Europa e Bashkuar do ish një superfuqi edhe në planin sportiv

Olimpiada është garë midis atletësh, por është edhe garë midis kombesh. Çdo medalje e artë shoqërohet me një festë kombëtare në vendin, prej nga ka origjinën atleti fitues. Kjo festë është më e madhe në rastet kur medalja merret në një sport popullor, apo në gara tradicionale.
Janë SHBA-të ato që kanë dominuar gjithëherën olimpiadat me medaljet e fituara, por kohët e fundit është dhe Kina që po e rivalizon fort superfuqinë amerikane. Ndërsa vendet europaine konkurojnë secila për hesap të vet. Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, etj, prezantohen denjësisht në olimpiada, por emri e fama e tyre eklipsohet nga SHBA-të e Kina. E në këtë pikë disa partizanë të Europës së Bashkuar kanë gjetur një arsye më tepër se pse do duhej të ekzistonte, e të inkurajohej si projekt e si proces, kjo Europë. Kështu, në numër medaljesh nëpër Olimpiada, e në planin sportiv në përgjithësi, do liheshin pas SHBA-të, Kina e gjithë të tjerët; Europa do kish medalje tri herë më shumë se të dy fuqitë e mëdha të sportit; edhe vetëm vendet e monedhës Euro do mjaftonin për të lënë pas mbretërit e sotëm të sportit (shihni tabelën e marrë nga Il Corriere della Sera, në foton që shoqëron këtë shënim, ku janë llogaritur medaljet e marra deri më sot në Olimpiadën e Londrës).
E.G.
Comments
Po vendet myslimane, qe se
<p>Po vendet myslimane, qe se bashku ne bote bajne nji popullsi prej nji miljard e treqindmij veta, pse diskriminohen e nuk u jepen medalje ?! </p>
Add new comment