Veni a xan...

Besart Kallaku, aktori i njohur i humorit, të cilin publiku e njeh më së shumti si “Gjini i Portokallisë”
është edhe këngëtar. Por video-klipet e tij kanë një të veçantë: teksti dhe fabula rrotullohen përherë tek “katunarizmi” si kulturë sjellje që sipas asaj që Besarti thotë në një intervistë në të përditshmen “Shekulli” duhet të ironizohet dhe të përmirësohet nëpërmjet humorit.
Interesant është që në këto klipe ku shënjestrohet katunarizmi, nuk mungon kurrë në një mënyrë apo në një tjetër Berisha. Në klipin e fundit “Eminemi i Katunarëve”, Kallaku del me një kanotiere ku është stampuar portreti i Berishës, në një klip tjetër me të njëjtën temë ai pozon para Kryeministrisë me një tabelë në dorë (në foto), ku është shkruar “Veni a xan”
I pyetur nëse ka reagime negative për tekstet e tij (një prej tyre po e botojmë në fund të shënimit) Besarti thotë se nuk ka pse të ketë sepse “unë jam vetë një prej tyre, katunarëve”: “Unë vij vetë po nga kjo klasë shoqërore. Ndryshe s’kam sesi t’i njoh, të di se ç’ndodh. Te klipi “Katunari gangsta” përshembull janë të gjithë bashkëfshatarë të mitë... S’ka pse ta marë kush si fyerje. Unë besoj se ka shumë gjëra të tjera nga çfarë duhet të ndihen keq shqiptarët sot. Nga pasiguria që na rrethon përshembull, jo nga një këngë apo tekst i Besit...”
Dhe pak më tutje kur pyetet “tek të dyja klipet e këngëve të tua mbi katunarizmin nuk mungon tek asnjëra figura e Berishës; si artist, sheh ndonjë lidhje mes kësaj figure dhe kulturës që ti ironizon?” – ai rikthehet në “teshat e Gjinit” dhe përgjigjet (duke e quajtur Berishën, ‘Birisha’ dhe idhull të të gjithë katunarëve)
“Birisha? Birisha është idhulli i t’gjithë neve ... jo më i Gjinit”. (A.N)
Pjesë nga kënga
“Eminem’i katunarve”.
Ene i gjë ti thu’
se ‘osht Tiron e t’parve’?!
Tirona osht e jona,
e ne katunarve
Ec se na hoqët trunin,
shikoni tash ç’kam un’
Se unë e ngula hunin
tash “toka osht e xanun”
Unë jam grabitqar,
e qis automatikun,
Vërte’ jam i pashkollë
po kam mar’Juridikun.
Megjithëse s’kena pare,
e n’shpi pikon çatia
E vetmja gjo që kena
osht Demokracia
Tirona metrapol,
Tirona do shpërthej’
Un’ do ta lidh gamorin
Te Sheshi Skënderbej
Refreni
Unë jom, ej, i pari,
jom i par’ i t’parve
Unë jom Eminemi
i t'gjithë katunarve
Kjo është real story,
kjo nuk është teatër
është legjendë urbane
kat’nari mother fucker...
Comments
Se pari Tirona para se te

Se pari Tirona para se te bahej kryeqytet ka pase 19.999 katunar dhe nji bejler. Tradite katunare.

Mandej erdhen katunar e malcor nga Mati, nga Labria, nga Mallakastra, nga Smokthina dhe tash nga Tropoja.

Tirona gjithe shekullin katundar hesapi. Ha,ha,ha.

ne fakt ky gjini eshte

ne fakt ky gjini eshte "qytetar" puro dhe pasken xane venin.

cfare nuk ben robi per leke.ironizon veten dhe familjen.

te te rroje gjin tiranasi.

Ky bukur flet per katunaret,

Ky bukur flet per katunaret, por duhet te ndryshoje vete ne fillim. Person qe nuk ka normat elementare te edukates.

Me kete klipin e tij te ri se

Me kete klipin e tij te ri se di pse ky Gjini i "Portokallise" me kujton Shvejkun e perandorise austro-hungareze.Edhe Shvejku me duket katunar ka qene!Me shume se kujdo populli neve shqiptareve na duhet nje Shvejk!

Na e nxirrni here pas here,te nderuar Mustafa e Mero, nga nje humor te Gjinit(tani po e quaj Shvejkun tone) per te bere humor para kryeministrise,sepse keshtu duket se e "luftojme" te keqen! Te gjithe bejme Ham! Ham!,pra vetem lehim,se per te tjerat s'kane lindur ende burra ne kete toke te namun!

Na e vute edhe ketu tek

Na e vute edhe ketu tek ResPublica juaj kete formulen e Captcha-s,zoti Nano! Mos mendoni se kjo do t'ua "filtroje" llumin qe hidhet ne faqet e internetit?Jo,Captcha vihet vetem per te nxitur "kursantet" me shkolle te kurseve te tanishme kunder analfabetizmit,qe t'i detyrojne te mesojne si t'i shkruajne germat ne shqip dhe pak edhe ne gjuhe te huaj, por ama shkruesit e "flet-rrufeve" dhe bejteve popullore jane njerez me shkolle dhe shume te ngejshem.Te gjithe jemi politikane ne shqiptaret,me kete jemi ushqyer per nje shekull,, qysh kur na mblodhi ne nje shtet Ismail Qemali!Por rreth tij ne ato kohra burrerie,u mblodhen burrat dhe prijesit shqiptare me te ndershem,me atdhedashes e me te devotshem,qe te merrnin gjak ne vetull per kete vatan. Tani na kane mbetur vetem Haxhi Qamilet,cubat e Ali Pashe Tepelenes dhe Gjinat e "Portokallise"! Qeshim se s'na lene as te qajme!

Gjini i Portokallise (keshtu

Gjini i Portokallise (keshtu e njohin te gjithe) me kujton nje grup RAP kosovar te shkelqyer DUDA te cilet nepermjet autoironise demostrojne nje RAP ashtu sic duhet te jete "I VERTETE DHE VULGAR SEPSE ESHTE I VERTETE". Videot e Gjinit jane te shkelqyera ashtu si dhe te DUDAs dikur, sepse VULGARJA ne muzike nuk eshte gjithmone MUZIKE VULGARE perkundrazi

Shkodra ose Durresi e

Shkodra ose Durresi e meritojne te jene kryeqyteti i Shqiperise, jo Teherani!

Add new comment