Blofi i dyfishtë i Berishës me referendumin

Heqjen e imunitetit do ta realizojmë me referendum për ndryshimin e kushtetutës, tha Berisha sot, duke bërë blofin e tij të rradhës. Dhe është një blof i dyfishtë.
Së pari, sepse referndumi nuk mund të bëhet pa u miratuar ndryshimi i kushtetutës nga 2/3 e deputetëve.
Ja ç’thotë neni 177 i Kushtetutës:
3. Projekti [ për ndryshimin e Kushtetutës] miratohet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
4. Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projektamendamentet kushtetuese të votohen me referendum. Projektligji për rishikimin e Kushtetutës hyn në fuqi pas ratifikimit me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend.
5. Amendamenti kushtetues i MIRATUAR i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Pra, sipas pikës 5, duhet miratuar amendamenti, që të kërkohet më pas testimi i tij në referendum. Kjo pikë thjesht i jep mundësinë një pakice prej 1/5 ta kundërshtojë me referendum amendamentin e miratuar nga 2/3 e deputetëve, por jo të kërkojë referendum për një amendament të pamiratur.
Por le të hamendësojmë se Gjykata Kushtetuese do të bëjë ndonjë argumentim krijues, të ngjashëm me atë që bëri Sashenka në lidhje me zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Dhe që referendumi të quhet i vlefshëm duhet që të paktën 50% e votuesve të regjistruar në lista të marrin pjesë në të. Në dy zgjedhjet e fundit, mezi u arrit pjesëmarrja 50%, edhe pse votuan me kuç e me maç demokratë e socialistë, lsi-stë e psd-istë...
E.Zaloshnja
Comments
Mendoj se eshte zgjedhja me e

Mendoj se eshte zgjedhja me e mire per te hequr imunitetin. Besoj se pjesemarrja do te jete mbi 60%

Mendoj se zgjidhja me e mire
Mendoj se zgjidhja me e mire eshte te Heqim Plehrat por Ristani e Saliu e bene te pamundur Referendumin qe do te votohej 90%....
Mendoj qe te mbajme Nje referendum per largimin e Saliut qe do dali po ashtu 90%!
Para ligjit jemi te gjithe te barabarte si Saliu ashtu edhe Ne; le te fillojme referendumet per keta politikane qe Kane grabitur e shkaterruar cdo, perderisa vota Ne zgjedhje vidhet!
Sa per Referendumin e Saliut per imunitetet eshte Nje SHASHKE APo SASHENKE tjeter!
Ne aspektin teknik elektoral

Ne aspektin teknik elektoral vota kunder heqjes se imunitetit sot eshte gafe elektorale e PS dhe Berisha ka te drejte te beje fushate elektorale me goditje per cdo deputet te PS per aq sa keta votojne kunder si persona qe kane frike mos hetohen per veprimtari kriminale te presupozuara. Per me teper qe Berisha sillet si fitues i 2013 dhe Rama si kryeopozitar pas 2013;-)
Rama jo vetem qe nuk di te luaje poker por nuk di ti jape as makines (as Berisha por eshte mjek dhe di ceshte kirurgjia;-) ndaj dhe nuk kupton se si perdoren marshet, frenat, freksioni, etj ndaj dhe nuk e kupton se kur duhet ti jape shpejtesi apo kur duhet te frenoje;-) E mjera PS qe humbet kur mund te fitoje dhe sdi te humbase me fitore virtuale kur e sheh qe ska mundesi te fitoje realisht. Berisha fiton kur mund te humbase dhe superfiton kur mund te fitoje... por keto i ben me ndihmen e Rames gjthm.
Nje proverb afrikan thote: NJE TUFE GOMERESH ME NJE LUAN NE KRYE FITON CDO BETEJE NDAJ NJE TUFE LUANESH QE KANE NJE GOMAR NE KRYE (sa i shkon betejes politike ne Shqiperi keto 7 vjet;-)

Altin - me se fundi e pranon
Altin - me se fundi e pranon qe je gomar dhe me mendje prej gomari qe ke patjeter qe kryegomari te duket si luan. Robert
po me loqe po, se po te jesh

po me loqe po, se po te jesh kunder Rames duhet te jesh me PD s'ekzisto alternativa intelektuale e kritikes se pavarur.. Cte te tem, loqe si ty besojne cdo idiotesi qe u thote kryeka..i i PS

Lexooj lart e poshte komente

Lexooj lart e poshte komente ku njerezit shprehen kaq ngazelleshem per heqjen e imunitetit a thua imuniteti eshte problemi kryesor me te cilin duhet te merret populli, apo lopa se ciles nuk i dihet me rruga. Sa rendesi ka te flasim sot per imunitet kur cdo dite po dalin pazaret e pista te cdo ministri, deputeti te PD???????

Ja u hoq imuniteti, kaq naive jeni??? Vertet besoni se nese kapet nje minister i diktatorit Berisha, do te gjykohet???? Vertete mendoni se kemi gjykata te ndereshme qe te japin denimin e dukur per nje person pa imunitet????

Tashme dihet qe referendum nuk mund te behet sepse nuk e parashikon kushtetuta. Ketu mbyllet muhabeti teknik me te cilin disa ketu po na shprehen se eshte ne demin e Edi Rames.

Ndryshimi midis Berishes dhe Rames eshte qe i pari eshte bajrajtar, shpellar, i dyti eshte politikani modern qe eshte veshtire te kuptohet nga nje pjese e shqiptareve te cilet kane mbetur akoma tek koha e zgjidhjes se cdo gjeje me dhune, me force, me fjalor banal etj etj etj.

Si eshte e mundur qe heqja e

Si eshte e mundur qe heqja e imunitetit kerkohet tani, ne fund te mandatit qeverises e jo ne fillim te tij?!.

Te dy palet, PD e PS thjesht po aktrojne sipas nje skenari te shkruar me kujdes me pare. Te dy palet jane njelloj fajtore per zhvatjen e cdo pasurie kombetare dhe tani me paturpesine me te madhe aktrojne ne kete menyre. Me mire te behet nje referendum per zhdukjen e ketyre partive bija te ish PKSH dhe partickave tjera qe ju vijne rrotull si hienat.

Add new comment