Kurti: Thaçi e Haradinaj janë “të destinuar” të bëhen bashkë

Do të bëhen bashkë Thaçi e Haradinaj në një koalicion të ri qeverisës? Shtypi ka hamendësuar në mënyrë këmbëngulëse mbi këtë gjë, por Thaçi e ka përgënjeshtruar më se njëherë. Kanë qenë përgënjeshtrime të ndrojtura, në të vërtetë, e prandaj jo vetëm nuk janë marrë seriozisht, por janë konsideruar si një mënyrë për të konfirmuar hamendjet.
Albin Kurti, në një shkrim të tijin të publikuar në Zëri, nuk na zbulon ndonjë projekt që ekziston lidhur me këtë koalicion, por na thotë se ka ca pushtete të forta, dhe okulte, të cilat duan që ky koalicion të bëhet. Ja ç’thotë saktësisht ai në fund të shkrimit të tij me një titull të natyrës elektro-mekanike ‘Ndërrimi i vajit”:
“Thaçi e Haradinaj mund të mos e duan subjektivisht njëri-tjetrin, porse ata që i shohin si objekte këta dy, i duan ata bashkë. Në njërën anë, shitja e PTK-së, KEK-ut, Trepçës, vjedhja e buxhetit edhe me një autostradë qindramilionëshe, falja e qymyrit përmes projektit ’Kosova e Re’ etj.etj., kanë nevojë për koalicion të ri qeveritar. Në anën tjetër, marrëveshja ‘historike’ me Serbinë përmes koncesionit ’përfundimtar’ për veriun, gjersa në pushtet në Beograd është kthyer koalicioni nazi-fashist, mendohet që arrihet duke i vënë Thaçin e Haradinajn bashkë në këtë anë të tryezës. Pra, Thaçi e Haradinaj madje edhe mund të mos e duan këtë gjë, porse ata që i shohin këta të dy si figura shahu, këtë synim kanë. Me fjalë të tjera, kjo makineri e privatizimit neoliberal dhe e pazareve me Serbinë ka nevojë për lubrifikant të ri. Kombinimi Thaçi-Haradinaj do të shërbente si vaj i ri për makinën e vjetër.”
Për ta lexuar të plotë shkrimin e Kurtit, ndiqni linkun: http://www.zeri.info/artikulli/3/20/54861/nderrimi-i-vajit/
Re.Pu.
Comments
PA LIDHJE ME KETE LAJM: MOS
<p>PA LIDHJE ME KETE LAJM: MOS U LODHNI KOT QE T'I PERGJIGJENI ALTIN GOXHAJT - ESHTE ROB KOTI, O RESPUBLICA-NE!</p>
hahahahaha sa loqe qe
<p>hahahahaha sa loqe qe je;-)))) Po kur ulesh te hash buke, ne vend te faljes cfare thua: mos ju pergjigjni altin goxhes;-pppp</p>
Gjersa makina e Albinit mbeti
<p>Gjersa makina e Albinit mbeti vagon i shkeputur i trenit qe pati nje defekt kur iku nga Venezuela e Kuba dhe djegte drunje si karburant.</p>
Add new comment