Kush është Visha Lika?

Postuar në 10 Gusht, 2012 04:44

Gjatë 20 orëve të fundit, të gjithë janë duke pyetur se kush është kryetari i ri i SHISH-it, Visho Lika, për të cilin deri më tani, qysh pas vitit 1997 nuk është kujtuar njeri, ndonëse e kemi pasur nëpër këmbë? Anila Basha e ndriçon portretin e Likës në mënyrën e vet. Ja ç’thotë ajo në shkrimin e saj për shqiptaren.com:

“Shumica e qytetarëve duhet t’a mbajnë mend diskutimin e famshëm të Gazidedes në Kuvend marsin e vitit 1997, ku fliste për agjentura të huaja, duke përfshirë shërbime greke, serbe, madje edhe amerikane si shkaktaret e trazirave në vend. Sikurse të gjithë thonë, autori i këtij fjalimi ishte Visho Lika, Gazidede vetëm sa e lexoi. Zoti Lika, ishte njeriu që merrej me shërbimin e jashtëm, apo drejtorinë e katit të katërt siç quhej ndryshe. Që në krye të herës, emërimi i tij në këtë detyrë, i pakonsultuar me drejtues të shërbimeve partnere, dhe e kaluara e tij si një njeri që ka shkaktuar edhe “incidente” me akuzat për këto shërbime, nuk janë një ogur i mirë për pavarësinë e institucionit të SHISH-it nga qeveria e mazhoranca, apo edhe vijimin e punës për të përsosur marrëdhëniet me këto shërbime dhe për të luajtur një rol kryesor në rajon e më gjerë. Askush nuk e di se çfarë ka pasur në mend Berisha kur e ka bërë këtë, por gjithkush duhet të trembet në këtë moment, për implikimin e SHISH-it qoftë te çështja aq e përfolur e përgjimeve, qoftë edhe në kontrollin e aspekteve të ndryshme të jetës politike e shoqërore. E mbi të gjitha, si dhe sa do të ndërhyjë SHISH në zgjedhjet e ardhshme. Tani, u kthye thjesht në një shërbim partiak.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim D (not verified) on

Te dhemb ne shpirt kur degjon kete fare arsyetimi pa asnje ngrimc llogjike dhe racionalizmi perbrenda. dhe per me teper te vjen keq qe respublika publikon nje lloj materiliali si ky. dakort pjesa ku flitet per te shkuaren e Likes eshte interesante, por cdreq lidhje ka fakti qe ky ka nje profil nacion0alist , me faktin qe do ta kthej Shishin ne nje sherbim partiak ?

dhe mbi te gjitha cdreq arsye kemi ne shqiptaret per tu konsultuar me sherbimet sekrete te vendeve fqinje "partener " sic jan greqia, serbia dhe shba  per te emeruar drejtuesin e shish qe vete nga emri e thot qart , sherbimet informative shqiptare, dhe jo greke apo serbe?

sherbimet sekrete o anila  jan sherbime ,qe me se pari kan synim ta mbrojn shqiperin prej fqinjeve dhe jo te bashkepunojne me fqinjet. prandaj zgjedhje e nje personazhi me personalitet nacionalist i cili  i ka besdi sherbimet e huaja ne tokat shqiptare , sigurishte qe eshte nje emerim i mire, nuk ka asgje te keqe ketu.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.