Sondazhi: 2 % e shqiptarëve shkojnë në xhami, 54 % besojnë te... syri i keq (!)

Postuar në 16 Gusht, 2012 06:43

Myslimanët në botë janë të bashkuar në besimin në Zot dhe profetin Muhamed, por ekzistojnë dallime të mëdha lidhur me shumë aspekte të tjera të besimit - përfshirë rëndësinë e fesë në jetë, praktikat e pranueshme për Islamin dhe përkushtimin e besimtarëve në zbatimin e rregullave fetare, - vë në pah raporti i fundit i Forumit mbi Religjionin dhe Jetën publike të organizatës The Pew Research Center. Organizata ka kryer më shumë se 38 mijë intervistave në mbi 80 gjuhë në ndryshme të zhvilluara në 39 shtete, ku hyjnë edhe Shqipëroa e Kosova. Raporti vë në pah qëndrimet e të intervistuarve ndaj parimeve fetare, formave të tjera të besimit, interpretimit të Kur’anit, kritereve që e përcaktojnë të qenit mysliman, sekteve të ndryshme myslimane dhe ndaj përkushtimit fetar.

Raportin e plotë mund ta lexoni në http://www.pewforum.org/the-worlds-muslims.aspx

Në total në Shqipëri janë pyetur 1032 persona, nga këta 788 janë besimtarë myslimanë. Të bien në sy përfundimet e këtij sondazhi. Kështu, pyetjes se sa rëndësi ka feja në jetën tuaj, vetëm 15 përqind e shqiptarëve thonë se ka shumë rëndësi. (Në Kosovë 44 përqind thonë se feja ka shumë rëndësi në jetën e tyre)

Në Shqipëri është edhe numri më i ulët i atyre që falen, vetëm katër përqind. Po ashtu vetëm dy përqind thonë se shkojnë në xhami, duke shënuar sërish përqindjen më të ulët në vendet myslimane. Shqiptarët mbajnë rekordin edhe për numrin më të pakët të atyre që lexojnë kuranin. Por ndwrkohë shifrat rriten goxha te rezultatet që na informojnë rreth disa formave të religjiozitetit si përhapja e hajmalive, besimi në shtriga dhe syri i keq, etj.

42 përqind e shqiptarëve besojnë se engjëjt ekzistojnë, 53 përqind e shqiptarëve besojnë në përjetësi, 23 përqind e shqiptarëve thonë se besojnë tek xhindet. Dhe vini re: plot 43 përqind e shqiptarëve besojnë tek shtrigat, duke shënuar shifrën më të lartë ndër myslimanët e Europës. Edhe për syrin e keq jemi shumë lart. 54 përqind e shqiptarëve besojnë tek syri i keq. Po ashtu jemi vendi me më shumë banorë që besojnë te hajmalitë (39 përqind) dhe shëruesit fetarë (38 përqind). (.A.N.)

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"....Shqiptarët mbajnë rekordin edhe për numrin më të pakët të atyre që lexojnë kuranin. ...".

Jam plotesisht i bindun se:

Ne qofte se ato musliman shqiptar, qe nuk e lexojne Kuranin, do ta lexojshin Kuranin me vemendje, ato do ta lejshin menjihere muslimanizmin.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

shqiptaret kane mungese te theksuar besimi ne Zot ndaj dhe kemi kaq vrasje, dhune, pabesi, hajduteri, mashtrim, maskarallek, dhe dembelizem...

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Intelektual qeke "per zotin".

Ne fakt halucinaconet kolektive jane kura per nje shoqeri pa krime. Varferia dhe mungesa e qytetarise/kulture/inteligjences nuk ka te boje fare. Pradaj vendet nordike jane vendet me me pak krime ne bote ngaqe jane besimtare shume te devotshem. haha

Pse mer Altin Goxhaj, ti paske nevoj qe te ta thote zoti qe nuk eshte mire te vrasesh/vjedhesh? Nuk e kupton dot vet kshu? Ke nevoje per friken e "ferrit" per tu sjellur si njeri i qytetruar?

