Vehbiu: Duhet të habitemi që një sportist yni konkuron për një komb tjetër?

Postuar në 06 Gusht, 2012 07:52

Donald Suxho (në foto) e Kosovare Asllani janë dy shqiptarë që konkurojnë në këtë olimpiadë për ngjyrat e flamujt e kombeve të tjerë. Suxho luan me kombëtaren amerikane të Volejbollit, dhe Asllani për kombëtaren e futbollit suedez (femra). Nuk para janë dëgjuar anatema në adresë të tyre. Ndoshta edhe ngaqë kombet, për të cilat ata luajnë, janë disi të largët e nuk provokojnë histerira nacionaliste. Por herë të tjera ka ndodhur që të ngrihen histerira të tilla. E lidhur me këto histerira e thotë të vetën dhe Ardian Vehbiu në një paragraf të shkrimit të tij me titull “Politika fiton medaljen e kashtës”:

“Ende gjen njerëz, sidomos psikopatë të forumeve online, që shqetësohen kur dëgjojnë se ndonjë sportist shqiptar i talentuar ka vendosur të konkurrojë për një shtet tjetër; fluturojnë, me këtë rast, akuzat për mungesë patriotizmi, shitje për 30 aspra, mosmirënjohje dhe gjepura të tjera tashmë të mirënjohura. Në fakt, çfarë duhet të na habitë, është që ka sportistë të talentuar të cilët, megjithë indiferencën madje kafshërinë institucionale, ende ngulin këmbë të përfaqësojnë flamurin shqiptar – të njëjtin flamur që sponsorizuesit e tyre, qoftë publikë qoftë privatë, e kanë përdhosur me sjelljet, argalisjet dhe pisllëqet e tyre. Janë pikërisht këta sportistë, që po ua japin pushtetarëve tanë alibitë e nevojshme, për t’u hequr si mecenatë të sporteve dhe tedoforë të pishtarit olimpik shqiptar.”

Shkrimi i Vehbiut, në fakt, nuk ka në fokus (vetëm) këtë argument; ai ka në fokus nivelin e sportit shqiptar e përfaqësimin e dobët të Shqipërisë në veprimtari të tilla si Olimpiada e Londrës, e në këtë kuptim, ai ecën në të njëjtët binarë me Preç Zogajn në shkrimin tjetër, linkun e të cilit mund ta gjeni në shënimin tonë të ditës së sotme me titull “Preç Zogaj: Garat sportive që na nxjerrin të palarat dhe politika që s’pranon garë”. Ndërsa artikullin e Vehbiut mund ta gjeni të plotë në blogun e tij Peizazhe të Fjalës: http://xhaxhai.wordpress.com/2012/08/05/politika-fiton-medaljen-e-kashtes/

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Çka ke arritur ti Vehbiu? Kur u kërkon të tjerëve na trego ti ç'ke arritur? Cila kombëtare do të të mirrte ty? Snob dhe kritikues për çdo gjë- ky je ti. Dhe po ti psikopati!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Po te kishin qene keto dy sportista ne trojet shqiptare, ato do te kishin mbete shqiptar si te gjithe te tjeret.

Jane shtetet qe perfaqesojne ato ne Olimpiade, ato qe shpenzuen per ti pregatite. Jane ato shtete qe u perket sportisti. Shqiptaret nuk mund te ecin perpara me mentalitet alaturka. Me gjithe ate shqiptaret jane te lire te zgjedhin vete menyren e jetes se vet, por do te mbesin mbrapa atyre qe ecin me mentalitet europian dhe atyre do tu sherbejne gjithnji e per gjithçka.

Submitted by Anonim (not verified) on

Mentaliteti i Ardian Vehbiut eshte allaturka. Mentaliteti evropian nuk lejon sharje, shfryrje, negativizem, por obligon anagazhim, fjale sa me pak dhe pozitivizem. Vehbiu di vetem te kritikoje dhe nuk ka bere nje pune te mire vete.

Submitted by Amy (not verified) on

Shume sakte; asgje nuk mund t'i shtohet kesaj qe afirmon Vehbiu.

p.s Ore, po edhe ketu te res publica kane zene vend keta lloj komentuesish??!! Shkoni more ne faqet qe ju perfaqesojne mentalitetin.

Mos u merni me Vehbiun juve, se edhe t'ja lexoni vepren, nuk keni kapacitetin e nevojshem te kuptoni gje. Ai eshte nje personalitet o te mjere, ju jeni thjesht disa anonime injorante qe asgje s'keni bere ne kete jete.

Submitted by Anonim (not verified) on

Amy ne edhe mund te mos kemi bere gje ne jete, por ne nuk shesim ders si Vehbiu. Vehbiu si Chuck Norris di gjithcka, eshte kudo, jep ligjerate per cdo gje. Ne sepakut s'flasim. Po ai duke folur shume na ka kontaminuar ambientin tone dhe ne po reagojme xhanem. Do na marrish te drejten te themi se nuk duam te lexojme brockullat e Vehbiut?!

