Beppe Grillo: Prit kur të fusin dhe cinglat e tavllën si lojra olimpike!

Olimpiadat janë festivale e festa të bukura të sportit. Apo jo? “Jo”, thotë Beppe Grillo, një politikan rishtar italian që shpesh i përvishet mirë sistemit dhe rendit të gjërave, të cilat i sheh respektivisht të sëmurë e të gabuar. Ish-komiku i famshëm italian, të cilit po i rriten në mënyrë eksponenciale aksionet në politikë, sot kish bërë një numër qortimesh në blogun e vet mbi olimpiadën e Londrës që, sipas tij, është triumf i nacionalizmit dhe i multinacionaleve, dhe jo i atletëve. Grillo sheh tek kjo olimpiadë “shpirtin e Olimpias nën logon e Coca-cola-s, që deklasohet nga futbollistë, tenistë, basketbollistë që fitojnë shifra marramendëse”, dhe ia shpif fakti që të gjitha mjetet e informacionit janë të fokusuara tek kjo ngjarje. Ai s’kapërdin dot as laryshinë e stisur të sporteve olimpike, dhe bën ironi duke thënë se “prit kur të fusin si lojra olimpike dhe tavllën, cinglat apo garën e parkimit duke ecur mbrapsht” (“Keni parë ju? Një medalje bronxi në vollejbollin e rërës shndërrohet në një motiv krenaie kombëtare”, thotë i skandalizuar).
Re.Pu.
Comments
Beppe Grillo nji palaçio. Te

Beppe Grillo nji palaçio. Te kritikosh asht gjaja ma e kollajt. Te zgjidhish problemet, kjo asht e veshtire.

Po me palaço se ty nuk gjen

Po me palaço se ty nuk gjen ne Shqiperi, Itali e Bote more malok i shitur per dy euro tek Qisha!

Beppe Grillo dhe Levizja 5 Yjet eshte e ardhmja e Italise, eshte ajo force e perbere nga te rinj qe jane te indinjuar nga politika e sotme e Berluskoneve, Fineve, Bosave, Andreotave dhe Kazinave qe e ka çuar Italine buze falimentimit! Eshte politika e vjeter e demokristianeve vatiqënistë, e socialisteve kraksiste, e se majtes se korruptuar dhe pasive si dhe te djathtes se urryer qe ka shkaterruar financat italiane.

Levizja 5 Yjet do te shperbeje Marrevshjen me Vatinanin te njohur si "CONCORDATO", fale se ciles ky shtet mafioz perfiton ne kurriz te taksapaguesve te thjeshte italiane, me shume se 4 miliarde €uro çdo vit, veç favoreve te shumta ne aspekte te tjera, si p.sh. mospagesa e takses mbi pasurine e patundshme, mospagesa e taksave te tjera, mbajtja nen pagese e prifterinjve nga ana e shtetit italian, futja ne tregun italian e mallrave qe ishpetojne Takse se Vleres se Shtuar(I.V.A.) e shume e shume privilegje te tjera qe kur t'i humbe, do t'i djege b*tha shume Vatiqënit!

Levizja 5 Yjet gradualisht por me shpejtesi, po behet forca e pare politike ne Itali, sepse kerkon rithemelimin e politikes italiane, nxjerrjen jashte prej saj te te gjithe elementeve te tanishem, denimin e tyre te menjehershem ne nje proces te drejte e publik, futjen ne politike te te rinjve te pakorruptuar, shperberjen e Urdherit te Gazetareve dhe heqjen e subvencioneve shteterore per shtypin dhe mjetet audiovizive te komunikacionit, legalizimin total te drogave, krijimin e nje mentaliteti te ri sipas te cilit i vetmi kriter qe vlen per t'u futur ne administrate, eshte MERITOKRACIA!

Ja perse kjo levizje qellimisht po lihet ne harrese nga mjetet e informacionit, sepse le shume maskarenj e b*thelepires(si puna jote dhe e padroneve te tu me)pa "pune"!

Tedeskar, u rrite u poqe po

Tedeskar, u rrite u poqe po prape ngele k*qe! Dy fjale shqip do t'i mesosh nje dite o mavri?

Ku duan te merren me politike

Ku duan te merren me politike edhe kluonet.

A nuk mjaftojne politikanet kluone?

Nese Grillo eshte klloun,

Nese Grillo eshte klloun, politikanet e sotshem italiane jane superklloune, me diferencen e stermadhe qe ndersa Beppe Grillo ben shaka dialektike te goditura(eshte njeri inteligjent si pak te tjere), maskarenjte e politikes italiane, prej dekadash tashme, po tallen me xhepat e italianeve qe i kane zbrazur si mos me keq aq sa 45% te italianeve me fitimin e paket nuk kapin dot mezin e muajit! Ne kembim, parate qe iu jane rjepur njerezve te thjeshte italiane, dergjen sot ne bankat me te fuqishme zvicerane nen emrat e krimineleve te djathte, te majte apo te qendres siç jane vemjet demokristiane.

Tani pa me thuaj: KUSH ESHTE KLLOUNI I VERTETE KETU, GRILLO APO NJE KOKELESH SI TI QE PA NJOHUR AS POLITIKEN, AS NJEREZIT E DERI AS SHQIPEN, ZHGARRAVIT FAQET E INTERNETIT GRATIS?

Sa indinjorant qenke o

Sa indinjorant qenke o Pjerdhin?!?!?!?! Kluone.... ha ha ha!!!! Medalje k-ari nder komentuesit e respublikes!

Sa indinjorant qenke o

Sa indinjorant qenke o Pjerdhin?!?!?!?! Kluone.... ha ha ha!!!! Medalje k-ari nder komentuesit e respublikes!

Kluone? apo Klounë or peshk

Kluone? apo Klounë or peshk

Add new comment