Debat në Gjermani: Duhet t'na përfaqësojë në Olimpiadë e dashura e dikujt me ide naziste?

Postuar në 06 Gusht, 2012 09:23

Në Gjermani ka lindur një debat lidhur me rremtaren olimpike që përfaqëson kombin, Nadja Drygalla (mund ta shihni në foto), e cila është kryqëzuar nga një pjesë e opinionit publik e politik për shkak të një lidhjeje dashurie më një eksponent të partisë naziste në Rostok. Pas bujës në shtyp, Nadja e la Olimpiadën. Ajo ka mohuar të jetë në mbështetje të ideve naziste të të dashurit; ka mohuar gjithashtu të ketë marrë pjesë në veprimtari politike të tij; por nuk ka pranuar ta rrijë më gjatë në Olimpiadë. Edhe sikur të rrinte, me shumë gjasë do ta largonin këto ditë, që ‘sekreti’ ka dalë në shesh.

Pyetja që shtrohet në debatin në fjalë është: Mund ta përfaqësosh Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, nëse i dashuri/e dashura jote është nazist? Opinionet e qëndrimet janë të kundërta. E përditshmja konservatore Frankfurter Allgemeine Zeitung është e idesë (e shprehte në editorialin e saj), se “përsa kohë që s’është provuar se idetë e vozitëses Drygalla janë naziste, ajo nuk mund të ndëshkohet për zgjedhjen që ka bërë në jetën private”. E përditshmja e qendrës së majtë Süddeutsche Zeitung fokusohet tek faji i zyrtarëve: “Nadja Drygalla është larguar nga policia për shkak të këtij fakti. Dhe është e çuditshme se si Drygalla ia ka dalë të kalojë filtrin e ministrisë dhe të shërbimeve sekrete në këtë rast, dhe të marrë akreditimin për në Olimpiadë (sipas kësaj gazete, të gjithë ata që përfaqësojnë Gjermaninë në një veprimtari të tillë, përfshirë dhe gazetarët, marrin ok-in e shërbimeve sekrete e të strukturave të tjera)?”. E përditshmja e majtë Berliner Zeitung njeh delikatesën e rastit (“nuk duhet të ketë vend në sport për ata që i ndajnë njerëzit në të mirë e në të këqinj mbi bazën e ngjyrës, racës, kombësisë, fesë, etj, por pikërisht mbi këtë bazë nuk duhet t’i vërsulemi kësaj ‘nazisteje’ të supozuar”, thuhet në thelb në editorialin e saj), por kritikon strukturat e drejtimit të sportit që nuk e kanë trajtuar si problem. Etj., etj.

E.G.

Comments

Submitted by Vrana Konti (not verified) on

Ah mor te mjere, nuk e kuptoni lojen e çifuteve? Jeni per tu qare, sidomos ju liberalet e felliqur qe beni pre me pak.

Submitted by Muslimani (not verified) on

Pse qa t'kan faj cifutet? Ky asht nji problem i gjermanve. Drygalla jo vetem qe e ka burrin ne rredhin e racistave, por edhe kja vet nuk asht e distancueme prej ketyne njerzve. Kjo debat per njerzit ne Balkan e ne Shqipni doket ndoshta e teprume, masi qe ne Balkan dhe ashtu te shqiptaret racizmi dhe tjera diskriminime nuk jan aq "tragjike" si ne Gjermani

Submitted by Bard (not verified) on

Ok, e dashura e nje nazisti nuk duhet te marre pjese ne olimpiade, po çuni i tezes lejohet? Po qeni i tij? Po ç'i keni keto komente pash zotin!

Submitted by Anonim (not verified) on

Cuni i tezes nuk zgjidhet. I dashuri po. Vetem nje felliqesire do binte ne dashuri me nje plehre qe enderron te vrase imigrantin qe i shet fruta-perimet tek dyqani i lagjes. Pyet ndonje shqiptar Gjermanie cfare pervoje  ka me neo-nazistet dhe te siguroj se do besh komente me te mencura heren tjeter.

Submitted by Bard (not verified) on

Dmth nazistet nuk paskan te drejte per te pasur dashnore? Po dashnorja atlete, nuk ka te drejte te pallohet me nje nazist, pa marre parasysh nese i dashuri lexon Mein Kampf? Po ti personalisht, do e refuzoje nje femer te bukur vetem se ajo mban ne çante librin e kuq te Maos apo manualin e Che Guevares? Ej, thirrini menjes or milet, se dynjaja nuk funksionon keshtu, nuk duhet te funksionoje keshtu, shyqyr qe s'funksionon keshtu.

Sa per urrejtjen e nazisteve, une mendoj se me e forte eshte ajo e shqiptareve mes njeri-tjetrit( mjafton te lexosh komentin me poshte) sesa e nazisteve per te huajt. Une kam jetuar nje vit atje ne zonen me dendesine me te madhe te skinheads-ave( Sachsen Anhalt ne lindje te Gjermanise), dhe te siguroj qe ata nuk jane aspak me reaksionare sesa jane shqiptaret ndaj kosovareve, tironsat ndaj tropojaneve, demokratet ndaj socialisteve, komunistet ndaj ballisteve etj.etj.etj. Cdo shtet ka urrejtesit e vet, dhe Gjermania nuk ben perjashtim, as dallim per keq. Mjafton te marresh parasysh qe atje jetojne nja 4 milione e ca turq dhe perbejne nje lob mjaft te fuqishem atje, per te kuptuar qe nazizmi eshte nje ceshtje e mbyllur ne Gjermani, dhe perdoret nga vendet e popujt e tjere vetem per te projektuar te keqen e vet.

Submitted by Anonim (not verified) on

Edhe pedofile ka ne cdo vend. Kjo nuk do te thote se pedofilia eshte sjellje e pranueshme. Eshte shume i thjeshte muhabeti. Nje raciste nuk mund te perfaqesoje nje vend ku jetojne e paguajne  taksat me miliona njerez me origjine te huaj. Mos bej krahasime me Shqiperine se evropianet nuk po mundohen te importojne standartet shqiptare te te berit te gjerave.

Submitted by loni (not verified) on

A mendoni qe do te vije ndonje dite qe ne shqiptaret te ndjehemi ne turp nga tropojanet, dibranet, skraparllinjte e labet e Vlores? Apo eshte shume te krahasojme demin e tyre ndaj Shqiperise me ate te nazisteve ndaj Gjermanise?

Submitted by Anonim (not verified) on

Paske renditur trecerekun e Shqiperise. Ti vete duhet te jesh nga Momli legjendar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.