është njoftuar PDSH-ja ditën kur ka ndërruar jetë z. Xhaferi, se z. Ahmeti shpreh dëshirë të marrë pjesë në ceremoninë e përcjelljes në botën tjetër të të ndjerit, por përgjigjja ka qenë negative. Është thënë shkurt, pa sqarime të mëtejshme, se z. Ahmeti nuk është i mirëseardhur ndaj dhe nuk mund të marrë pjesë”, thotë burimi i “Zhurnal”-it.

Të vetmit zyrtarë të BDI-së të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë deputetët Hajrullah Misini dhe Behixhudin Shehapi. /zhurnal/

Comments

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>kjo eshte e turpshme dhe stonon me traditen dhe ritualin e varrimeve nder shqiptare.</p>

Submitted by altin goxhaj (not verified) on

<p>o loqe aq sa shqiptar kam lind une ne gen (nga ata 100% ne 7 breza nga 50% Kurvelesh + 37.5% Shkoder + 12.5% Gjakove;-) dhe cfare familjesh kam ne origjine ti ngjan si jevgjit levizes. Sa shqiptar &quot;jam bere&quot; une me rolin tim kete e tregojne aktivitetet e mia ne raport me serbet (kam organizu mbi 6 protesta ne 1992-1999) dhe me greket (4 protesta ne 2004). Kurse ti, jo per fajin tend por per varferine e detyruar ne emigracion thjesht shkoje me pleq grek per ca dhrami me shume;-p .. mos u merzit .. mbijetese ;-)</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

Ali Ahmetit nuk i ka takuar te shkoje as ne varrim e as te flase per te ndjerin Arbën. Aresyet i dine te gjithe, dhe ai vete, prandaj ka kerkuar te mase pulsin me pare, ashtu si bejne rendom shume shtetare shqiptare ne te kater shtetet ku jetojne, pasi zullumet i kane pafund.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.