Vetgjyqësia e Nazmije Vishës, dhe mesazhi i rrjeteve sociale: Ia bëri mirë!

“Fiqiri Muça e ka dhunuar fizikisht dhe seksualisht. E ka mbajtur 11 ditë. Ai donte ta trafikonte. Ai u çonte mesazhe të gjithë pjesëtarëve të familjes. Nazmijes po se po, por edhe gjyshërve e xhaxhallarëve të saj. U thoshte ‘do ju pres’ e ‘do ju vras’”. Këtë dëshmi e bën nusja e xhaxhait të Nazmije Vishës (fotoja flou e këtij shënimi është e Nazmijes), vajzës 18 vjeçare të dhunuar e të përdhunuar nga 45 vjeçari Fiqiri Muça, vëllai i burrit të motrës së vet, që para tri ditësh bëri vetgjyqësi duke e ndjekur me automatik, nëpër natë, jashtë shtëpisë së gjyshërve të saj, në Krrabë, ku Muça kish shkuar për ta rrëmbyer, dhe duke e lënë të vdekur.
Kjo është një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e shumëkujt, dhe të bën përshtypje mirëkuptimi kolektiv i gjestit të vajzës 18 vjeçare. Në site, blogje e rrjete sociale ka komente të panumërta, të cilat përcjellin mesazhin ‘mirë ia bëri’. Është me sa duket edhe kjo periudhë e sundimit të krimit të dalë jashtë kontrollit, dhe e pranisë zero të strukturave shtetërore pranë njerëzve në nevojë, që prodhon jo vetëm vetgjyqësi, por dhe mirëkuptim për akte të tilla. Mungesa e shtetit e ka shndërruar këtë vend në Far West. Si për të ilustruar këtë fakt, i ati i vajzës 18 vjeçare, Beqir Visha, në një intervistë për televizionin News 24, është shprehur: “Falenderoj bijën time për veprimin që ka bërë, pasi i ktheu nderin familjes”. Më tej, ai është shprehur se “nuk e fal familjen Muça; nuk ndahemi me kaq; më kanë dhe dy gjaqe të tjera për të larë”.
M. Nano
Comments
Une si qytetare e lire , si

Une si qytetare e lire , si nene, si grua, si moter, si femer, kerkoj lirimin e menjehershem te kesaj vajze. Kete vajze te mitur,duhet derguar menjehere ne trajtim psikollogjik, per tia rikthyer jeten. Beje apel tek te gjitha palet, qe te ndalet dhuna.

Kete vajze duhet mbajutr large opinionit publik, kjo duhet te JETOJ!!!!!

Ju lutem!!!

Kesaj vajzes i duhet bere

Kesaj vajzes i duhet bere nje lapidar sepse eshte e para shqiptar/shqiptare qe i tha "MJAFT !!! ENOUGH !!!" perdhunimit. 3 million te tjere vazhdojme te perdhunohemi cdo dite nga cifti BERISHA-META pa bere praktikisht asgje te hajrit.

Une jam totalisht kunder zgjidhjes me dhune por ky rast duhet trajtuar sic veproi Gjykata e Parisit me Avni Rustemin.

Mustafa, cdo ligj dhe kod ka perjashtimet e tij. Gjesti i kesaj vajzes duhet perkrahur sepse e beri pasi ja kerkoi ndihmen shtetit me cdo lloj qe kerkohet. Shteti e shiti, e perdhunoi, i shkaterroi familjen dhe te ardhmen, e talli dhe ne fund i dha vizen kriminelit edhe ta trafikoje.

Mustafa leri artikujt me mesazhe ambigue (po sforcohem ne ekstrem per mos te thene ndonje fjale me te rende). Nuk ishte vetegjyqesi, por ishte absolutisht mjeti i fundit i Drejtesise qe vajzes i kishte mbetur ne dore. Po qe se nuk je tredhur akoma, dil hapur dhe mbroje vajzen e gjore. Bej ate qe do bente Migjeni. Thuaj ate qe do thoje po te ishte vajza jote, sepse po vazhduam te shkerdhehemi cdo dite dhe ta kalojme me fraza te sofistikuara e keqja do mberrije edhe ne familjet tona nje dite.

Ti meqe ndihesh i perdhunuar
Ti meqe ndihesh i perdhunuar nga Berisha, kujdes po fitoi perseri ne 2013 se heren e trete do te te pelqeje:-D
Ne Shqiperi eshte e

Ne Shqiperi eshte e degjuar Shota Galica per trimerite e saj kunder pushtuesit. Koha po nxjerr Shota te tjera. Eshte Shota e Haklajve qe ne mungese te shtetit merr hakun e vellezerve te vrare. Por eshte edhe nje Shot ne Krrabe qe perseri ne mungese te shtetit po vendos nderin e saj te marre neper kembe nga nje aventurier tre here me i madh ne moshe se ajo. Shqiperia ka pasur dhe do te nxjerre shume Shota ne mungesen totale te shtetit dhe pranise te qeverive hajdute e kriminele.