Submitted by Gjon (not verified) on

Amy,

nuk te njoh e nuk me njeh dhe kjo nuk me jep te drejten te te gjykoj dh as te me gjykosh ne nivel personal, persa i perket Vehbiut ne kete blog ai ka shfaqur shpeshhere arrogance dhe nuk me duket aspak nje njeri qe mund te perkufizohet si  "personalitet".

Problemi i Vehbiut eshte se ai nuk mund te zhvishet nga manifestimi i mendjemadhesise dhe i percmimit kundrejt atyre qe e mendojne ndryshe nga ai, apo c'eshte me keq, qe kane kurajon ta kritikojne. Ai deshiron te shfaqet si nje intelektual asnjanes por gjithmone perfundon duke kritikuar vetem njeren ane politike duke marre si pretekst cfaredo lloj argumenti.

Ne te gjithe karrieren time universitare kam takuar profesore e njerez te kultures ne te cilet spikaste thjeshtesia dhe nje menyre komunikimi miqesore e kostruktive pa ate tendencen qe ka Vehbiu te Un-it (me "u" te madhe), ndoshta gaboj, por per mua Vehbiu nuk eshte aspak demokratik ne komunikimin me te tjeret.

Nese ti je admiruese e Vehbiut kjo nuk te jep te drejte te fyesh te tjeret ne kete blog,  jo te gjithe e kane ves te rrahin gjoksin e te shpalosin arritjet e tyre e kjo nuk eshte vetem pune "mentaliteti" .

Submitted by quameni dhe mua (not verified) on

Gjon & Anonim,

juve nuk mund tu pelqeje pikeveshtrimi i Vehbiut por nuk keni asnje te drejte ta sulmoni ate ashtu sic eshte bere rregullisht ketu tek Respublika. Cuditem qe prekeni ne seder per fyerjen e Amy-t dhe nuk u dridhet qerpiku te rradhisni lloj lloj fyerjesh ad hominem ndaj autorit. Anonim, ve re qe i bie po te njejtit thumb ne cdo shkrim te Vehbiut dhe vertete je bere i padurushem. Vehbiu ben cben ty buken e gojes nuk po ta heq pasi nuk po mbahet nga taksapaguesit kshq nuk u ka asnje borxh tu shkoj per mideje. Mjaft me keto shpifje dhe tregohuni te denje per kete mejdan. Vehbiu e ka treguar veten se kush eshte qe gjithe keto vite. Po ju kush jeni? Me kete kulture qe tregoni lart e poshte them se nuk meritoni as 1 sekonde vemendje dhe per me teper u duhet kerkuar demshperblim per pacavuret qe villni e na helmojne.

Submitted by Anonim (not verified) on

Uf, uf, uf sa qenkeni matufë ju...Vehbiu kur publikon në faqen e tij nuk më çahet të shkoj dhe ta lexoj, por zotrote këtu në ResPblica dua të lexoj gjëra serioze. Kjo është hapësirë publike dhe nuk dua talljen e Vehbiut. E lexoj me ëndje Muçin, lexoj me ëndje Zhejin, lexoj me ëndje plot të tjerë, por shpifjet e Vehbiut nuk i mba më as samari i gomarit. Mjaft me këtë persona krejt mesatar. Nuk po e sulmon njeri Ardianin, por nuk po mund i durojmë shkrimet e tij që janë krejt kot sa që nevojisin edhe avoketër si puna juaj. Aman le të shkruaj në faqen e tij, atje ku i ka nje 12 lexues, por Res Publica siç e thotë edhe emri i blogut le të jetë për pena serioze.

Submitted by J. (not verified) on

Keni DETYRIM moral ju të Respublica-s që këto komente degraduese të kafshëve që sillen këtej rrotull, t'i fshini.

Ndryshe pse e sillni autorin? Që ta shajnë falas?

Submitted by Rajmonda (not verified) on

J. me momentin që quani njerëz që nuk i njihni kafshë tregoni se ju jeni kafsha.

Submitted by Gjon (not verified) on

quameni dhe mua,

Mos ngaterroni sulmet personale me kritiken. Ne rastin tim, a mund te me thoni ku e paskam sulmuar,  fyer apo shpifur mbi Vehbiun?

Hakerrimet e Vehbiut  ndaj atyre qe perkufizon "fshatare, te trashe, kafshe" etj me kujtojne mbeturinat e nje mentaliteti vetero komunist te diktatures  se Hoxhes.

Persa i perket sulmeve personale apo ad hominem keto jane pjese e cdo blogu dhe nuk i drejtohen ekskluzivisht vetem Vehbiut por madje edhe te zotit te ketij blogu,  ndersa ne rastin e Amy-it, ashtu sic ajo e ndjen te drejten te fyej kuturu ashtu edhe une kam te drejte ti pergjigjem.

Per dy fjalite e fundit te avokatures tende ndaj Vehbiut po te them se eshte pikerisht mendjemadhesia ajo qe nuk ju lejon te shihni me larg se vetja. Ne bote nuk ekzistoni vetem ju, mblidheni mendjen. Clirohuni nga sindroma e kultit te individit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.