Fareed Zakaria bën plagjiaturë

Fareed Zakaria është një kolumnist i revistës Time dhe një moderator i një programi në CNN (Global Public Square), të cilin në Shqipëri e njohim si autor të librit ‘E Ardhmja e Lirisë’ (The Future of Freedom), në të cilin ai flet për demokracisë iliberale të llojit të Shqipërisë (pa e përmendur Shqipërinë, sigurisht). Zakaria është një gazetar dhe autor i vlerësuar në SHBA, por këto ditë e kanë kapur ‘me presh në duar’. Saktësisht i kanë kapur në një shkrim të tijin në Time një paragraf të dikujt tjetër, të cilin ai e kish marrë pa e cituar. Dhe tani ai akuzohet për plagjiarizëm.
Shkrimi në Time është mbi kontrollin e armëve, dhe paragrafi është marrë nga shkrimi i autorit Jill Lepore, që shkruan për revistën the New Yorker. Paragrafi në fjalë është pothuaj identik në të dy rastet, me ca ndryshime fare të vockla që e nxjerrin më në pah aktin e ‘vjedhjes’ intelektuale të kryer prej tij. Kush di anglisht, mund ta verifikojë më poshtë, ku po publikojmë të dy versionet:
From Lepore's piece:
As Adam Winkler, a constitutional-law scholar at U.C.L.A., demonstrates in a remarkably nuanced new book, "Gunfight: The Battle Over the Right to Bear Arms in America," firearms have been regulated in the United States from the start. Laws banning the carrying of concealed weapons were passed in Kentucky and Louisiana in 1813, and other states soon followed: Indiana (1820), Tennessee and Virginia (1838), Alabama (1839), and Ohio (1859). Similar laws were passed in Texas, Florida, and Oklahoma. As the governor of Texas explained in 1893, the "mission of the concealed deadly weapon is murder. To check it is the duty of every self-respecting, law-abiding man."
From Zakaria's:
Adam Winkler, a professor of constitutional law at UCLA, documents the actual history in Gunfight: The Battle over the Right to Bear Arms in America. Guns were regulated in the U.S. from the earliest years of the Republic. Laws that banned the carrying of concealed weapons were passed in Kentucky and Louisiana in 1813. Other states soon followed: Indiana in 1820, Tennessee and Virginia in 1838, Alabama in 1839 and Ohio in 1859. Similar laws were passed in Texas, Florida and Oklahoma. As the governor of Texas (Texas!) explained in 1893, the "mission of the concealed deadly weapon is murder. To check it is the duty of every self-respecting, law-abiding man."
Re.Pu.
Comments
Nuk eshte plagjiature por
<p>Nuk eshte plagjiature por citim i ngjashem i Adam Winkler. Per sa kohe e citon nuk perben plagjiature. Jane dy menyra te ndryshme referimi. Merita i takon Adam Winkler. Nga ana akademike nuk perben plagjiature. Kujdes Respublica me keto gjera.</p>
Po si nuk është plagjiaturë
<p>Po si nuk është plagjiaturë kur edhe CNN edhe Times e suspenduan nga puna?! Plagjiaturë është edhe citimi pa përmendur burimin. Ti ja paske futur kot, mos e nguc ResPublican. Ti je gabim, jo ResPublica. Po ja ka plot si ju që thonë hajt t'ja futi një kritikë koti!</p>
Add new comment