Ai nuk ka qene aventurier, ai

Ai nuk ka qene aventurier, ai ka qene kerme (sado qe nuk duhet te flasim keq per te vdekurit sic thone...)

Perdhunuesit jane me te keqijte e krimineleve. Ata qe kryejne kete lloj dhune do te benin edhe me keq po tu jepet rasti: mjafton te gjejne dike me te vogel dhe te pafuqishem se vetja.

Me vjen keq per Nazmijen, asnje femije (se 18 vjec femije eshte) nuk duhet te kishte fatin e keq te kalonte peripecite e saj, nga dhunimi tek vrasja. Se edhe kjo e fundit nuk eshte pak per nje femije. Ajo nuk eshte as Shote e as heroine. Ajo eshte thjesht nje femije fatkeq qe u perpoq te shpetonte nga dhuna. Nazmija eshte femije si gjithe te tjerat. Uroj qe te lirohet sa me shpejt, asnje gjykate nuk mund ta denoje per kete qe ka bere. Dhe nese do te kishte ndonje iniciative qytetare, per te peticionuar lirimin e saj apo per te mbledhur fonde per te, une do te isha pjesemarresi i pare!

hajde gallate hajde!! Dolen

hajde gallate hajde!!

Dolen shotat thote tjetra dhe bene mire qe vrane njerez?!

Per te arritur ne konkluzione te tilla duhet te shikosh is fillim per Shoten I se cfare kane bere vellezerit e saj perpara qe ajo te "hakmerrej ne mungese te shtetit", pasataj tek Shota II se a jane te verteta keto qe thuhen nper gazeta, sepse nese ato i marrim te mireqena ne PANORAMA dilte nje histori tjeter.

Te zbardhen njehere motivet pastaj te dilet ne konkluzione.

Rrjetet sociale ne kete rast

Rrjetet sociale ne kete rast jane percjellese te opinionit publik, i cili ne kete rast per mendimin tim ka te drejte te reflektoje cili nga aktoret e kesaj ngjarjeje eshte viktima dhe cili eshte fajtori.

Ketu nuk behet fjale per nje fenomen vetgjyqesie - i cili ne fund te fundit eshte i kuptueshem, ne mos i justifikueshem per raste krimesh makabre te cilat drejtesia zyrtare nuk jep drejtesi.

Ketu behet fjale per nje rast te paster vetmbrojtjeje (po marr gjithmone parasysh se faktet jane ato qe raportohen ne media! Po i marr si te verteta.). Kemi nje burre qe ka kryer rrembim personi, perdhunim dhe tentative trafikimi dhe ka intimiduar viktimen e tij dhe familjen e saj, i ka frikesuar qe as mos te kerkojne ndihme. Nje 18 vjecare e vendosur ne kushtet e dhunes se vazhdueshme gjen nje arme dhe pengon aktin e dhunimit te rradhes. Per cfare aresye ne kritiket e qyteteve duhet te shikojme hakmarrje kanunore ne nje ngjarje qe mua me duket nje akt i paster vetmbrojtjeje ku viktima thjesht ka dashur te shpetoje jeten e saj?

Une nuk kam vrare ndonjehere njeri dhe as kam ndermend, por mendoj se nuk duhet te jete ndonje qejf i madh. Aq me teper pamja e gjakut eshte stresante per nje minorene. Por ne raste te tilla do te veproja ekzaktesisht si Nazmia, te cilen uroj dhe shpresoj qe gjykatat ta nxjerrin shpejt si te pafajeshme!

(ps opinionet e mia jane gjithmone nese faktet e raportuara ne media jane reale, nuk do te ishte e para here qe gjerat raportohen gabim)

te lumte dora moj

te lumte dora moj cupke....plumbin e kishte pak ai maskara.Pacin fatin e tij te tille maskarenje dhe pedofila qe abuzojne me te mitur.Gjykata paste doren e lehte me ju..Te uroj nje lirim sa me te shpejt...

He shqiptare, he kafshe

He shqiptare, he kafshe turke!

Prisni njehere te hetohet, te mbyllet çeshtja para se te mbroni nje vrasese.

Si mund te quhet vrasese

Si mund te quhet vrasese kur ka mbrojtur veten e vet , nje femije 18 vjeqe???????????

Veprimi i kesaj vajze cilido

Veprimi i kesaj vajze cilido qofte arsyeja eshte nje vrasje. Nuk mund te gjykojme vetem duke degjuar njeren pale qe duhet thesuar ka shume kontradiksione dhe ne fjalet e tyre. Nje femer qe merr automatikun dhe vret duke e ndjekur qe person qofte ky dhe me i keqi i mundeshem nuk eshte veprim i nje 18 vjecare normale. Ajo mund te shkonte ne drejtorine e policise Tirane dhe te kerkonte ndhe mbrojten e tyre mund te shkonte dhe ne shoqatat e mbojtes te te drejtes te femres dhe perseri te ngrinte kete problem. Por te ngesh piedestal nje vrasje te kryer nga nje pothuajse minorene tregon brutalitetin e shoqerise ku jetojme ku gjithcka behet me vetegjyqesi deri ne makabritet...

