Pak minuta ka zgjatur dorëzimi i detyrës në SHISH

Sipas së përjavshmes Java, që ka patur një bisedë shumë të kursyer me ish-kreun e SHISH-it, Bahri Shaqirin (ky i fundit ka nxjerrë nga goja jo më tepër se dy-tri fraza pa ndonjë interes gazetaresk), Presidenca, me të marrë vendimin e shkarkimit, e ka futur urdhërin në një zarf të dyllosur, dhe e ka nisur me porosinë që t’i bjerë në dorë kreut të shërbimeve sekrete. Në shkresën e nisur shkruhej ajo që tanimë është marrë vesh: Me propozim të kryeministrit liroj nga detyra drejtorin e SHISH-it, Bahri Shaqirin, dhe emëroj në këtë detyrë Visho Ajazi Likën”.
Sipas Lorenc Vangjelit që ka shkruar këtë artikull, Visho Ajazi ka mbërritur në SHISH për të marrë detyrën vetëm pak minuta pas mbërritjes atje të dekretit të Presidentit, a thua se po priste prapa derës. Takimi mes të dyve, në prani të disa të tjerëve, ka zgjatur pak minuta, gjithashtu. Një dorëzim detyre, një shtrëgim duarsh, dhe ... secili në punë të vet. Puna e Ajazit dihet. Ndërsa ajo e Bahri Shaqirit është – këtë e thotë ai vetë – .... ca pushime buzë detit.
Re.Pu.
Comments
Ka ndonje norme mbi sa duhet
<p>Ka ndonje norme mbi sa duhet te zgjase nje nderrim detyre? Edhe te tjere raste me te famshem (Meksi-Fino per shembull) nuk kane zgjatur me shume. Plus, pavaresisht qellimeve te keqija qe Sala ka me Vishon, a mund te na thote kush se cfare sherbimi i ka kryer ky Baqiri kombit shqiptar? A njihet ndonje rast ne te cilin SHISH ka zbuluar dicka me rendesi? Ka shume gjasa qe cdo zbulim qe kane bere e kane pervetesuar dhe e perdorin per interesa personale, duke qene se per tema me rendesi si Gerdeci, vjedhja e zgjedhjeve 2009,2011, 21 janari, e te tjera ngjarje (pergjimet e Imamit, Fazllic, Taci etj...) SHISH nuk eshte se ka dhene ndonje kontribut. Me duket se e vetmja pune e sigurte e Shaqirit ka qene raportimet ne Ambasaden Amerikane. Ashtu si plot politikane te tjere shqiptare ne keto 20 vite (Imami, Shehi, Serreqi, Spahiu (ky i AK-se) etj). A duhet te na vije keq per te? Per veten tone po!</p>
Nuk mund të jemi të sigurtë
<p>Nuk mund të jemi të sigurtë se si ka punuar SHISH, por jemi të sigurtë që Saliu ka vënë një tjetër shërbëtor dhe këtë vënd do ta marri lumi tani. Mora vesh që ky Visho na qënka shkodran, po si nuk njoh një shkodran që të mos luaj rolin e servilit dhe shërëbëtorit.</p>
Висхон О храбри, као што се
<p>Висхон О храбри, као што се осећате сада када сте на радном месту албанске државе? Ha,ha,ha.</p>
Add new comment