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Per ty intelektual do te thote ateist dhe kjo eshte kthyer ne fryme ne Europe dhe shpesh njerez qe besojne ne Zot shprehen ne sondazhe qe nuk besojne pasi kjo eshte fryma ateiste (sekulare) e Europes. Por vendet nordike qe erdhen ne kete dite e kishin te forte besimin 70 vjet me pare dhe nuk u bene keshtu sic jane sot keto vite por ishin te tille qe ne kohen kur shkonin rregullisht ne kishe. Besimi ne Zot krijon disa standarde sjelljesh sociale qe reduktojne tej mase shkaqet e kriminalitetit dhe dhunes. Une nuk thashe qe shkaku i vetem i kesaj gjendje absurde te Shqiperise shkaktohet nga mungesa e besimit por kur flitet per mungesen e besimit nuk kam pse te mos kujtoj krimin dhe dhunen qe buron edhe nga mungesa e besimit. Nje shoqeri si e jona qe ka ne qender nje individ te paafte per te krijuar komunitet, qe e sheh shtetin vetem si nje mjet per perfitim duke u perpjekur qe ta perdore me cdo mjet dhe njekohesisht ti shmanget cdo detyrimi, nje familje e zene ne gracke e rene ne hendekun e dy koheve, te shkuares konservatore ateiste dhe modernitetit teknologjik virtual, nje shoqeri si e jona ku TJETRI eshte thjesht nje armik apo nje peme frutore qe duhet vjele dhe pastaj prere, natyrisht qe nje nder shkaqet gjendet edhe te mungesa e besimit. E vetmja shoqeri ateiste ne bote qe nga 1968 deri ne 1990;-) Une besoj ne Zot por nuk eshte ky shkaku qe kam kete mendim mbi shoqerine tone te dhunshme. Arsyeja eshte profesioni im i sociologut qe e ushtroj prej 20 vjetesh;-)

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"...dembelizmi.." asht mentalitet orjental, i ngulun per pese shekuj rresht. 100vjet pamvarsi jane pak per me shnguel DEBELIZMIN ORJENTAL.

Submitted by Anonim (not verified) on

Dhe prape se prape na çajne bythen 5 here ne dite me pellitjet e tarzanit nga minaret. Kjo nuk duhet lejuar! Shqiptaret duhet te kerkojne referendum kunder minareve dhe ezanit!

Submitted by arnaut (not verified) on

ja kaq u desh dhe vershuan anti-muslimanet. me duket se te behej nje sondazh tjeter do nxirrte ne drite se tek ne ka me shume anti-muslimane se muslimane qe shkojne ne xhami...

Submitted by Anonim (not verified) on

Feja origjinale e te pareve tane eshte paganizmi, besimi kryesisht ne Diell dhe ne natyre. Dhe ky eshte besimi me i drejte dhe me real. Fale diellit dhe natyres ne jetojme

Submitted by italo-shqiptari (not verified) on

Pikerisht Anonim, nderhyrje me shume vend! Feja e stergjysheve tane nuk eshte as Islami e as Krishterimi, por Paganizmi - i vetmi besim qe i linte lirine individit te bente e te mendonte çfare te donte, duke respektuar çdo korrent te ndryshem nga Paganizmi. Ne fakt ne ato kohe lulezonte filozofia, shkenca, arti, begatia. Pastaj erdhi murtaja e Krishtere dhe ajo Myslimane qe i vune flaken tokes dhe helmuan mendjet e njerezve me dogma trashanike si traret e shtepise!

Submitted by Harilla (not verified) on

I pabesueshëm ky sondazh: me gjithë dhunën sistemike të llojit më të skajshëm provuar ndonjëherë në modernitet dhe milionat që janë hedhur e hidhen në vatan për këto punë, fakti është qelibar:

“Në Shqipëri janë pyetur 1032 persona dhe nga këta 788 janë deklaruar besimtarë myslimanë”.

Asnjë rrudhje! Rezistenca nuk ka brirë, thjesht duhet të dish t'ia njohësh ngjyrën. Por për këtë duhet shqisë, tha.

Submitted by Anonim (not verified) on

keto sondazhe jane marre ne vendet ku ka kryesisht myslimane, pastaj s'ka rendesi qe jane myslimane apo jo me shume. E rendesishme eshte qe ne Shqiperi behet me shume nje jete ateiste, pavaresisht se njerezit thone jemi besimtar, por shume pak i respektojne rregullat e fese. Ne shqiperi fete jane ne harmoni fale ndikimit komunist qe i barazoi te gjithe, i beri vellezer, i beri te martoheshin midis feve. Per kete falenderojme Enver Hoxhen. Ja, per shembull ne Kosove myslimanet urrejne dhe kane neveri qe te martohen me te krishtere. Atje eshte me e theksuar feja, dhe kjo gje eshte padrejtesi, njeriu dashuron em zemer dhe jo me fe. Pra feja te ndalon per shuma gjera jetesore.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.