Arbën Xhaferi nuk jeton më

UPDATE: Press Zhurnal me qendër në Shkup njoftoi sot pasdreke se “kryetari i nderit i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) ka ndërruar jetë si pasojë e hemorragjisë cerebrale. Mjeku Sllobodan Damjanoski ka konfirmuar lajmin. “I ndërmorëm të gjitha masat e nevojshme për shërim, por për fat të keq ndodhi më e keqja”, ka thënë Damjanoski”.
“Klinika Neurokirurgjikale e Shkupit, ku ishte dërguar para 7 ditësh pas një hemorragjie cerebrale që pësoi në banesën e tij në Tetovë deklaron se z. Xhaferi ndërroi jetë sot në ora 15:50 minuta” – shkruan Europa e Lirë.
Reagimet e para në Tiranë kanë ardhur, siç pritej, prej politikës. "Një shqiptar jotipik që tha të vërteta të mëdha" e quan Xhaferin, lideri i opozitës Rama. "Bota e mendimit dhe elita politike e kombit, humbën njërin prej personaliteteve më të shquara të dekadave të fundit, - thotë Berisha, kurse Aleanca Kuqezi në një deklaratë të saj e quajti Xhaferin "rilindësin shqiptar në Ballkan".
(A.N.)
Në foto: Arbën Xhaferi i fotografuar nga Corbis në 2001
Comments
Me vjen keq qe shqiptaret e
<p>Me vjen keq qe shqiptaret e Maqedonise humben nji intelektual demokrat dhe europian.</p>
Duke shprehur
<p>Duke shprehur ngushellimet,nuk e kuptoj ku eshte tragjikja e lajmit.</p>
R.I.P. Ngushellime
<p>R.I.P. Ngushellime familjes.Por inshalla mos na dalin keto politikanet me fol,se sa ishte gjalle nuk e vlersuan maksimalisht.</p>
o arjan, a je gje budall, apo
<p>o arjan, a je gje budall, apo ben vet??? Ca thot Saliu, mire? E ke mar rrogen?</p>
Add new comment