Ah jo, me cilen fytyre do

Ah jo, me cilen fytyre do te ket qene ai burre qe merret me nje femije, 18 vjeçe? çfare premtimi mund ti ket dhene nje femije, nje burri te asaj moshe? Lere mos ja fut kot. Jam kunder dhunes, por vajza do te ket qene ne nje gjendje te rende psiqike. Nga rreziku ka sulmuar ne vetembrojtje! Ngjarje e rende, per te gjithe te gjallet!

Një gjë është e qartë që ai

Një gjë është e qartë që ai përdorte dhunën, terrorin, e rëmbente vajzën. Policia mbas rrëmbimit i tha vajzës apo e sugjestonoj të tërhiqte padijen, në vënd që ta çonte deri në fund investigimin. Çmund të bënte tjetër ajo ti bindej akoma. Por si mund të bëhen këto gjëra pa mirukptim, paska qënë kafshë.

Anxhelo, vetegjyqesia eshte

Anxhelo, vetegjyqesia eshte nje veprim tmerresisht i gabuar per nje individ dhe aq me teper per nje shoqeri qe e kthen ne mode jetese. Por nuk eshte rasti. Vajza ka plot 4 vjet (qe femije) qe perdhunohet dhe terrorizohet sistematikisht nga nje baba i 5 femijeve. Ajo kerkoi ndihme tek familja, pastaj tek policia, tek shteti, tek mediat dhe ne fund tek fshati ku banonin gjysherit.

Ajo nuk sulmoi kerkend. Xhelati i femijerise se saj i shkoi perseri ne shtepi ne mes te nates per ta rrembyer me force dhe per ta perdhunuar perseri dhe me pas per ta shitur si prostitute (sepse tani ka mbushur moshen 18 qe lejohen prostitutat ne Europe). Ligji ne kete rast e quan vetembrojtje dhe jo vetegjyqesi. Ky shtet i qelbur dhe kjo shoqeri e kalbur i lane te gjores vetem dy rruge: Skllaverine ose Kallashin. Veper penale ka bere vetem gjyshi saj per armembajte ne shtepi (qe e bejne me mijera familje rurale ne Shqiperi).

Shko Anxhelo, futi nje tas me kos, fli dhe ngrihu ne mengjes i fresket per ti sherbyer regjimit perseri ne menyre te verber. Vetem bej kujdes kucedrat nuk i kursejne as zagaret qe u sherbejne. Ti pastaj:"...mund te shkosh ne drejtorine e policise Tirane dhe te kerkosh edhe mbrojten e tyre, mund te shkosh dhe ne shoqatat e mbojtes te te drejtes te femres /mashkullit..."

Engjell, Rasti duket i

Engjell,

Rasti duket i paster, per disa tregues kokeforte: vajza 18 vjec, viktima 43. Cfare i puq nje cift qe i takojne dy breznive te ndryshme-asgje.Duket ashiqare se viktima ka qene pala agresive, por qe e pesoi se helbete, kur ska shtet (ky eshte nje fakt real i pamohueshem ne Shqiperi) kujtoi se do te livadhise si ti doje qejfi. Une them se vajza ka kryer nje akt te vetmbrojtjes se ligjshme. Nuk ka rendesi me kallash a me cfare, se mund te kishte hipur edhe mbi ndonje mur e tja ngjiste me tulle kokes (edhe Pirron keshtu e vrane!), apo mund te kishte marre nje sepate apo hu me peshe e tja kishte rrasur. Viktima pati fatin e nje vdekjeje spontane te menjehershme dhe pa vuajtur gjate.Hallall ja beri perendia.

Fatkeqesia e vertete eshte sistemi qe nuk arrin te funksionoje se perdite degjojme qe therren edhe brenda fisit.

Ne kushtet e ku eshte Shqiperia solidarizohem me vajzen.

Nje koment per

Nje koment per "Anti-indiferentin" kisha:

Une nuk jam as lepires i regjimit dhe as bastard si puna jote qe nuk ke per qellim dhenien e argumentit ne nje bisede por fyerjen qe e ben i fshehur pas nje emri te reme ne nje website.

Une nuk fola duke fyer njeri por dhashe mendimin tim qe duket se ka gjetur mbeshtetje ne SMS e gjetura ne telefonin e viktimes, por duket se nuk mund te thuash mendimin qe ke dhe mos maresh komente fyese nga njerez si puna jote qe mungesen e argumentave ose gjykimin bazuar mbi opinjonet e njeres ane e plotesojne me fyerje sa bastarde aq dhe te dala boje.

Add new comment