Referendumi është i pamundur, por Berisha premton se do ta bëjë!!!!

Është thënë tanimë, që referendumi i zgjedhur nga Berisha si një deus ex machina nuk funksionon. Është i pamundur të bëhet pa ok-in e opozitës. Nuk e lejon kushtetuta. Por Berisha nuk heq dorë nga kjo ide. Ja çfarë ka thënë ai dje në mbledhjen e qeverisë lidhur me këtë çështje: “Pavarësisht nga disa vështirësi të padiskutueshme, referendumi do të bëhet në respekt të plotë të Kushtetutës, në germë e frymë të saj. Asgjë nuk mund ta ndalojë e ta pengojë që të dëgjohet zëri i qytetarëve shqiptarë. Ndaj do t’i kërkojmë Këshillit Legjislativ të Parlamentit të elaborojë platformën për hapat e mëtejshëm të këtij akti madhor, me të cilin qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të shprehen. Zëri i tyre duhet të dëgjohet. Verdikti i tyre duhet të respektohet. Përse ne i lejojmë vetes kaq të drejta që na i delegojnë ata, për të marrë me dhjetëra e qindra vendime, ndërsa ata të mos kenë të drejtë të marrin një vendim për ne, përveçse kur hedhin votën e na zgjedhin? Edhe ata do të kenë të drejtën e plotë të flasin për ne. Kush ka frikë, të dalë mënjanë, të ikë nga politika. Në këto rrethana, nuk na mbetet gjë tjetër veçse, midis një akti votimi të dështuar, që kërkonte 96 vota dhe shumica ishte larg këtyre votave, midis një akti për të larë duart dhe shtytjes përpara të procesit për një nivel të ri transparence, t’u drejtohemi shqiptarëve në një referendum popullor. Ndaj do të ecet drejt referendumit popullor, duke respektuar plotësisht të gjitha përcaktimet ligjore e kushtetuese për referendumin. Koha e zhvillimit të referendumit do të përcaktohet nga institucionet përkatëse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Gjykata Kushtetuese dhe institucionet e tjera.”
Siç duket, flet thjesht për qejf të vet.
E.G.
Comments
Do ta gjej nje
<p> Do ta gjej nje zgjidhje me interpretim si me ja dashte qejfi. Do ta interpretoj nenin 150 pika 1. gjoja 50 shtetas me te drejte vote kerkojne referendum per nje ceshtje te nje rendesie te vecante. Dhe nuk i drejtohen parlamentit por presidentit te republikes. Sipas nent 92, germa gj) presidenti cakton daten per zhvillimin e referendumit.</p><p>Ketu do te filloje manipulimi i kushtetutes dhe i ligjeve ne teresi... Per nje dite si kjo, e mban nje armate te tere juristesh SRB-i. Dhe koha ka treguar se i ka shume here me te pergatitur se analpambuket e Rames....</p>
Add new comment