Krimi i Poliçanit horror-izon faqet e gazetave

Postuar në 07 Gusht, 2012 06:49

Titujt e gazetave që kishin të bënin me ngjarjen e Poliçanit ishin horror, ashtu si dhe vetë ngjarja. “Kufoma dhunohet me motosharrë; Kushtrim Guri bën tre tentativa për t’i prerë kokën vrasësit të vëllait”, thuhej në një titull të Panoramës. E përditshmja Shqip shkruante në një nga titujt se “vëllai i viktimës i prêt kokën rojes së vdekur në sy të policëve”. “I preu kokën të vëllait”, thosh Mapo në faqen 3 të saj. “Vëllai i viktimës ka sharruar në qafë rojen e vetëvrarë”, ishte një nënvizim i Shekullit. Ndërsa shqiptarja.com kish përzjerë kronikën e zezë me pak kronikë ‘rozë’: I vrau vëllain për gruan, i sharron kokën. Të gjithë këto lajme ishin kataloguar në rubrika me emrin ‘horror’ e ‘krim makabër’.

Një pyetje: përfytyroni dot një fëmijë 9-10 vjeç, të cilit i bie në dorë rastësisht një gazetë, ku në faqe të parë është titulli ‘I sharron kokën viktimës’?” Gazetat nuk kanë faj, sidoqoftë. Ato kanë bërë detyrën. Kanë informuar. Apo jo?

Re.Pu.

Në foto: Majtas Shpetim Dervishi (roja i vetëvrarë) , djathtas, Vladimir Guri (i vrari)

Comments

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

<p>Ç&#39;kuptim ka ky shenim? Te gjitha gazetat e botes do te benin dhe bejne çdo dite te njejten gje. Eshte detyre e prindit ta mbroje femijen nga ato lajme qe mund ta turbullojne femijen.</p>

Submitted by Toni (not verified) on

<p>Ndoshta keni te drejte, por po te kemi parasysh se televizionet japin filma me dhune ekstreme te tipit horror ne cdo ore te dites shume here edhe pa ndonje shenje dalluese te pakeshillueshme per femijet dhe adoleshentet, kjo nuk eshte hicgje, per me teper qe keto gazeta nuk para lexohen nga kjo moshe, por edhe rubriken e leximit te gazetave e anashkalojne. Te mos harrojme internetin qe me nje klikim te vetem do te shohim foto,&nbsp; vidio e filma nga me te cuditeshmet, me skena te dhuneshme dhe erotike te shfrenuar pa kufizim e pa kriter. Per fat te keq numeri i perdoruesve sa vjen e shtohet nga femijet dhe adoleshentet . Si per ilustrim po ju tegoj nje rast. Nje daji i nipit tim ne moshen 11 vjecare ka dite qe ka erdhur per pushime te gjyshja, motra ime. Vjen tek une dhe e con televizorin gjithnje tek filmat aksion. tek shikonte filmin &quot;grabitqari&quot; i them qe nuk duhet ta shikonte kete filem se nuk ishte per moshen e tij; Emor dajo, une shoh 6 ore internet cfare te dua e ti me thua per kete filme te mos e shoh. e kishte fjalen kur prinderit i kishte ne pune. C&#39;ti thosha? Sa e sa femije ka te tille.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.