Sonte, në orën 22.50, është radha e Usain Bolt-it në finalen e 100 metrave

Sonte në mbrëmje do të jetë gara e garave të Olimpiadës së Londrës. Ajo e 100 metrave. Pritet me padurim Usain Bolt, njeriu më i shpejtë i botës e i të gjitha kohërave, i cili në garën e parë të kësaj olimpiade, në baterinë e katërt, nuk demonstroi ndonjë gjë të madhe. Koha e kapur ishte 10”09, më e keqja mes rivalëve të tij. Si është e mundur? Të gjithë bien në një mendje në përpjekje për ta lexuar këtë kohë, e tok me kohën, dhe mënyrën se si ai vrapoi në atë garë: ”Bolt nuk u sforcua fare; ai bëri një si stërvitje para finales; gara e tij nuk ishte sprint, por thjesht një shetitje”.
Rivali i tij xhamajkan, Yohan Blake, arriti një kohë më të mirë, ndonëse dhe ai nuk pati ndonjë tendosje gjatë garës. 60 metrat e fundit i bëri qetë-qetë, dhe kronometri në finish regjistroi fiks 10”. Pak më mirë edhe se bashkëpatrioti tjetër Asafa Powell, që vrapoi 10”04 për 100 metra. Po të tjerët? Do të jetë një garë mes SHBA-ve e Xhamajkës. Pretendentët e tjerë janë pra amerikanët Tyson Gay, Justin Gatlin, Ryan Bailey, të cilët kanë kapur respektivisht kohët 10"08, 9"97 e 9"88.
Janë kohë rrenacake, sigurisht. Gara e sotme, në orën 22.50, do të ketë kohë të tjera. Do të jetë gara e Usain Bolt-it, dita e tij, olimpiada e tij, siç ishte ajo e Pekinit? Kjo është kërshëria e të gjithëve. Dhe siguria e të shumtëve.
E.G.
Comments
USAIN BOLT, 9.64 world
<p> USAIN BOLT, 9.64 world record,poooooooooooooooooooo</p>
9.63 olymcpic record, sorry
<p>9.63 olymcpic record, sorry for mistake.</p>
Usain Bolt neww Record.
<ol style=""><li>Usain Bolt neww Record.</li></ol>
Add new comment