Mund të përfshihet në një histori si kjo një kryetare Kuvendi?

Gazetari Arben Muka, i njohur edhe si korrespodent i radios Deutsche Welle në Tiranë, duket i skandalizuar nga një veprim i ditëve të fundit i Jozefina Topallit. Në një shkrim me titull “Topalli dhe mamografia te privati”, mes të tjerash ai shkruan:
“...Ajo që kam parë ditën e martë më ka befasuar. Në fillim në ekranet e televizioneve dhe më pas në faqen elektronike të Parlamentit kam parë zonjën Jozefina Topalli me foto, shoqëruar dhe me tekst të hollësishëm, që e tregonte duke shpërndarë kupona për shërbimin falas të Mamografisë dhe Paptestit në një... spital privat të huaj në periferi të Tiranës. Gjithnjë sipas lajmit që shpërndahet online nga Parlamenti, znj. Topalli duke patur si sfond një banner të madh ku reklamohej spitali i huaj privat u ka shpërndarë atyre “kuponin për diagnostifikimin falas të Mamografisë dhe Paptestit”....
Shkrua më pas pas Muka: “...Më duket i pavend akti i orientimit të pacienteve gra për tek privati. Rrjeti i spitaleve jopublike (duke përfshirë dhe spitalin që ka bashkëpunuar me Kryetaren e Parlamentit) në të gjitha profilet e shërbimit që ofron ka një sistem dinamik të promocionit, për të cilin shpenzon fonde me qëllimin e vetëm për të patur sa më shumë pacientë në ambientet e tyre. Kjo ecën sipas logjikës se ekonomisë e tregut dhe nuk ka vend për kundërshti. Por ama pjesë e sistemit promocional nuk mund të bëhet një Kryetare e Parlamentit. Cili është efekti afatgjatë i një fushate ndërgjegjësimi, ku në qendër është Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë? Të ndajë kupona për një spital privat, apo të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të sektorit publik shëndetësor?
Në fund Muka hamendëson nëse veprimi i Topallit cytet edhe nga fakti që “në këtë mandat, sektorin publik shëndetësor e menaxhon një parti anëtare e koalicionit qeveritar, që nuk para gëzon ndonjë simpati të veçantë nga znj. Topalli...?”
A.N.
Comments
sinqerisht mendoni se Jozit i

sinqerisht mendoni se Jozit i plas per grate. Ajo sdo tia dije. Kjo eshte e gjitha propagande. Ajo ka gjetur nje teme qe te beje impresion duke shfrytezuar hallet e njerezve ne nevoje. Ato te shkreta qe kane kancer mjafton shkoni ke Onkologjiku dhe shikojini ne cfare kushtesh jane dhe e kuptoni "shqetesiin" e Jozit.

Eshte spital per BIBAT

Eshte spital per BIBAT prandaj i takon Topillit qe te beje reklame...

Me gjithe mend me duket i

Me gjithe mend me duket i pakuptim skandalizimi i gazetarit Arben Muka. Kryetarja e parlamentit po shperndante kupona falas per diagnostifikim semundjesh gjiri tek grate. Cfare promovimi po i ben spitalit privat ajo kur pacientet nuk do te paguajne asnje cent per testet? Dhe pse kjo qenka "konkurrence" per spitalet shteterore? Ka mundesi te ma shpjegoje ndonje nga keta "te surprizuarit." Perseri qe mos humbasim fillin, nuk behet fjale per pagesa - sherbimi eshte falas. Dhe se fundi, c'eshte gjithe ky hostilitet ndaj institucioneve private? Kaq te kenaqur qenkeni me sherbimet qe u ofrojne institucionet shteterore? Pikenisja e kesaj copeze me duket thjesht te kundervihemi me cdo lloj menyre kryetares, se logjike s'ka fare. Po hic ama.

Dakord me Ilirjanin. Pse mbas
Dakord me Ilirjanin. Pse mbas cdo veprimi te politikaneve duhet te shohim patjeter interesa? Nese spitali privat ofon teste falas per grate, duhet pershendetur, edhe nga kryetarja e Kuvendit. Pastaj kush tha qe shteti eshte vetem per publikun? Privati i kujt i eshte? A paguan taksa ne po kete shtet? Zj Topalli mund te kete plot kusure te tjera po ta sulmosh edhe ne kete rast, eshte e tepert.
Ju gazetaret shqiptare nuk

Ju gazetaret shqiptare nuk keni skrupuj. Pse edhe per kete e kritikoni JT.

Eshte nje gje te besh gazetari opozitare, dhe tjeter te mos kesh as standardet me minimale per nje gazetar.

mos e egzagjero kaq shume o

mos e egzagjero kaq shume o zotni, leri standartet per ata qe i njohin, se nuk jane pune diletantesh

e c'rendesi ka se do paguash

e c'rendesi ka se do paguash apo jo, c'pune ka Topalli te beje si "VAJZE PROMOCIONI", po te doje te beje pune, te gjeje investime per spitalet shteterore.

Add new comment