Krimi tek Fusha e Aviacionit: Policia nuk i është përgjigjur thirrjes tek 129

Postuar në 09 Gusht, 2012 04:00

Shekulli i sotëm kish dalë me një titull që s’të lë indiferent: “Alo 129? Të përgjigjen një m….” 129 është numri i telefonit të policisë, që do duhej të ish aktiv 24 orë non stop, e ku normalisht pas dy a tre sinjalesh thirrjeje të qytetarëve do duhej të dëgjohej zëri: Alo, policia e Republikës jemi. Mirëpo, në Shekullin e sotëm jepet pretendimi i dikujt që ka provuar të marrë në telefon policinë nga vendi ku grabitësit vranë Fatbardha Tafën (Fusha e Aviacionit), dhe në këtë numër nuk i është përgjigjur askush. Isa Meta (në foto), dëshmitar në skenën e krimit, thotë për gazetën e Kokëdhimës, se “policinë e kemi telefonuar deri sa jemi lodhur; i ramë numrit 129 dhe nuk morëm përgjigje”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Veshtire te besohet. Ndonje prove konkrete keni ju qe (ri)botoni kesi lajmesh?</p>

Submitted by Ilir Integrimi (not verified) on

<p>Hej, mos vulgarizoni dhe mos keqinformoni. Titulli i Shekullit (online dhe hardcopy) eshte: Alo, 129? Përgjigjet&hellip;Askushi !&nbsp; Pra nuk ka fjale te pista ose shkronja qe fillojne me m.</p>

Submitted by respublica (not verified) on

<p>Jeni i painformuar. Ne versonin print te Shekullit eshte titulli, te cilit i eshte referuar respublica.al.</p>

Submitted by Ilir Integrimi (not verified) on

<p>Dakord, ne faqen e pare ishte ashtu sic e keni vene ju. Pak me pare iu referova titullit te artikullit online dhe po atij artikulli (te plote)ne faqen 7. Kane vendosur qe ne faqen e pare ta bejne me &#39;&#39;interesant&#39;&#39;.&nbsp; Kerkoj ndjese qe nuk e kontrollova edhe faqen e pare.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.